Pas shumë finance krijuese rikthehemi në të kaluarën.
Gazetari: Ndërhyrjet në Ballkan në këto vitet e fundit kanë qënë me të vërtet të ngatërruara për sytë e perëndimit, atëherë, çfarë ka ndodhur në të vërtetë?Përgjigje: Besoj se perëndimorët nuk kanë kuptuar akoma çfarë ka ndodhur në Ballkan, e nëse një ditë do e kuptojnë, politikanët nuk do kenë rrugë shpëtimi. Mendjet shumë të rafinuara kanë orkestruar e më pas kanë realizuar një grabitje të vërtetë me armë në duar, kanë ngacmuar etnitë, duke stimuluar gjenocide e masakra për të realizuar mashtrimet kolosale.
Gazetari: Vendet ballkanike kanë cilësi të posaçme që i bëjnë ato një “territor” ideal për përplasje?
Përgjigje: Ballkani nuk ka një populI të vetëm, ai përbëhet nga sëri racash e etnish që kanë bashkëjetuar për shumë vite duke rigjetur një zgjidhje provizore, një ekuilibër mjaft delikat, i cili nuk duhej shpërbërë nga asnjë shkaktar i jashtëm, pasi brënda tyre duhej bërë ristaurimi i ballkanizimit. Sigurisht mendjet e rafinuara e dinin këtë e kanë luajtur aq pisët sa varja nuk do mjaftonte për t`iu qetësuar shpirtin e tyre. Nga ana tjetër rregjimi komunist nuk kishte gjetur një ekuilibër, ishte forca e gjërave që i kishte shtyrë të bashkëjetonin me kalimin e kohës. Askush nuk i kishte thënë se duke shkuar në Europë fiton një llotari, bëhesh menaxher, përvetëson femra e pasuri.Kur Fondi Monetar ka filluar të konçedojë financimet njërës palë e jo tjetrës, janë krijuar dallimet e ndryshimet që ngacmonin vëllanë kundra vëllasë.
Gazetari: Pas rrëzimit të rregjimit komunist nevojiteshin paratë për rindërtimin e vendit, e kështu ka ndërhyrë FMN?
Përgjigje: Le të themi se kjo organizatë ka lindur nga qëllime fisnike, por me kohë lobet e kanë poseduar. Aktualisht përdorin metoda të llogaritura që para dhënies së një kredie, vendosin kushte që nuk janë të privuara nga pasoja mbi përbërjen shoqërore. E kështu japin borxhe duke i detyruar qeveritë të vendosin ligje liberiste, ose të përjashtojnë asistencat sociale, duke trazuar kështu shpirtin e njërezve. Për mospranimet e qeverisë përgjigjen me organizatat ndërkombëtare për paqen e kooperimin, siç është Transparency International, që dënoncojnë korrupsionin e nxisin privatizimet. Askush s`e dinte që në 1991 FMN i dha borxh Jugosllavisë, duke pretenduar heqjen e asistencës sociale për Kroacinë e Slloveninë, jo rastësisht dy Shtetet qënë të parat që u bënë të pavarura. FMN duhet akuzuar për Etnocid. Të gjithë e kanë ushqyer atë luftë, e vazhdojnë t`a bëjnë akoma sot: Sarajeva ka akuzuar Federatën Serbo Malazeze për gjenocid, e pretendon një dëmshpërblim e një dënim për serbët e Bosnjes. Ky lloj proçesi është krejtësisht i instrumentalizuar nga Perëndimi. E nga kaosi përfitojnë lobet financiare e bankare, e vetëm ato fitojnë nga konfuzioni, duke i lënë pak e aspak politikanëve të vegjël, të cilëve u japin një makinë, një sekretare, e një celular të bukur e një orë. Multinacionalët e bankat e mëdha për biznesin privatizojnë, blejnë pasurinë e një kombi të tërë me vetë paranë që çdo qytetar posedon nëpër banka. Financojnë akuistimet e tyre me materialin në gjëndje e më paratë në kasë të ndërmarrjeve më të forta, më pas shpërbëjnë kapitalin duke e shitur atë 10 herë më shumë. Do mbërrijë pranimi për të hyrë në Europë vetëm atëherë kur të kenë shitur çdo gjë.
