<

23 janar 2007

Valixhja e Duçes

Të pakta janë biografitë zyrtare që flasin për gruan e parë të Albert Einstein, Mileva Maric, shkencëtare serbe me personalitet të fortë e karakter bujar, që e kanë shtyrë të sakrifikojë jetën e saj e tërë karrierën për dashurinë e familjes së saj. Mileva lindi në një familje serbe e të kamur që i mundësoi të zhvillonte studimet e saja të shkencës deri në universitet. Në ato vite njohu Nikola Tesla, që i prezantoi një kolegun e vet, një fizikant, Albert Einstein, që filloi studimet e tija pranë Politeknikumit Federal zviceran, në të njëjtën periudhë me Maric që ishte pranuar si e vetmja studente femër. U dashuruan, e filluan të frekuentohen, e pasioni i tyre konfermohet nga korrispondenca private e Einstein-it, i vetmi burim prove për egzistencën e Maric meqë një pjesë e madhe e dokumentave që i përfshijnë janë shkatërruar.
Dashuria e tyre "moderne" u pengua për shume kohë nga familja e Eistein që shihnin tek ajo një grua tepër inteligjente, të pavarur, e jo çifute: karakteri i saj me siguri do fshihte atë të gjenisë Einstein. Pamvarësht kësaj, ajo gjthmonë e ka mbrojtur e mbështetur Albertin, duke e mbështetur e financuar ndërsa ishte vetëm një djalosh spikatës: është e gatshëm të sakrifikojë karrierën e saj e studimet e saja kur befas zbulon se është shtatzënë. Vajza e saj, Liersel, ia marrin me vete, për të fshehur turpin e këtij xhesti, e vetë Alberti nuk e kërkoi kurrë vajzën e tij: gjurmët e Liersel kanë humbur në ajër, e shumëkujt i është dukur më e volitshme t'a besonte të vdekur në moshë të njomë. Humbja e saj ka qënë një traumë e madhe, një mister që ka damkosur jetën e Maric e mbase ka devijuar ngjarjet e historisë së njerëzimit. Ajo bëhet një turp për familjen, një falimentim akademik, e nënë e një fëmije të paligjshëm, e kështu vendos t'i nënshtrohet krejtësisht fatit të saj nën hijen e një burri që duhej çuar në maksimumin e niveleve akademike. Alberti e Mileva martohen në Komunë në 1903, e nga martesa e tyre lindën jo vetëm dy fëmijë por dhe të jashtëzakonshmen "teorinë e Relativitetit", fati i së cilës do ishte mohimi i ligjeve të fizikës klasike e sjellja në skenën gjeopolitike të një burimi të ri energjie. Relativiteti e energjia bërthamore nuk do ishin zbuluar pa bazën intuitive të Milevës, që i dha tërë strukturës teorike një sistematicitet e një perfeksion logjik.Dokumente të fundit kanë sjellë në dritë një dëshmi direkte të Maric, që i thotë një miku serb, "kemi përfunduar një punë të rëndësishme që do e bëjë bashkëshortin tim më të famshmin e botës".

