Etleboro falenderon plot ndjenjë Pierre Henri Bunel për kontributin e tij të çmuar

Ja tek fillon një proçes i ri ndaj një kryetari Shteti pas një ndërhyrje ushtarake të pilotuar e të dëshiruar shume nga Shtëpia e Bardhë. Pas presidentit Milloshevic, i dorëzuar para gjykatave ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e ja tek gjykojnë amerikanët presidentin Saddam Hussein nëpërmjet gjykatësve bashkëpunues të vendosur nga dikush posaçërisht. Tani që kemi stakimin e nevojshëm për të analizuar në mënyre racionale këto evente, mund të tentojmë qartësimin e pikave kyçe mes këtyre dy rasteve, njëri po aq i paleverdishëm, sa dhe tjetri. Përsa i përket presidentit Milloshevic, besoj se është apsolutisht jashtë çdo logjike dorëzimi i tij ndaj një gjykate që nuk ka as vlere legale, as ligjore. Siç kam shkruar tek "Crimes de guerre à l'Otan", kjo gjykate, që i duket se është penale, nuk mund të mbështetet në asnjë proçedure e as kodik penal internacional, pasi nuk egziston as njëri e as tjetri. A duhej gjykuar presidenti Milloshevic? Nuk më takon mua t`a gjykoj, u takon jugosllavëve. E sigurte është se, nëse duhej gjykuar, duhej bërë në Jugosllavi. E në fakt, jo! U gjet në situata rokamboleske, siç qene dhe arrestimet e “terroristëve”, të cilët zbatojnë rregullisht CIA-n në vendet e huaja. Duhej gjykuar presidenti Saddam Hussein? Sërish, u takon irakenëve t`a vendosin. Tani, nuk janë akoma në gjendje të marrin një vendim të tillë? Akoma nuk kanë një rregjim politik që mund të zbatohet ndaj agresionit të koalicionit që rrëzoi me forcë? Pas gjithë këtyre farsave ushtarako-gjyqësore çdo here gjëndet administrimi i shteteve të bashkuara dhe ai i strategëve të saj okultë.

Çfarë më duket me të vërtetë shqetësuese, është se këto derivate, janë të frymëzuara direkt nga metodologjia e shteteve të bashkuara, të çojnë padyshim në ndarjen e vendeve federale në komuna autonome, ku mbretëron intoleranca që lind nga bashkejetesa. Shkatërrimi i Jugosllavisë federale që i kishte mbijetuar vdekjes së presidentit Tito, nuk u rezistoi sulmeve nëntokësore e okulte të shoqërisë jugosllave. Ishte e paevitueshme që Jugosllavia të kërkonte ekuilibra të rinj për t`u inseruar në evolucionin e përgjithshëm në botë. Në vend që t`i linin jugosllavët t`a gjenin me qetësi e duke reflektuar mënyren e një organizimi federal, Shtetet e Bashkuara si dhe lolot e tyre me besnikë në gjirin e Otanit, gjermanët, që po bashkoheshin, bënë ç`ishte e mundur për t`i përkeqësuar sovate që po shpërbënin ndërtesën. Urrejtja gjermane kundrejt serbëve si dhe politika e ndyre e Shteteve të Bashkuara ndaj pjesës më të qëndrueshme të Konferencës Islamike, qene motivet okulte në qëndrimin si të njërit ashtu edhe të tjetrit në periudhën e luftës civile jugosllave. Patrajtshmëria e tregtarëve të Bashkimit europian në marrjen e një vendimi ordiner politik, ia la fushën e lirë aventurierëve përtej oqeanit. Qëllimi i këtyre mjeshtërve të racket është të shkatërrojnë çdo fuqi kombëtare në gjëndje t`u kundërvihet operimeve e kontrollit të tyre për të përvetësuar pasuritë e mbarë botës. Amerikanët kane luajtur me bashkësite për të “ri-ballkanizuar” Jugosllavinë. Në Bosnjë Hercegovine, duke krijuar nga një anë “federatën” kroato-myslimane, e cila nuk është vitale, nga tjetra Republikën Srpska, që udhëton me më të këqiat e Tokës, fundrrinat e Washingtonit kanë krijuar një kaos të ngrirë prej dhjetra vitesh. Na kane dërguar në situatën e fillimit të shekullit XX, duke i shërbyer interesit të tyre si dhe të lolove të tyre në Europe. Pasi, nëse Europa gjendet në po të njëjtat vështirësi që ishte në shekullin e kaluar, nuk ka zgidhje tjetër, përveç se t`i lejoje aventurierët e financës internacionale të vazhdojnë trafiqet e tyre si dhe manipolimet e tyre kriminale, duke u fshehur pas qeverive që egzaltojne shkëmbimin e lire dhe zhdukjen e kufijve. Me t`u rrëzuar Jugosllavia e me t`u destabilizuar Europa, fundrrinat i kane drejtuar forcat e Otanit në sulmin e Lindjes së Mesme duke filluar nga Afganistani, me pretekste përgënjeshtruese. Sa më shumë progresojnë hetimet e pavarura, aq më tepër vërtetohet se autoritetet amerikane kane manipuluar të vërtetën, aq sa në operacionin terrorist të 11 shtatorit 2001, aq dhe mbi arsyet e dedikimit për mbrojtjen ushtarake në Irak.