Gazetari: Çfarë po ndodh tani në Republikën Srpska? Përgjigje: Askush nuk e njeh historinë e Srpska, të gjithë kanë dëgjuar të flitet nga kroatët e boshnjakët e askush nuk e ka kuptuar çfarë është. Brenda Bosnjës jetojnë myslimanët që Tito i pat njohur si popull, serbët e Bosnjes që u njihet Rep. Srpska, që do të thotë pikërisht republika e serbëve, e pastaj Herzegovina që do të thotë kroatët. Myslimanët e kroatët janë bashkuar pas luftës, ndërsa serbët janë bashkuar në një komunitet: aktualisht që të tre etnitë janë nën juridiksionin e një administruesi europian që “duhet” të mbajë qëndrim neutral sipas marrëveshjes së Dayton-it. Këto, duke qënë se kanë autonimi administrative e politike, krijojnë një shtet federal të ngjashëm me atë italian, por, kundra çdo tendence europiane, prej vitesh tashmë kërkohet të përqëndrohet fuqia në Sarajeve, vetëm për të krijuar konflikte më të rënda. Admistratorët e funksionarët e posaçëm zëvendësohen, e sejcili thotë vetëm se duhet gërmuar: që prej tetë vitesh gërmojnë e vendosin në skenë proçese për të vazhduar grabitjen e tyre. Populli i serbëve instrumentalizohet sistematikisht, e për këtë arsye un kam zgjedhur të jetoj në një vend me një popull që rrespektoj. Ëndrra ime është që, një ditë shqiptarët, serbët, kroatët, sllovenët maqedonët e myslimanët të bashkohen për të krijuar një gjykatë që të dënojë gjërat e tmerrshme që kanë bërë këto mashtrues. Aktualisht besoj se është shitur çdo gjë, dhe se po akordohen për finalen e madhe, duke vënë në skenë një shfaqje plateale. Duke treguar aq shumë apsurditete, saqë tashmë nuk dinë më se çfarë të thonë: duan të bëjnë një shtet të vetëm, t`i japin pavarësinë Kosovës, e të kthejnë serbët e Srpska në boshnjakë. Çdo gjë është plotësisht kundra kartës së të drejtave të njeriut, pasi serbët janë serbë, e askush nuk ka autoritin për të delegjitimuar të drejtën e egzistencës.
Gazetari: Me këtë ju doni të thoni se bëhet fjalë për Etnocid?Përgjigje: Nëse duam të tregohemi të sinqertë e shumë të qartë, siç më pëlqen të jem, objektivi është vrasja e sa më shumë persona të jetë e mundur për të zvogëluar popullsinë, të imposesojnë tokat për t`i kultivuar ato e të kontrollojnë të gjithë rajonin e Ballkanit, nuk ka tjetër shpjegim. Që prej vitesh unë analizoj, mjafton të mendosh numrin në rritje të vetëvrasjeve në Banja Luka, pasi të rinjtë nuk kanë asnjë shpresë. Fajdeja është fuqia e zbatuar, e ushtruar nga bankat e mëdha në një mënyrë katastrofale pak është të thuash. Ky popull vuan e stresohet nga presioni i bankave e nga kërcënimet e vazhdueshme të falimentimit. E çfarë janë pas kësaj varret masive: Carla del Ponte duhet të vijë këtu tek unë, të dëgjoje rregjistrimet e asaj çfarë thonë drejtorët e bankave. Lërë pastaj çfarë Srebrenice, kjo është një vepër çakalli e bërë pambarimisht në dritën e diellit.
Gazetari: E gjitha kjo u fshihet popujve të Perëndimit? A egzistojnë burime gazetareske të dizinformacionit?
Përgjigje: “Osservatoriobalcani.org” është sjellës i dizinformacionit, e ka treguar këtë me kohë se është një burim i pabesueshëm. Përsa më përket, shoqata jonë, Etleboro OJQ përmban një portal informacioni apartiak e të pavarur. Lajmet tona përpunohen e mblidhen në brendësinë e rrjetit të kontakteve në të cilat bëjnë pjesë studiozë e gazetarë nga vende të ndryshme, por edhe njerëz të zakonshëm të cilëve u japim fjalën.
Gazetari: Çfarë mund të na thoni për “Europën tonë të vjetër”?
Përgjigje: Si mund t`iu shpjegoj europianëve se edhe ato janë shitur, manipuluar nga një sistem mediatik që u ka mbushur kokat me idiotsira. Toka ime e gjorë, Italia, është plaçkitur edhe Ajo, ajo çfarë sot përfaqëson Shtetin nuk është Shteti. Italia është shitur privatëve nëpërmjet Bankës Italia me miratimin e atëhershëm të guvernatorit Carlo Azeglio Ciampi. Kujtoj momentin kur pashë Ciampi-n tek dilte nga pallati me atë monedhë gati sa nuk qante, dëshiroja t`a pyesja nëse po qante ngaqë na kishte shitur apo ngaqë e kishte kuptuar çmendurinë që kishte bërë. Shpresoj që tashmë të jetë penduar, përkundrazi pritet një e ardhme sigurisht e zezë, “një deklinim i pandreqshëm”, falimentimi.