Në shumë letra që i përkasin korrispondencës private të Einsteinit përdoren përemra si "ynë" e "ne" në lidhje me temat e fizikës mbi të cilat ai po punonte ndërsa ishin akoma studentë, prandaj pa dyshim që çifti punonte sëbashku mbi ndonjë argument.
Një dëshmi me peshë mbi këtë diskutim qe ajo e fizikantit sovjetik, Abraham Joffe, një anëtar i respektuar i Akademisë sovjetike që kishte leje-hyrje për dorëshkrimet origjinale të 1905. Joffe atëherë dëshmoi se kishte parë dokumentat e zhvillimit të teorisë së Relativitetit të nënshkruar me emrin Einstein-Marity. Çështja është diskutuar gjatë, meqë historia e trashëguar mohon egzistencën e kësaj firme duke ia njohur Einsteinit autorësinë totale, por rizbulimi e disa dokumentave provojnë se ato kanë qënë bashkautorë, deri dhe se i vetmi autor i vërtetë është Einstein-Marity, ose Mileva që pas martesës kishte marrë mbiemrin e bashkëshortit prane të sajit, i përkthyer nga e drejta zvicerane si Marity. Pyetja që shtrohet është pikërisht kjo: si mund t'a dinte Joffe që Mileva Maric mori emrin e Einstein-Marity, nëse emri nuk do shfaqej tek letrat e 1905? Përndryshe nuk mund t'a dinte, pasi Alberti nuk e citonte kurrë në letrat e tija me këto terma, e as egziston një zakon zviceran që ia shton automatikisht emrin e vajzërisë së gruas tek ai i burrit; vetëm gruaja vinte përkrah mbiemrit të vajzërisë atë të bashkëshortit, e mes të tjerash çertifikata e vdekjes së Milevës citon qartë "Einstein-Marity". Përse Komisioni Nobel nuk ia dha Çmimin Einsteinit për punën e tij mbi teorinë e relativitetit? Mbase pasi ai nuk ishte autori i vërtetë i teorisë, e për të fshehur këtë vjedhje të qëllimshme, mashtuan çështjen. Me siguri Alberti bleu heshtjen e Milevës, faktikisht ajo dha divorcin për t'i lejuar martesën me Elsën vetëm me kusht që t'i jepte paratë e çmimit që do përfitonte për zbulimet e tija.
"Ne burrat jemi krijesa për t'u qarë, të varur. Por duke u krahasuar me këto gratë, secili nga ne është një mbret, qëndron vetëm mbi dy këmbë, ndërsa nuk pret jashtë tij vazhdimisht diçka tek e cila të kapet. Sidoqoftë ato presin gjithmonë, dikë për t'a përdorur e për t'a manipuluar për përshtatjen e tyre. Nëse nuk ndodh kjo, ato thjesht bëhen copë e çikë".
Provat sigurisht bëjnë të dyshojmë tek gjeniu i madh Einstein, e me shumë gjasa mund të flitet për një vjedhje prej së vërteti të ideve të Maric, më shumë se një bashkëpunim i fshehtë. Einstein me siguri e kishte me hile pasi pranoi menjeherë transferimin e parave për Maric, po aq kollaj siç shumë herë e denigronte gruan e tij, duke përcaktuar si "shërbëtoren e vet", së cilës i drejtohej gjithmonë me indiferencë. Mileva kishte dhënë pra jetën e saj për dashurinë, besonte tek shkenca e tek fisnikëria e përdorimit të saj, ishte krejtësisht kundra zhvillimeve makabër që Einstein po çonte përpara për t'ia bërë qejfin të fuqishmëve që në ato vite po përgatiteshin për luftën e dytë botërore. Kush e çoi Einsteinin në kulm, janë po ato që kanë përdorur antisemitizmin për t'i çuar kombet në luftë, po ato që financonin planin e Hitlerit e njëkohësisht vepronin politikisht përkrah Amerikës e Anglisë. Kush orkestronte lindjen e Shtetit të Izraelit dhe njëkohësisht shkatërrimin e tij, kush administronte antisemitizmin e rezistencën, ishte e fuqishmja "Shoqata e të treqindëve", e krijuar në 1729 nga BEIMC, British East India Merchant Company, për t'u marrë me punët bankare e tregtare ndërkombëtare, ku bëjnë pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të kombeve perëndimore. Themeluesit e saj ishin pronarët e Compagnie delle Indie, flota e karbon, një masoneri e fuqishme e industrisë minerale e tregtare e Beneluksit. Mes pjesëtarëve kujtojmë J. P.Morgan që themeloi Generale Electric Company, e me të poseduar dijen e Teslës ndërtoi një perandori të