E pra, nuk ka asgjë të re, e un kam dhënë saktësime të mjaftueshme në “Krimet e Luftës në Otan” apo dhe në “Kërcënime islamike” mbi të cilën nuk do ndalem gjatë në këtë artikull. Por duhet të preçizoj që përsa u përket evenimenteve në luftën e Jugosllavisë, strategët ekonomiko-politikë që bën të reagonte Shtëpia e Bardhë si dhe satelitët e saj, kanë manipuluar shumë informacione mbi operacionet e bëra në Lindjen e Mesme. Çfarë kërkojnë pra aventurierët që fshihen pas Shteteve të Bashkuara si dhe ato të vendeve të Organizatës Botërore të Tregtisë? Përgjigjia është gjithnjë e më evidente: flitet për një formatim të të gjithë botës në grupe konsumatorësh të tërhequr nga të njëjtat produkte. Për këtë nevojitet shkatërrimi i të gjithë personaliteteve të çdo populli, d.m.th. çdo kulture tradicionale. Etapa e pare për një arritje të tillë është të zhdukë të vetmen forcë të aftë t`i kundërpërgjigjet financierëve sovranacionale: Shtetet Kombe. Jane forcat që janë formuar përgjate shekujve, duke ragrupuar grupe njerëzish, që mund të jetonin sëbashku. Mund t`a arrinin këtë vetëm duke shkatërruar rregullat e bashkejetesës, që ishin perfeksionuar me kohën. Me t`u shkatërruar Shtetet Kombe, financierët i kane holluar lidhjet mes popujve me kulture lehtësisht të ndryshme të jetonin se bashku në mirëkuptim. Kështu kane dalë pakicat, njëra kundër tjetrës, që jetonin sëbashku me shekuj me rradhe. Jugosllavia federale, me kryeqytet Beogradin, u zhduk nën goditjen e tyre. Vendet Prane Lindjes apo Lindjes së Mesme që jetonin në harmoni relative mes tyre, me t`u ardh rradha u shpërbënë edhe ato. Afganistani, ndërkaq jo homogjen u shfaq nën goditjet e teoricienëve të demokracisë amerikane, të korruptuar e materialistë. Iraku u bë pluhur si dhe Ballkani iu rikthye mosmarrëveshjeve të brëndshme, ku ngatërresat e ushqyera ishin legjitime, siç është ajo e serbëve, të provokuara nga nxitës ngatërresash, siç është rasti i kroatëve, apo ajo e aktivistëve kryengritës, si rasti i myslimanëve. Sa kohe do duhet akoma për të ndjekur sirenat e shoqërisë së konsumizmit, një shoqëri me të vërtetë e pacivilizuar e shpërdorimit të vlerave humane, që shkatërron burimet natyrore të Tokës, i vendos popujt njëri kundër tjetrit duke ndërruar njerëzimin apo besimet për besimin e mjeshtrit më të keq: Paranë. Paraja nuk përfaqëson më asgjë, pasi të gjitha kartmonedhat janë bërë virtuale, nuk janë tjetër përveç shifrave në linjë informatike. Monedhat egzistojnë, të shkrira mes mashtrimit të bilanceve të rreme, të konfirmuara nga institucione kontrolli në duart e spekulluesit. Me këtë sistem, humbësit janë aksionistët e vegjël të padjallëzuar, të cilëve ua kane mbushur mendjen se do pasurohen pa punuar. Nuk pasurohesh duke konsumuar. Shkatërrohesh. Të humbet shpirti në materializëm, e humbet kultura kur harrohet historia jone. Hijet e së kaluarës janë premtimet e së ardhmes. Kjo do të thotë se duhet të riposedojmë, të ringjallim traditat tona, duhet nisur nga aty, duke u bashkuar mes burrash me vullnet të fortë që nuk u binden dictat-it të financierëve që kanë vetëm një ide: të posedojnë sa më shumë para nga përçmimi i vlerave humane. Paraja është një skllav i mirë, por edhe një pardon i keq.