<

04 prill 2006

Mediat e korruptuara

Çfarë po ndodh në Iran??

“Po përgatitet një luftë bërthamore” është përgjigjia që mund të japi një dëgjues i mesëm, ndërsa ndjek i shkujdesur lajmet. Mediat më të përhapura prej ca muajsh janë në punë në ndërtimin e një opinioni publik mbi “krizën në Iran”. Në këtë përfundim kanë mbërritur si pikësynim që pjesa më e madhe e personave të trembet nga një luftë bërthamore.

Përse-ja është kollaj për t`u imagjinuar: kohët e fundit pjesa më e madhe e shërbimeve gazetareske në televizion, në shtypin tradicional, on-line, japin tituj të tillë si “krizë bërthamore”, “luftë bërthamore”, “përshpejtimi i armatimit bërthamore i Iranit”, “Irani ka uran të gaztë për të ndërtuar 10 bomba atomike”, “AIEA jep alarmin e disa praktikave të paqarta mbi programin e kërkimeve bërthamore irakene”. Dëgjuesi i mesëm, që u kushton pak vëmendje lajmit e pastaj ec përpara, i mbetet ndjesia “e një boshatisje, që kujton atë të ndjerë para tregimeve e imazheve të katastrofave bërthamore”. Pak ka rëndësi nëse bëhet fjalë për imazhe historike të sulmeve në Hiroshima e Nagasaki apo për skena të marra nga filmat stereotipe hollivudiane. E gjitha është një realitet televiziv. E ndërtuar “ad hoc” për t`u marrë si e vërtetë. Siç janë shërbimet gazetareske që shohim sot e që na bëjnë të besojmë se po përgatitet një luftë bërthamore në Lindjen e Mesme. Imazhe ky që ngatërron atë që në të vërtetë është krahu i hekurt, të lidhur me intereset e naftës, që po zhvillohet mes diplomacive ndërkombëtare.
Proçesi për të ndërtuar një monster të ri meslindor, në kërcënimin e ri për qytetërimin demokratik perëndimor, ka filluar me zjarr muaj e muaj me parë. Kur mediat informuese kuptuan se kohët ishin pjekur tashmë për të cilët Amerika kishte zgjedhur të kalonte tek Irani pas Afganistanit e Irakut, janë spostuar pak nga pak, ne fshehtesi, lenten e zmadhimit mbi atë republikë islamike. Më parë duke çuar në zemrën e lajmit deklarimet djegëse të presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad për Izraelin. Pastaj duke u rikthyer tek integralizmi islamik që informon aksionin e tij administrativ. Ndonjë kalim i ri për Izraelin e pastaj mbërriti pjata e fortë: “kriza bërthamore”.
Një krizë që për momentin duket së pari diplomatike e ekonomike dhe që është bërë bërthamore vetëm për të shitur më tepër gazeta, e për më tepër spektatorë. Një rreth më i gjërë klientele, ku do ngacmojnë pak nga pak frikën e pastaj armiqësinë ndaj Iranit për operimet i tija të fundit me uranin. Ndërsa i kanë kushtuar pak e aspak vëmendje faktit që nga janari i 2006 Irani shet naftën në euro, e jo më në dollarë. Dëmi i stërmadh ekonomik që është bërë, së pari SHBA-së, nga shpërbërja e petrol-dollarit është një e dhënë që nuk ka mbërritur akoma në veshët e komponentit të mesëm të opinionit publik. E për këtë qëndron në shtëpinë e vet duke mallkuar Iranin e duke shpresuar që të mos hedh ndonjë bombë atomike mbi kontinentin euroaziatik. Pasi informacioni institucional ka krijuar për të këtë vizion realiteti.
Një proçes që është parë tashmë në luftën e Afganistanit. Në epokën kur media krijonte për ne realitetin, një refleks spekullues i historisë me të cilën kanë dashur të na mashtrojnë në duart e fuqisë amerikane duke i mbajtur si shpëtimtarët e botës, kjo ka qënë ajo për të cilën ushtarët kanë sulmuar një shtet sovran për të mbrojtur të gjithë perëndimin, në rrezik pas atentatit të Twin Towers, e për t`i liruar arabet e gjora nga mbulimi barbare i trupit të tyre, të shpirtit e të mendjes me burqua.
I njëjti proçes, sërish, është parë për luftën në Iran. Rrëfenja që thuhet është edhe njëherë pretendimi për të mbrojtur botën perëndimore civile nga barbarët irakene, që kishin armë atomike e bakteriologjike për të shkatërruar qytetërimin perëndimore. Një rrëfenje aq morracake, që për fat shumë pak e kanë besuar. Në Angli, ja tek është një revolucion i vërtetë, opinioni poblik i ka bërë thirrje kryeministrit Tony Blair për t`iu përgjigjur për gënjeshtrat e thëna. Ndërtimi mediatik përreth rastit në fakt ka bërë të kërcasin shumë gështenja nga zjarri. Edhe një herë një sulm i ndërmarre ka kaluar si kryqëzate bamirësie, me martirët e shkretë të ushtrive perëndimore të impenjuar në çlirimin nga diktatura të një popull të shtypur. Një reportazh i “Mjekët Pa Kufi, i realizuar në bashkëpunim me “Vëzhguesin e Pavia” mbi krizat e harruara, referon se gjatë vitit 2005 lajmet e Day, Rai, Mediaset e 7-ta, u kanë kushtuar krizës irakene 136 ore, 7 minuta e 30 sekonda. Mjaft kohë për të krijuar një opinion që duhej shprehur më pas nga dëgjuesi i mesëm. Një opinion që pak apo aspak është në dijeni të interesit ekonomik, që ka qënë çështja kryesore në rrugën për përvetësimin e puseve të naftës në Irak. A e di kush se në Nassirya, ku kanë vdekur Karabinierët e kontingjentit italian, ishin pa shiko sa çudi, 12 puse nafte të Eni-t? Në të njëjtin raportazh, lind si skarso apo zero vëmendje u është dedikuar luftrave që bëhen sot në botë. Konfliktet që përgjakin veri-lindjen e Indisë e të Bregut te Fildishtë nuk janë përmendur kurrë nga network kryesore televizive. Pak minuta për Kongon, Sudanin, Ugandën. Gjysëm ore për Kolumbine e Haitin, tre çerek ore për Çeçenine. Për Somalinë bukurinë e një gjysëm ore, ish koloni italiane. Duke konsiduar se trajtohet vetëm gjysëm ore vëmendje vjetore totale, që do të thotë asgjë. Por aty nuk janë rrëfenja, edhe pse jane morracake, por si qëllim kanë te tregojnë ligjërimin e vënies në majën e shpatës pasuritë e të tjerëve. Flitet për luftra të lara me gjak, dhunë, më ere të keqe gjaku të shpërndare e kufoma të dekompozuara, për të cilët asnjë boyscout amerikan mund nderohet e të krenohet. E atëhere le të vriten si kafsha tek kasapi, por larg syve të publikut.