tërë mbi shkencën e fshehur.Kështu ndërsa të Treqindët financonin e përsosnin bërthamoren, në Itali diçka ndryshe po lëvizte, diçka aq e rëndësishme sa të friksonte edhe vetë Hitlerin e t'a shtynte në kërkimin e aleancës pa gjendje lufte me Musolinin. Segreti i madh i Musolinit ishte shkenca që kishte arritur t'ia zhvaste Teslës falë depërtimit elegant të Markonit në laboratorin e tij të kërkimeve. Mes 1882 e 1888, Tesla patentoi disa udhëzime që përdornin fusha magnetike për të transmetuar elektricitetin me korrent të alternuar, bobina e Teslës, e pastaj "radio telegrafi", si sistem transmetimi energjie pa tela, apo wireless. Ky sistem nuk ka një limit sasie e distance në transmetimin e energjisë si pasojë e pjerrtësia e atmosferës, siç saktësonte saktësonte teoria e relativitetit. Perversioni i mendjes njerëzore pa në atë pikë përdorimin e tmerrshëm që mund të bëhej nga një burim energjie aq e fuqishme sa të riprodhojë energjinë e një rrufeje. Italia i shtrëngoi mjaft ato projekte pasi sigurisht mbi to mund të ndërtonte segretin mbi atë teknologji.Lufta e Dytë Botërore qe lufta e Energjisë, duke parë kombet e kolosët kombëtare tek ndeshen mes tyre për të dekretuar epërsinë e njërit apo tjetrit burim energjie: historia vërteton se Musolini e humbi luftën e tij, bërthamorja hyri në jetën tonë si zgjidhje për kërkesën energjitike. Askush s'e kuptoi atëherë, e askush s'do kuptojë sot mundësinë e madhe që Italia humbi, sot si atëherë, për të fituar pavarësine e saj. Objektivi i vërtetë ishte të sigurohej kontrolli për elektrifikimin e ardhshëm të Amerikës, së pari, e më pas për gjithë botën, e për të bërë këtë nevojitej instalimi i sistemeve që financojnë së pari konkurrentët e tyre, për t'a bërë çmimin e ndërrimit të sistemit energjitik mjaft të lartë.
Lufta e së ardhmes do jetë po njësoj, por të gjithëve do i duket lufta e besimeve fetare, ndeshjes mes qytetërimeve, i ushqyer vetëm për të fshehur planin e vërtetë, që është gjithmonë ai i Hitlerit, tani në duart e Bankave ndërkombëtare. Në të ardhmen tonë rrugët e vijat ajrore thjesht do reshtin së egzistuari, ashtu si dhe ndërtimi i urave, të pallateve, etj. Transporti do bëhet përmes asgjësimit të induktuar të peshës. Do kemi një progres domethënës në kërkimin e rritjes së vegjetalëve, të teknikave terapeutike, të sistemeve të ngrohjes pa karburant, burime të reja energjie për industrinë, një degë e kimisë do jetë krejtësisht e re. Në fakt në eter egziston një lloj i paparashikueshëm valësh elektrike identike me valët elektromagnetike të radios. Janë valë elektrogravitacionale, të prodhuara e të lëshuara nëpërmjet shtresave të përqëndruara, të përbëra nga materiale me induksion elektromagnetik e elektrostatik, pa asnjë humbje të dukshme të potencialit energjitik. Energjia e re tashmë egziston, është arma e Teslës që eksperimentohet aktualisht nga Rusët, duke marrë në konsideratë se Kgb ka rekrutuar kërkues e shkencëtare të ardhuar nga të gjitha anët e botës që kanë njohur teorinë e Teslës. Armiqtë tanë sot, apo Shtetet në duart e Bankave, prej kohësh po zhvillojnë eksperimente të çuditshme e të rrëzikshme mbi popullin, për të verifikuar rrezen e veprimit shkatërrues, sidomos të aftësive intelektive. Mjafton të marrim si shembull Irakun, është me të vërtetë e pabesueshme sesi kanë arritur t'a shtyejnë një popull të tërë të pranojë pushtimin amerikan, e si kanë dhënë përshtypjen e një populli që problemi ndodhej brenda tyre, e në fakt armë të posaçme fiziko-kimike kanë provokuar një kapitullim të papritur e masiv. Mund të vazhdojmë për orë me rradhë për të përshkruar çfarë po i bëjnë jetës sonë, por jemi të bindur se aspekte të caktuara nuk mund të përfshihen pasi sistemi ia ka mbyllur atyre mendjen, me armë të padukshme, por egzistente që shkojnë përtej fjalëve.

Emërtimet: