<

03 dhjetor 2006

Të gatshme burimet anonime me dokumentat anonime

"Cili do jetë serveri i Etleboro-s?"
Ndërsa inteligjencat kanë mbetur në mes të rrugës e mediat interesohen vetëm e eksluzivisht për lajme pa informacione, një blog ka çuar përpara gjatë këtyre muajve një aktivitet të gjatë e i hollësishëm analizash që ka lejuar paradhënien e shumë ngjarjeve e t'i jepej një përgjigje shume pyetjeve që askush nuk guxonte t'i bënte.
Kemi dalluar një tezë dhe duke e ndjekur atë kemi dhënë gjithmonë një pikëpamje të saktë të ngjarjeve, e në atë çfarë po ndodhte, pavarësisht se shumëkush është tallur e përqeshur me ne, duke na përdorur për t'a provuar se komplotet pas çdo teorie që pastaj del që është e vërtetë.
Në një periudhë prej pak muajsh fillojnë të mbërrijnë përgjigjet e para, e tani janë edhe më të shumta në numër, siç janë të shumtë personat që besojnë në sistemin në formë Rrjete, janë të gatshëm t'a mbështesin e t'a çojnë përpara. Para falimentimit të strukturave piramidale, është Rrjeta ajo që fiton e mund të mbijetojë, pasi shpërndahet si një sistem arterial e mbërrin ngado: të gjithë mund t'i marrin e mund t'i japin sistemit një kontribut në rritjen e tij.
Mbi të gjitha gazetaria ka falimentuar, pasi i dështuar është sistemi i informacionit që përdorin, i përqëndruar në një celulë e më pas shpërndahet nëpër agjenci, provokojnë një shtrembërim të informacionit duke dhënë më tepër mundësi për t'u manipuluar. Një sistem lajmesh konfuz e i parregullt që jep zanafillën e aktevitetit informacioni bosh, pa kuptim e pa analizë, që nuk u mëson kurrgjë personave, që nuk lë të kuptohet asgjë dhe e bën publikun gjithnjë e më injorant e më pak të përfshirë në atë çfarë ndodh përreth tij. Për këtë arsye flitet për armë pa zhurmë, pasi i mbysin personat nga brenda, i boshatisin e i transformojnë në makina të përkushtuara për dhunën e për dëshpërimin: ndihen të humbur e të braktisur, prandaj reagojnë impulsivisht e instiktivisht.
Atëherë sistemi i inteligjencës ka falimentuar, tani përbëhet nga bijtë e Gjeneralëve, që kanë dalë jashtë rrjedhës pretendojnë të komandojnë akoma, të bëjnë analiza, por nuk ia arrijnë më t'i parashikojnë eventet. Me t'u rrëzuar për çfarë duhen akoma ato, për të pastruar, për të hequr gjurmët, e për t'i marrë fajet, ja për çfarë duhen, pasi në realitet kur nevojiteshin nuk kanë qëndruar në vendin që u përkiste, kanë tradhëtuar diçka që i ishin betuar e kur i kanë parë shokët e Shtetin e tyre në rrezik nuk kanë ngritur as gishtin.
Tani që e keqja dhe krimbi i egoizmit ka hyrë në sistemin e tyre, tani që flitet për reforma të inteligjencave, që të gjithë transformohen në krimba, për t'u zvarritur e për të bërë çmosin për të ruajtur postin. Kanë familje, kanë marrë kredi, atëherë nuk mund të bëjnë gjë tjetër. Ndoshta do kishte qënë më mirë sikur të kishin zgjedhur punën e nëpunësit apo llogaritarit në vend që t'i futeshin këtyre punëve. Ne e patëm thënë që do ishin këto që do i paguanin pasojat e urdhrave të marra nga lart, që ishin vënë në lëvizje për t'i mbërthenin me vetë armët e tyre.

