Shpresojme të mos na zbulojne edhe këtu!

Mbi një kredi bankare prej 1000 euro, stabilizohet një interes 10%, banka do e llogarise interesin mbi 1010 euro, e jo mbi 1000. Pas shume vite fajdesh në legalitet, është zbuluar se mbi 500.000 mijë biznesmenë ishin mashtruar, shume kane falimentuar, disa të arrestuar, e sidoqofte, në një mënyre a në një tjetër, rrjedha e jetës së tyre ka ndryshuar. Po aq të numërta kane qënë edhe denoncimet, e kështu proçeset kane pare dënimin e bankave për dëme biologjike, si pasoje e presionit psikologjik, e insistimit deri në dëshpërim, për “mobbing” më të cilin drejtorët shënjtore “ u kujtonin” debitorëve skadimin e këstit mujore, pa konsideruar as sesi e as ku të gjenin parate. E rëndësishme ishte mbyllja e llogarise, apo më sakte, mashtrimi. Pavaresisht se dënimi duhet egzekutuar nga gjykatësi, rikthimi i interesave bëhet gjithmone sipas kushteve të tyre, me kohët e tyre. Sot përsëritet e njëjta situate, anatoçizmi egziston akoma, por bankat dhe shënjtërit bëjne gjoja se nuk marrin vesh, me këtë do të thote se duhet ta shpjegojme sërish për të fundit here. Në këtë pikë është detyra jone t`i shpiegojme Carla del Pontes, prokuratores për krime lufte – që ndërkohe po përgatitet të dale para telekamerave – kur do t`i dorëzohen të ashtuquajturit kriminele, cili është krimi i vërtete, cili është genocidi nën akuze, ose etnocidi që bëjnë bankat, duke bërë krime ditë për ditë, orë pas ore.
Sot prezumohet të kene vdekur më shume se një miliard njerëz, ndërsa afërsisht 3 miliard jane të skllavëruar.
Giorgio Gaber, muzikant dhe këngëtar i madh Italian, këndonte në këngët e tija se fuqia e të mirëve, të antarësuar në të gjitha shoqatat, është e kalbura e mbare botës.
Propozoj të hiqet fjala falimentim nga fjalori jone e të zëvendësohet me Bankenstein .