Agimi i Totalitarizmit të padukshëm

Nuk egzistojnë armiq e alleatë, luftrat nuk deklarohen por luftohen jashtë kufijve të tyre kombëtarë, në zona ku tashmë egzistojnë konflikte sociale, me armë të padukshme e biologjike, që përjetësojnë etnocidin e popujve në heshtje e çojnë në një totalitarizëm që shkatërron në mënyrë të padukshme.
Janë krijuar kështu blloqe të mëdha ndikimi me krijimin e organizmave sovranacionale, e kolonilizmi ekonomik, duke përdorur sistemin ekonomik si një vend ndeshjesh e është kërkimi shkencore arma e vërtetë me të cilën të krijojnë totalitarizmin e ri. Teknologjia sot është në duart e privatëve, duke qënë se iu është zhvatur Shteteve, ose institucione paraushtarake mjaft të centralizuara e sovranacionale. Kërkimet e tyre janë rreptësisht të rezervuara, të mbuluara nga sekrete eksperimentimesh e ligjshmëria e zbulimeve dhe e teknologjive gjykohet vetëm pas hyrjes së tyre në treg: është shoqëria ajo që duhet, me anë të komiteteve bioetike e mjeteve të ndryshme mediatike, të përshtatet me teknologjitë e reja.
Një Shtet sot vendos pushtetin duke përdorur energjinë, teknologjinë, ndërsa konflikti i ndezur është pasoja e një lufte të deklaruar më parë e të luftuar tashmë.
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar një luftë për kontrollin e hapsirës, duke ia ndaluar hyrjen armiqve të Amerikës e duke imponuar administrimin, pasi që nga 2008 do fillojnë të ndërtojnë stacione në Hënë e në 2020 baza fikse, të pajisura me proçese në gjendje të prodhojnë ujë e pra energji. Fuqia e hapsirës është pjesë integruese e strategjisë amerikane të "monitorimit" në kohën reale të planetit, e me kalimin e gjeneratave e mundësive të ofruara nga evolucioni i teknologjive, sundimi i tij do jetë i pakundërshtueshëm, pasi momentalisht nuk egzistojnë realitete të krahasueshme e po aq të organizuara.
Në fakt kanë çuar përpara një politikë që synon të mbajë vazhdimisht një humnerë teknologjike mes tyre si dhe për mbarë botën, për të ruajtur rolin e tyre brenda sistemit e të nxisin një model shoqërie. Është një politikë kjo shume e vlefshme dhe e mirë planifikuar në nivelin virtual, sepse është krijuar një rrjet i forte e fleksibël, duke martuar novacionin teknologjik, nëpërmjet mjeteve financiare private, informacione e inteligjenca ekonomike, për të drejtuar më pas ndikimin politik e kulturor përmes mediave.
Lëshimi i misionit në hapsirë Galileo në një farë kuptimi i ka djegur disa etapa, e ka vendosur Amerikën para çdo vendi tjetër në korsinë për të përfitimin e hapësirës, që do jetë trampolini për t'u hedhur në kontrollin global e kapjen e energjisë që rrjedh nga universi. Baza në hënë do jetë një stacion i rëndësishëm logjistik për eksplorimet në hapsirë e në udhëtimet ndëryjore, një hap i parë drejt Marsit që është gjithnjë e më i afërt. Europa, nga ana e saj, për të mbajtur ritmin, duhet t'a ndjekë këtë realitet e t'a ndjekë sa më shumë që të jetë e mundur e në optikën e kësaj prespektive, po ndërton aparatin burokratik për të përqëndruar politikat energjitike e laboratorët e kërkimit brenda instituteve sovranacionale që do ndjekin direktivat e institucioneve e komitetet e pazgjedhura: në këtë mënyrë do jetë e mundur të kapërcehen pengesat e ngritura nga opinioni publik e nga legjislacionet e veçanta e të ndryshme. Njësoj edhe Rusia pa bën një skenë përreth të gjitha burimeve të saja, për të arritur, si një escalation, objektiva gjithnjë e më prestigjoze: përdor rrjetin e saj të intelligence për kontrollin e burimeve, gazit e naftës për kontrollin gjeopolitik të Europës, përfitimet e tregut europian për të pushtuar multinacionalët e transporteve dhe të atyre të industrise së aeroplanëve e anijeve kozmike. Qëllimi i saj final është ai i të paraqiturit si një Shtet sovran e i pavarur kundrejt një lobbies që dëshiron totalitarizmin si fakt, e për të realizuar këtë duhet të jetë edhe një altrenativë pushteti përballe tjetrës.
