Mbi kalimin e Overland
Çdo shtet që ka dalje në Mesdhe në një mënyrë a në një tjetër i duhet të ballafaqohet në skandale e probleme internazionale, në histori të çuditshme e të dyshimta që lënë pas burra Shteti të arrestuar apo të indinjuar, qeveri të shkatërruara, ndërsa multinacionalet e Bankat, u organizojnë banketet. Duhet të bëjë të reflektojmë fakti që Overland me mjetet e saja e aparatet e saja ka kaluar nëpër vija detare e duke prekur etapa të gjitha në udhën e luftës.
Pas 1991, Banka Botërore pushtoi e plaçkiti Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtarë e debulon duke e transformuar në një shoqëri debitore për t`a privuar nga dalja në det. Mbërrin në Vend edhe Misioni Alba, që ishte e vetmja ushtri në botë që ka pranuar të hyjë në Shqipëri e paarmatosur, është fuqia katolike që, sëbashku me vizitën e Papës, ka hyrë në riposedimin e tokave që në të kaluarën i përkisnin Vatikanit. Me luftën në Jugosllavi shumë popullsi myslimane kanë mbërritur në Ballkan, e mes këtyre edhe shumë shoqëri tregtare arabe, kuvaitjane e libaneze. Shqipëria në fakt ka një pozicion mjaft strategjik, ka një gji natyral në Portopalermo dhe në Vlorë: mund të jetë qëndra si dhe terminali ndërkombëtarë.
Të gjitha forcat financiare arabe janë vënë nën akuzën e qeverisë amerikane për terrorizmin si qëllim ndalimin e dikujt të vinte dorë mbi ato porte. Për momentin në Shqipëri ka dy entitete, British Petrolium si dhe Shoqëria Tregtare Naftanxjerrëse italo-rumene. Një marrëveshje me Italinë për privatizimin e “ujit” në një lokalitet të jugut të Shqipërisë po konkludohej tashmë: kjo komune është në fakt shumë e pasur me burime uji, ndërsa popullsia e ndërmarrjet janë të privuara nga një dhunti e tillë. Ndërsa operacioni po arrinte në një përfundim të mbarë, në mënyrë misterioze e të pashpjegueshme, burimi përfundon të gurgullojë, ose të paktën e zvogëlon sasinë e ujit që buronte në mënyrë të atillë që të mos lejonte më nënshkrimin e investimit. Në fakt, kur Presidentët fillojnë të kundërshtojnë, të thonë jo për të gjetur një marrëveshje me rusët, që kërkojnë një dalje në Detin e Mesdheut, Shqipëria mbetet dy muaj pa drita pas një pakti të ulët me Beogradin falë mirëqënies ruse. Qindra biznese të vogla falimentojnë, e ndërsa Media nuk lëviz as gishtin për të denoncuar këtë krim. Përveç kësaj, sa për t`ia shtuar dozat, ambasadorët nxehen shumë pasi kishin mbetur në terr: Presidenti në atë këtë rast u përgjigjet publikisht se ambasada amerikane nuk paguante që prej dy muajsh e gjysëm një faturë të vetme.
Gjatë këtyre muajve shumë të gjatë Shqipëria është praçkitur e zhgënjyer nga ambasadorë, burra Shteti e lajmëtarë të paqes, nga traktate bilaterale prej dy qindarkash, pasi llogaritë e bëra ishin te kalimit unik. Për vite me rradhë multinacionalët e kanë çshtetëruar e kafshuar të gjithë kalimin e tyre, ndërsa Shoqatat si Mjaft e Acac kontrollonin e sulmonin partitë politike që mbronin, me injorancën e tyre, politikën e qeverisë. Ajo çfarë ne sot asistojmë është fryti i një të vërtete të mohuar, të dizinformacionit e të Etnocidit të popujve të tërë.
Serbia është bombarduar dhe Mali i Zi kërkon ndarjen. Në të gjithë këtë, Milo Dukanovic, kryeministri malazez, prej shume kohësh është objekt hetimesh në Bari e në Napoli për trafikun e cigareve nga Mali i Zi drejt Italisë. Kështu që, sa herë që qeveria malazeze del jashtë kufijve detare, Ansa si dhe Gjykata e thërrasin për të rivendosur rregulloren e gjërave.