Gazetari: Atëherë për Italinë paraqitet një fat i njëjtë me atë të Argjentinës?
Përgjigje: Në vendin tonë bankat nuk kanë më para e një ditë do ngrihemi të gjithë me tigane nëpër duar në mes të rrugës, e, një revolucionar i ri i paguar gjithmonë nga Baronët, do na bëjë të besojmë në një epokë të re. Europa sigurisht nuk mund të garantojë zgjidhje për Italinë, tashmë nuk egziston më Bashkimi Europian: ka falimentuar që kur Franca e Hollanda kanë djegur referendumin e Kushtetutës Europiane. Të gjithë ato që i kanë kundërshtuar i kanë vrarë. Aldo Moro në kohën e tij kishte parë qartë, ashtu si dhe Craxi, Falcone e Borsellino. Tani nuk mbetet tjetër veç Berlusconit, që mes të tjerash e kam në qejf pasi tregon se ka kuptuar diçka, ndërsa Prodi, ai nuk do shpëtojë Italinë, përkundrazi do e shoqërojë atë drejt një fati pashpëtim. Ne nuk do kemi një tjetër “Argjentinë”, luftrat sot luftohen vetëm për të bërë shfaqje, pasi zhvillohen çdo ditë në një kompiuter: stampojnë karta, i vendosin një numër e krijojnë paranë. Egziston lufta e kredisë, që indebiton vendin për t`a privuar atë nga pasuritë e veta, e çon pastaj në ngritjen e kriminalitetit e të ngaterresave shoqërore, por janë ato që në fund drejtojnë çdo gjë.
Gazetari: Dëshironi të guxoni një parashikim?
Përgjigje: Besoj se Italia sigurisht do i kthehet monetës komplementare përkrah lirës. Është koha që politikanët italianë të fillojnë të studiojnë çfarë është moneta e sistemi ekonomik, pasi janë injoranta. Kriza energjitike do çojë në hiperinflaksion, paraja do jetë copë letre pavlerë, e do nevojitet t`i rikthehemi monetës si mjet shkëmbimi e jo si instrument fuqie.



Operacionet kyçe do të vihen në zbatim ndërmjet 20 e 26 marsit, e do kenë një efekt global në të gjithë botën me probleme politike, financiare e ushtarake. Gjatë javës së tretë të marsit eventet do pësojnë një evolucion kritik, të tërhequr nga një përshpejtim i të gjithë faktorëve që çojnë në një krizë madhore, edhe në mangësi të një ndërhyrjeje ushtarake amerikane apo izraeljane kundra Iranit. Nëse kjo ndërhyrje do zbatohet, mundësitë e një krize janë në maksimum. Nevojitet në fakt, t`i kushtohet vëmendje faktit se, me të vendosur shitësit e naftës të pranojnë euron e jo dollarët, do vrapojnë të gjithë në këmbimin e monetës. Dita e 23 marsit, në një krizë të plotë Federal Reserve nuk do publikojë më bilancin e monetës së hedhur në treg, në mënyrë që të vonojë krizën sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo do të provokojë mosbesimin e përgjithshëm ndaj dollarit, që do shtyjë hidhjen në treg të të mirave të thesarit amerikan të përvetësuar nga investuesit aziatikë. Pritet që nga ngritja e euro-s do çojë në 2007 në një këmbim të dollarit kundrejt euro-s me 1.7, me një ngritje vijuese të naftës deri në 200$ për fuçi. Paradhënia e krizës është diçka shumë komplekse pasi bazohet mbi një bast, por është e nevojshme pasi me të shpërthyer kriza, kaosi e paniku do pengojnë çdo aksion korrigjues të minutës së fundit. Është e qartë jo vetëm që vendimi për të ndaluar ndërhyrjen dhe për të mos monetizuar debinë e jashtme amerikane nuk do merret, por edhe që tashmë e kanë bërë zgjedhjen për t`u “përballur me fatin”, duke injoruar problemet ekonomike e financiare të të gjithë botës.