Dëmi i shkaktuar rrjetit elektrik europian ka vënë në dukje tashmë rreziqet e liberalizimit për një financim të mirë e siguri në shërbimi publik esencial. Logjikat e përfitimit dhe të konkurrencës së pandershme të firmave private prodhuese të energjisë apo të shpërndarjes kanë vënë në rrezik sigurinë publike, pasi një Shtet pa energji është si vatër revoltash e gueriljesh, në kërkimin e dëshpëruar të burimeve. Bashkimi Europian nga e tij, nxit liberalizimin e promovimin e intergrimit të një rrjeti europian, që i nënshtrohet kontrollit të komisioneve e enteve të varura direkt nga Komisioni Europian, duke shkapërcyer sovranitetin e Shteteve e duke marrë një pushtet që nuk u përket e që nuk iu është dhënë kurrë. Në këto sektore strategjikë, do ishte oportune të rifutej një administrim publik, që frymëzohet në garantimin për të gjithë të hyrjes së pakushtëzuar të burimeve jetësore për një novacion në shërbim të komunitetit. Por kjo do të thotë ligjshmëri më e lartë se normalja e një Institucioni tashmë shumë më të fortë, që mund të ndodh vetëm duke mbrojtur të drejtën e egzistencës për hyrjen në përdorim të burimeve jetësore që tashmë është zhdukur nga Kushtetutat.
Një nga objektivat strategjike të lobeve të fuqishme që fshihen pas Shteteve është ai i arritjes së kontrollit krejtësisht të automatizuar të prodhimit të energjisë e të burimeve të tjera. Duke kontrolluar evolucionin e klasave të ulta, elita mund t'a arrijë dominimin e energjisë, në mënyrë që masa nuk do ketë në vetvete rëndësi si burim energjitik esencial: logjikat e kontrollit mendore nuk mund të jenë më të nevojshme, pasi nevojshmëria do jetë e vetmja armë bindëse për të përdorur kundra masës. Deri në atë moment do të nevojitet të fitohet aprovimi i popullit për të punuar e për t'i deleguar të tjetër në marrjen e vendimit, për të evituar ndërhyrjen brenda proçesit të transferimit final të burimeve të energjisë ndaj kontrollit të elitës.
Nëpunësit në fakt kanë gjithnjë e më pak mundësi vendimi, me që u duhet të ndjekin fjalë për fjalë proçedura të ngurta e të paracaktuara, siç janë protokollet e informacionit.
Falë robotizimit, informatikës, e inteligjencës artificiale, prodhimi e transporti i energjisë e i mallrave sëshpejti do të bëhen pothuajse tërësisht nga sistemet automatike: numri i personave realisht të nevojshme për mirë funksionimin e sistemit prodhues do të jetë shumë më inferior në krahasim me nëpunësit aktualë, duke çuar në eleminimin e popullatës së panevojshme. Bëhet fjalë për një eleminim të padukshëm, gjatë shfuqizimit progresiv të hyrjes në hapsirën jetësore, për ushqimin, shëndetin, edukimin, të informacioneve e energjisë. E kështu sistemi ekonomik çon në 40% të çmimeve ushqimore, të anullimit apo të zvoglimit të asistencës sociale për të papunët, uljen e pensioneve, shkatërrimin e sistemeve të edukimit e atij të shëndetit publik, e privatizimit të tregut të elektricitetit.
Të fuqishmit e botës do krijojnë Shtetet e tyre personale brenda ujrave territoriale internacionale nëpërmjet platformave të lëvizshme që krijojnë ishuj prej së vërteti, duke zbatur me stil të lartë aq sa bëhet me platformat për nxjerrjen e naftës, tashme seli në universitete mjaft prestigjoze. Ky projekt është realizimi i "ishullit në formë spirale" imagjinime të stilit Jyl Verne: 300 metra të gjëra e 400 të gjata, me 10.000 banorë.
Janë aktuale projektet për ndërtimin e ishujve artificiale të lëvizshëm, të arritshme me helikopter apo anije, që mund të deklarohen territor autonom e të bëhen parajsa fiskale, kështjella të padukshme për radarët prej milardari, qëndrat e fuqise e të vendimit jashtë botës e ligjeve të njeriut.
Po zhvillohen kështu dy universe paralele që përjetojnë një fat krejtësisht të ndryshëm: urdhri i parë, ai i shpallur zyrtarisht, është i aplikuar ndaj shoqërisë që ndodhet poshtë, publikut, qytetarëve të zakonshëm; i dyti urdhër është ai që mban realisht shoqërinë, i aplikuar për "botën e lartë", mbajtësit e pushtetit ekonomik e të organizatave.
Në një pozitë ndërmjetëse, duke luajtur rolin e multifytyrës, do të kundërvihen Shoqatat e Komitetet e ekspertëve, opinioni i të cilëve do interpretohet nga "qytetarët" si një ligj i paanshëm e ekonomikisht korrekt. Por do të trajtohet nga një qeveri "përdoruesish" nga ana e agjencive private, që do shpërndajnë një shërbim administrativ e përfaqësues prej së vërteti në vend të autoriteteve lokale.
Ky është agimi i totalitarizmit të ri, me armë e instrumenta jo konvencionale, në shërbim të lobeve të fuqishme e të padukshme, që ia kanë arritur të realizojnë kështu projektin ambicioz të Hitlerit.