Ka falimentuar edhe Web-i në njëfarë mënyre, pasi janë të destinuar të vdesin të gjithë ato që besonin se ishin Gjigandët, si E-bay apo Wikipedia, që janë struktura boshe e piramidale, pas tyre nuk ka persona por programe e kompiutera. Themeluesi i Wikipedia-s braktis projektin pasi është kthyer në një anarki, pasi nuk egzistonjë kontrolle e kushdo mund të fusë informacione pa patur burime e vetëm si qëllim krijimin e "bug" në informacionin e Web-it. Boshllëqet, përjashtimet e manipulimet janë të qëllimshme, janë të parashikuar nga vetë programet, në mënyrë që të krijohet rrëmujë e çorientim në botën e informacioneve. Tashmë ky projekt i enciklopedisë nga poshtë braktiset për të krijuar një tjetër, ai i informacioneve të dokumentuara e të sakta, por ky do jetë me pagesë e do jetë për elitën: kjo është diktatura për të cilën kemi folur gjithmonë. Wikipedia ka droguar të gjithë me informacione popullore, e tani s'mund të rrijmë pa të, sidoqoftë megjithatë kësaj here na bie që të paguajmë. Këtë personat po fillojnë t'a kuptojnë, arrijnë t'a shohin pushtetin e motorëve të kërkimit e gjigandave të Web-it, aq sa 400 persona kanë nënshkruar pranimin për eksperimentimin e E-Intelligence të Etleboro-s, e janë profesionista e ndërmarrje. Rrjeta është një sistem për krijimin e vendit të tij brenda Web-it kur do bëhet një xhungël, kur do paguhet për të patur informacione e në atë pikë pra duhen krijuar, duke ndërtuar që nga fillimi Web-in.
Bien edhe mitet mediatike, shoqatat e konsumatorëve e sindikatat që nuk flasin, nuk dalin më në shesh tani që lobi që i ka mbështetur gjithmonë është në pushtet: duke i marrë ato kanë marrë tërë popullin, miliona persona që mendonin se luftonin për veten e tyre, por në fakt luftonin për interesin e politikanëve. Vetëm tani që u lodhëm, e duam t'a shohim akoma spektaklin për të cilin kemi paguar një çmim të lartë. Populizmi i tyre ka kontribuar përkundrazi në indiferentizmin e personave në politikë, pasi personat kanë bërë që të behen për hesapin e tyre betejat e popullit, e si rezultat janë sjellë më keq se politikanët.

Tani Italia është në luftë sepse, pasi qeveria ka shkruar një financë prapësuese për rating italian e që është degraduar, e shumëkush në heshtje pranojnë se ka një arratisje kapitalesh.
Eksportimet drejt vendeve jashtëkomunitare janë zvogluar e defiçiti i peshores tregtare është përkeqësuar gjithnjë e më shumë, prandaj debia e rrjedhshme është e destinuar të bëhet më e rëndë, pasi ekonomia është në gjëndje amullie. Por tragjedia është se, pasi Istat komunikoi këto të dhëna, FMN i urdhëron qeverisë t'a korrigjojë akoma financën e t'a zvoglojë akoma më shumë shpenzimin publik, akoma më shumë nga sa është shkurtuar tashmë. Por e ndjejmë për detyrë t'ia kujtojmë këtyre statistëve të mëdhenj se nuk është faji i qeverisë së mëparshme, pasi edhe atëherë Italia u degradua, atëherë të mundohemi t'a gjejmë ku qëndron origjina e problemit, e jo pasojat. Ngado FMN ka shkuar asnjëherë nuk ka sjellë pasuri, por vetëm shkatërrim për popujt, ai e ka ndërtuar Debinë e vendeve të prapambetura, ai mban këtë gjendje varfërie të kontrolluar e gjithnjë ai mban nën kontroll Shtetet Kombëtare përmes BQE (Banka Qëndrore Europiane) e agjencive të rating. Tani Alitalia po i kalohet AIR France, për të përfunduar për bukuri me mashtrimin e vazhdueshëm të privatizimeve nga abuzivë. E nuk bëjmë shaka kur themi kështu, pasi do mjaftonte të hapnim disa zyra e dhoma të blinduara e të ruajtura nga policë, e nuk dihet nëse janë aty për të shkatërruar letrat apo për të ruajtur fshehtësinë.
Po na çojnë drejt urisë, sepse kanë një projekt, kanë një objektiv të paracaktuar, e vetëm tani personat kanë filluar t'a kuptojnë. Për muaj me rradhë profesorë të shkëlqyer talleshin me ne kur flisnim për struktura të centralizuara, për FMN e për qeverinë Botërore, na shkruanin e-mail për të na shpjeguar idetë tona pa i kuptuar ato. Na thoni atëherë ku kemi gabuar, ju kemi gjetur edhe një kolonel të Al quedës, Ali Ahmed Ali Hamad, i gatshëm të dëshmojë se është një terrorist, por gjykatësi nuk pushon së thëni që është i pafajshëm, se nuk është ai që thotë se është.

Tashmë diçka ka filluar të lëvizë, është një lëvizje e padukshme që përmban Matematikën, Cibernetikën e Filozofinë, që po ndërton një Inteligjencë. Ndonjë gazetë lokale e veriut me druajtje ka publikuar një intervistë të Michele Altamura të çensuruar nga ndër televizionet më të mëdha ndërkombëtare. Sigurisht që nuk duam që të mbarojë e gjitha "për meze e raki", pasi sot ka inteligjenca të bëra nga anonimë, duke i çuar personat individët drejt gjykatave të administruara nga anonimë, me ligje anonime e dënime anonime. Shpesojmë se mos e akuzojnë Etleboro-n me anë të burimeve anonime, që të bëjmë një gjyq me masën e duhur, në mënyrë që disa anonimë t'a dënojnë Rrjetën të përbërë prej personash prej së vërteti me emër e mbiemër. Me këto mekanizmë keni bërë luftra diktatoriale, luftrat humanitare, luftrat ndaj terrorizmit, duke u fshehur gjithmonë pas anonimëve e duke ia mbathur nga përgjegjësitë e juaja.