Ky skenar ka pasur një evolucion shumë të shpejtë pasi Millosevic po u tregonte gjykatësve prova të sakta që do i kishin dhënë pafajësinë, aq sa është e vërtetë se Carle Del Ponte ka bërë një figurë të keqe, që për të mbuluar fajin e saj të gjithë mediat janë bërë të fajshëm. Ata janë vrasësit e parë, pasi duke e përshkruar Millosevic si një kasap, e kanë bërë të dobët para vendimit të opinionit publik. Presidenti Slobodan Milosevic, ka qënë i vetmi president në histori i proçesuar dhe i akuzuar, as gjeneralët gjermanë që bënë holokaustin e miliona hebrenjve. Një numër ky që me ç`shihet po zvoglohet gjithnjë e më shumë, vetëm nëse nuk propozohet një tjetër “Srebrenica”, me një numër viktimash deri edhe superiore e vetë popullsisë. Një president u vra pasi e gjithë zona ballkanike duhet të pësojë një shpërbërje politike e ekonomike. Kosova do marrë përfundimisht pavarësinë. Vojvodina do ndahet nga Serbia e do bashkohet me komshinë, Hungerinë duke u bërë një shtet. Sangjakati do marrë autonomi nga Serbia dhe e famshmja Bosnja do bashkohet, duke fshirë Srpska, e së bashku me të serbët e Bosnjes, që do pësojnë një fat të njëjtë me atë të Kurdëve, me diferencën se do shfarosen shumë më shpejt, duke qene të paktë në numër në një territor më të ngushtë. Mali i Zi do bëhet një zonë e lirë e trafiqeve ndërkombëtare të drogës. Shqipëria në qetësi po lufton kundra lobeve financiare, në fshehtësi po përfundon një akord me rusët, për një dalje në portin e Vlorës të gaz-sjellësit, duke fshirë tutje projektin Ambo. Është një luftë e heshtur: Shqipëria ka mbetur dy muaj pa drita e mijëra ndërmarrje kanë falimentuar. Kjo duhet të bëj të kuptojmë përse askush nuk dëshiron paqen e sigurinë energjitike, përse vendet janë të gjithë në konflikt me njëri-tjetrin. Etnocidi i popullit ballkanas ka qënë, e akoma sot vazhdon të heshtet nga media, që rrijnë në heshtje, tregojnë shpifjet më të mëdha për të qënë bashkëpunëtor të sistemit.
”Djema, kam blerë ca aksione, si thoni a bëj biznes? Këtu të gjithë duken kokosha! "
Kjo është një luftë psikologjike, është sabotage që shtyn të keqen kundra së mirës, është një kontroll mendor. Që sot nesër do ketë ngadalësime, shkurtime në administratën publike, blackout të energjisë elektrike, çrregullime në fluturime e në transporte, e sidomos do asistojmë në atentate me efekte të mëdha në qëndrat tregtare, apo rrëmbime e sekuestrime: e gjithë kjo do çojë në shpërthimin e hakmarrjes së zotërinjve të luftës. 



Gazetari: Përse e keni nisur këtë iniciativë? 


Të instaluara njësoj në të gjitha kolonat përgjatë gjithë stolave.
Të gjithë Maxi Ekranet TV (MSTV) janë të sinkronizuar mes njeri – tjetrit për të transmetuar njëkohësisht të njëjtën sekuencë reklamash, në një det ngjyrash e zërash hipnotizues. 




Pas 1991, Banka Botërore pushtoi e plaçkiti Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtarë e debulon duke e transformuar në një shoqëri debitore për t`a privuar nga dalja në det. Mbërrin në Vend edhe Misioni Alba, që ishte e vetmja ushtri në botë që ka pranuar të hyjë në Shqipëri e paarmatosur, është fuqia katolike që, sëbashku me vizitën e Papës, ka hyrë në riposedimin e tokave që në të kaluarën i përkisnin Vatikanit. Me luftën në Jugosllavi shumë popullsi myslimane kanë mbërritur në Ballkan, e mes këtyre edhe shumë shoqëri tregtare arabe, kuvaitjane e libaneze. Shqipëria në fakt ka një pozicion mjaft strategjik, ka një gji natyral në Portopalermo dhe në Vlorë: mund të jetë qëndra si dhe terminali ndërkombëtarë. 





Posta në lojë është Azia, e po hidhen mbi kockën për t`a shqyer si të çmendur. Në brendësinë e Mesdheut, 60.000 mijë anijet do bëhen 250.000 mijë, e kush do fitojë nga ky biznes kolosal? Në cilët porte do zbarkojnë e cilat shoqëri do fitojnë luftën e vërtetë? E pastaj të gjithë thonë Për të Mirën e Vendit...