Bosnja, shpirti i shpirtrave të Ballkanit, është copëtuar më dysh e pastaj në tri pjesë. Kanë ndërtuar kështjella fallsiteti, mes shfarosjes e urrejtjes mes rracave, pasi as serbët e Bosnjes, as Myslimanët duhet të kishin një dalje në det. E kështu kush ka guxuar manovrën e vështirë është dërguar në Hagë nëpërmjet Carla del Ponte -s e Komisarit Europian, që nuk janë tjetër përveç se predikues e shërbëtorë besnikë të bankierëve, ndërsa Transparency International e Eurfor monitorojnë e kontrollojnë. Çuditërisht çdo herë që këta roje të Baronëve Hajdutër bëjnë një blic gjejnë njëqindmijë euro nën dyshekun e politikanëve.
Kroacia ndodhet në po të njëjtën situatë, pasi është nën shahun e Carla del Pontes, që kërcënon se do ngrejë pluhurin e urrejtjeve të lashta etnike, duke iu kthyer kështu Serbëve paratë e 12 viteve më parë si dhe tokat nga të cilat janë dëbuar, sigurisht mbasi Vatikani te ketë rimarrë të tijat.
Kanë kartat e dokumentat, kështu mund të manipulojnë të vërtetën për të shantazhuar e për të mbajtur në grusht Shtetet sovrane e që sovrane nuk janë më, popujt e tyre janë spostuar dhe etnitë janë shpërndarë duke krijuar një kaos e duke ushqyer konflikte etnike. Vatikani, me rastin e konfliktit në Ballkan, nuk u vu në anën e krishterëve orthodhoks, por në të myslimanëve, duke i dhënë jetë Bosnje Hercegovinës, që do të thotë Kroaci e Bosnje. Një zgjidhje që nuk ka fare të bëjë me takimin ekumenik, për të cilin flitet shumë, e mbase për këtë ka ardh kaq shpejt Shkëlqësia Wojtyla për të evituar një hetim të tepërt mbi postin e tij. Nga intereset e tija imobiljare e spekulluese, me ndërhyrje të thella në sistemin bankare e deri dhe në një pjesmarrje në Kazinon e Montekarlos, Vatikani ngjan më tepër me një Holding sesa me një institucion fetar.
Sipas një proverbi të lashtë, i cili thotë, nëse “asgjësoni të shënjtit e hapni burgjet, do shikoni se do mbretërojë paqja ”; në fund të fundit e thotë edhe Bibla se besimtarët e vërtetë janë ato që jetojnë si vëllezër e motra, ndërsa të tjerët janë mashtrues. Duke vazhduar udhëtimin tonë në linjën e Overland, takojmë Greqinë, e cila m.gj.th. bën pjesë në Komunitetin Europian, mban akoma një deklaratë lufte kundra Shqipërisë. Grekët në fakt kanë përvetësuar tokat e Çamëve shqipëtarë, një etni kjo shumë e vogël që prej kohësh po e denoncon këtë vjedhje. Me çfarë shihet Greqia përveç fitimin e Kampionatit Europian të futbollit, e të qënurit qendër e olimpiadave, është edhe diçka tjetër. Këto kohët e fundit qeveria greke është goditur nga një skandal i madh, pasi të gjithë ministrat dëgjoheshin nga Vodafone, përfshi këtu edhe shërbimet sekrete: merreni me mend, deri dhe tekniku është vetvrarë para se të shpërndahej lajmi. Në fund, jo të gjithë e dinë se egziston një kontrast i qartë e i rëndë mes Istrias e Italisë, që në këtë moment po jep “nën banak” nënshtetësinë të gjithë istrianëve.
Në këtë epokë të paharrueshme anglezët, nëpërmjet National Geografic, rrjeti më i famshëm i mesazheve subliminale, po thonë se Jezusi nuk ecte mbi ujë, po ecte mbi akull.
E akoma, pas pyetjeve e përgjigjeve me Prodin e arrestimit të Provenzanos, Berlusconi ndërhyn e thotë se shumë skeda të vlefshme kanë përfunduar në plehra: ja tek fillojnë kundërshtimet e intrigat e mashtrimet.