<

23 prill 2006

“Sabotimi” si instrument kontrolli mendor

Eventet apsurde që na rrethojnë na bëjnë shpesh të mendojmë çfarë “është bërë” njeriu e çfarë bota, ndërsa pyetja më e drejtë për të bërë është “ku do të na çojë bota e çfarë do bëhemi”. Kemi hyrë tashmë në një epokë të kohëve të vështira, në të cilën problemet ekonomike e energjitike do i çojnë individët gjithnjë e më tepër drejt shkapetjeve mes qytetërimeve, në një gjëndje lufte të përhershme e të kontrolluar. E gjitha kjo ndërsa ai gjoja kryetar shteti Prodi, flet për të mirën e Vendit, duke e ngritur zërin pasi e ka për vete Bashkimin Europian pasi i kanë besuar pozitën e Presidentit të Komisionit, po të njëjtët që kanë krijuar 3000 komisionet sekrete në të cilat bëjnë pjesë miqtë e tyre këshilltarë e teknikët e njohur. Por kur Papa thotë se forcat e së keqes janë tërbuar fare, sigurisht i referohet National Geografic, që pikërisht gjatë këtyre ditëve ka zbuluar se Jezusi nuk ecte mbi ujë, por mbi akull. Duhet saktësuar se National Geografic është një stacion privat, e që shitet si institucion, por në të vërtetë zbaton një kontroll mendor, pasi dërgon nëpërmjet shërbimeve të saj mijëra mesazhe subliminale, gjë që korrupton shpirtin tonë pasi të gjithë ne bazohemi në të ashtuquajturin Matrix, që është në trurin tonë.

Kjo është një luftë psikologjike, është sabotage që shtyn të keqen kundra së mirës, është një kontroll mendor. Që sot nesër do ketë ngadalësime, shkurtime në administratën publike, blackout të energjisë elektrike, çrregullime në fluturime e në transporte, e sidomos do asistojmë në atentate me efekte të mëdha në qëndrat tregtare, apo rrëmbime e sekuestrime: e gjithë kjo do çojë në shpërthimin e hakmarrjes së zotërinjve të luftës.

E akoma do kemi prishje në sistemet e telekomunicionit, ngadalësi nga kufizimet administrative, turbullime në rrjetin e transportit, difekte fabrikimesh industriale, pezullime masive. Sistemi ekonomik do të paralizohet, do bëhet parazitar e të gjithë fuqitë do reagojnë për sabotimin. Sabotimi është një formë kriminaliteti shumë e çuditshme, kundra së cilës është shumë e vështirë të luftohet, e po të arrijë të përhapet do të jetë shumë e vështirë ristabilizimi i një klime të jetueshme për popujt. Kriza monetare dhe ajo e naftës shpejt do ndjehet, situata ekonomike në Shtetet më të dobëta ashtu si dhe për individet do jetë gjithnjë e më të pasigurta si shkak i humbjes së fuqisë blerëse nga rrogat e tyre e nga falimentimet e firmave, tashmë të katandisura në limitin e varfërisë. Pakënaqësia e përkeqësimi shoqëror do shkatërrojnë ekuilibrin politik të shteteve, tashmë i dobët, pasi turmat do ngrihen në demostrata gjithnjë e më të dhunshme. Kriminaliteti, vetëvrasjet e aktet e vetë çmendurisë do jenë tashmë të shpeshta, një rutinë e përditshme, e do kontribuojnë në krijimin e një ndjesie kaotike e përhumbjeje.

Kriza e Iranit shpejt do gjejë një zgjidhje, bota do shpëtohet së shpejti nga heronj e të gjithë do shpallen si sjellësit e stabilitetit politik. Mahmoud Ahmadinejad do kujtohet nga historia si i pari president i vetëvrarë, një autoplagosës që në çmendurinë më fatale po e çon vendin në luftë duke e zvarritur në gremine edhe ekonominë botërore. Edhe marrëzia e tij vrasëse që ka armatosur raketat kundra Izraelit në një moment të rëndë krize, rihyn paradoksalisht në kuadrin e luftës së përhershme, të sabotimit pa limit. Besoni se është e rastësishme që Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur në vitet e mëparshme qeverinë e tyre, duke e njohur ideolologjine fanatike e fondamentaliste? Qëllimisht është vendosur në krye të një vendi kaq të rëndësishëm, si për burimet e naftës ashtu edhe për pozitën e saj gjeografike, mjaft strategjike pasi të çon drejt Lindjes. Sot, jemi në një situatë në të cilën forcat e së keqes, të cilat Papa me siguri i njeh, duan të na heqin besimin për të vjedhur identitetin tonë. Ndërsa ne shohim të gjitha këto apsurditete, mendimi do i çojë në ambientet islamike, por që në realitet është një kontroll mendor, pas të cilit fshihet proçesi i çkrishtërimit. Objektivi i tyre është të na heqin besim tonë të brendshëm, për t`a hedhur më pas drejt materializmit. Kur flasim për kërkim mendor është e nevojshme të kuptojmë se po flasim për një fushë krejtësisht në duart e strukturave private, siç është Vodafone apo National Geografic, të cilët e kanë fare mirë të qartë atë çfarë po shprehim këtu. Mundohuni të shikoni ku janë traditat tona, rigjeni e kërkoni pambarim origjinën tuaj për të mos humbur brenda materializmit.