
Amerika po vlerëson fshehurazi mundësinë për të stampuar dollarët e rinj "United States notes", "Të hollat e Shteteve të Bashkuara", për të zëvendësuar dollarët tradicionalë "Federal Reserve Notes".Pikërisht siç dëshironte Kennedy, e në fakt të vetmit që përfituan nga ajo vdekje ishin Federal Reserve dhe Izraeli. Sot Bush ndodhet brenda një situate e siç duket do e zbatojë këtë reforme brenda marsit, meqë nuk ka tjetër zgjidhje.Vetëm nëse merret në konsideratë alternativa, gjeo-politikisht e gabuar, për të bombarduar Iranin, i cili po instituon bursën për të trajtuar në euro (petrol-euro): kjo iniciativë, në fakt, do shvleftësonte dollarin e vjetër duke e kthyer në letër pa vlerë. Veza e Kolombit konsiston në stampimin e "Të hollave të Shteteve të Bashkuara", apo më saktë paratë e Shtetit, për të mos qëndruar në duart e ortakëve të Federal Reserve, që është një shoqëri private, e me ç'duket selinë legale e ka në Portoriko.Guvernatori i Federal Reserve, Alan Greenspan, më 31 janar do dalë në pension. I riu, Ben Bernanke, ka vendosur të mos publikojë më të dhënat e M3, apo më saktë, sasinë totale të llojeve të ndryshme të dollarëve të stampuar: praktikisht, mund të stampojnë para sa të duan pa e kuptuar askush.Jo rastësisht kanë dalë ligjet e çuditshme mbi mbrojtjen legjitime, në vende të ndryshme.Në Itali, Berlusconi ka kërkuar 15 ditë më shumë para zgjedhjeve.Po luhet kjo llotari e madhe duke bërë të pamundurën për t'a shpërqëndruar vëmendjen nga ky plan. Pikërisht tani psh. kanë vendosur t'a dorëzojnë Mladiç, eurogjykatëses Carla del Ponte. Mendjet super të rafinuara të Gjykatës së Hagës janë të zëna me punë nëpër butike të ndryshme për të blerë xhaketa, foulard e ndonjë kirurgji plastike për rrudhat: e më pas për t'u kapardisur si zakonisht para telekamerave. Ndërkohë që xhindosej polemika për signoraggio-n e Markës së Konvertueshme, qeveria e Rep.Srpska u rrëzua nga një marrëveshje e mbyllur mes tre personave. Dhe i ndanë mes tyre kolltuqet e shtrembëruara: një serb do jetë zëvendëskryeministër. Objektivi i tyre është që t'ia ngarkojnë policisë dorëzimin e Mladiç, në fakt Miu i Hagës po flet për implikimin e policisë në tregun e drogës.Natyrisht është konsultuar me Soros, i cili për drogën është i prerë.Skenar ky, që do bëhet realitet në ditët e ardhshme, ndërkohë që të gjitha mediat janë të gatshme për t'a devijuar vëmendjen nga ajo që po ndodh me dollarin.Të gjithë janë vënë në punë për të privatizuar çdo gjë dhe për t'ia dorëzuar piratëve çdo gjë që ngelet.