Lufta e Ftohtë e Shërbimit Sekret Ortodoks

Ato që mund të duken operacione të izoluara financiare të tregut, i përkasin një programi të gjërë të çuar përpara nga firmat kryesore ruse për të përftuar një duzinë grupesh monopolistike në sektoret kyçe: energjia, aerohapsira, armatimi. Faktikisht, ekonomia e mbarë një kombi sillet rreth gjashtë apo shtatë monopolesh, ku pjesmarrësit janë të ndërthurur në mënyrë aq të komplikuar, janë studiuar posaçërisht për t'a pasur pothuajse të pamundur gjetjen e pronarit real, e të gjitha të çojnë si përfundim tek burra shumë të afërt e besnikë të Putin. Le të mendojmë për Gazprom, mbajtës i një të katrës të rezervave të gazit në planet, e kontrollojnë 50% e Shtetit, 7% e tregut ndërsa pjesa tjetër janë kuti kineze, të cilat bëjnë të mundur që 40% i kapitalit të mbahet nga katër entitete shumë afër me Presidentin. Rosneft, kompania e dytë kombëtare pas Lukoil, kontrollohet nga tre burra shumë afër Kremlinit, Deripaska, Abramovitch e Vladimir Lissine. Përreth trios së Gazprom-Rosneft-RAO UES, ndërtohet sektori energjitik, me një rrjet monopolistik prej gazsjellësish, konçesionesh e ekskluzivitetesh të eksporteve, gjithashtu dhe banka e tretë e vendit, Gazprombank. Në fundin e 2004 ka tentuar të blejë Rosneft, e sot synon tek TNK, përbërëse e Alfa Group e partner i British Petrolium. Gazprom ka penetruar edhe tregun e elektricitetit: ka marrë 10% nga monopoli kombëtare RAO UES, i katërti në botë në këtë sektor.
Nuk duhet harruar Atomprom që po mundohet t'u bëjë konkurrencë Siemens-it, Bechel, Areva e Toshiba, në sektorin e bërthamores. Në sektorin metalurgjik shkrirja e grupit të tij Rusal, Soual e Glencore, ka krijuar UCR, United Company Roussal, numri një në botë për këtë sektor. Në çelik, grupi Evraz, po mundohet të përfshijë në vetvehte Severstal, për t'ia hequr Arcelor-it.

Ky sinxhir apsurd pjesëmarrësish, fuzionesh e konsorciumesh është fryti direkt i asaj çfarë ishte politika strategjike e Putin dhe e Shërbimit Sekret Ortdodoks. Vështirë se do dëgjoni të flitet për këtë në ambientet e inteligjencës, për arsyen e thjeshtë se ekzistenca e saj është simptoma e fallimentimit të shërbimeve shtetërore: pasi mbledh në vetvehte të gjithë desidentat e shërbimeve, që kanë krijuar një strukturë paralele krejtësisht përmbi entitetet e lobbies që sot kontrollojnë institucionet. Është "ortodoks" pasi mbahet si "i drejtë" por nuk ka asnjë lidhje me fenë. Gjatë këtyre viteve ka ndërtuar një rrjetë kontaktesh e relatash duke u mbështetur sidomos tek dosiet e harruara mbi spiunazhin politik e industrial. Ato që sot përcaktohen si Oligarkë të KGB-së, nuk janë tjetër veçse njerëzit e shërbimit ortodoks, që është rritur sëbashku me sistemin për të ecur përpara mbi hirin e sistemit të vjetër. Në këtë pikë nuk mund të përjashtohet që Rusia ka dashur të falimentojë apostafat, për të dëbuar FMN nga Rusia e për t'i rrafshuar burrat që ishin në fuqi, të cilët do i sillnin Rusisë vetëm një të ardhme në duart e Amerikës e të multinacionaleve të huaja. Rrjeta tashmë është përforcuar deri në atë pikë, që edhe nëse Putin do humb mandatin e tij në 2008, faktikisht nuk do humb kurrë fuqinë e kontrollin e sistuatës pasi ajo është në duart e një rrjeti, i cili nuk mund të zbulohet e as të thyhet: vetëm një nga përbërësit e tij mund t'a braktisë, por nuk do paragjykojë stabilitetin ekonomik të vendit. Në fakt ato, të cilat ne i quajmë rëndomt "multinacionalët" nuk janë tjetër veçse entitete sovranacionale, e duke mos ekzistuar Shteti, kanë krijuar një tjetër, në brendësinë e vetë Shtetit: sot kontrolli e sigurimi kombëtar është në duart e privatëve, securities private të përbërë nga ish anëtarë të shërbimeve.
Në Rusi kanë krijuar gjigandë të vërtetë, që janë armët në duart e Shteti me të cilat po hyn në Europë me prepotencë, duke ndjekur pothuajse një logjikë të heshtur kolonizimi nga Europa e nga Lindja e Mesme. Mund të themi pra se sot ndodhemi plotësisht brenda një Lufte të Ftohtë, në të cilën lobi i vjetër i naftës po përplaset me lobin e ri, ai i Energjisë së Kozmosit, por duke gjetur një ujdi sëfundi që ndalon shpërthim e një lufte të vërtetë bërthamore botërore. Faktikisht Rusia po përmbyll marrëveshje me një pjesë të afaristëve të naftës, e mjafton të shihet si po zhvillohet kriza botërore e Iranit, e Libanit e ajo e Koresë: e dinë mirë që gjaku duhet përzier për të mbajtur një pushtet e për të frenuar avancimin e Kinës. Fjalët e Bushit ishin mjaft të qarta, e ishin një mesazh mjaft direkt për Rusinë, ose që hapsira do i pengohet, si me të si pa të, përsa leadershipi i ri do jetë Republikan në duart e një njeriu tyrin, apo më qartë Arnold Schwarzenegger.
Tani që tregu e multinacionalëve është ngopur, e ka depërtuar në Rusi nëpërmjet shërbimit ortodoks, Bankave e Multinacionalët duhet të ndërmarrin një rrugë të re, t'i paraprijnë momentit të kaosit e krizës energjitike e të hyjnë në treg me një sistem të ri. Tregu i ri janë ndërmarrjet e vogla e të mesme, që do jenë fillimi e mbarimi i skllavërisë së re. Nafta e re, signoraggio i ri quhet dixhitalizim, telematizim, informatizim: lumenj parash do përmbytin tregjet për projektet e informatizimit të Pmi-së, e të gjithë do të vrapojnë për të përfunduar kështu këtë plaçkitje të madhe.
Do të donim pra t'i kërkojmë lëvizjeve të Signoraggio-s, të cilët mbahen si profetë e mburren për dije, çfarë do bëjmë nëse një ditë nuk do pranojmë më euron, apo ku duhet t'a kërkojmë naftën tonë kur do heqin spinën? Prej vitesh njerëzit kërkojnë një zgjidhje, dhe gjithmone e kanë gjetur brenda sistemit, kur gjaku i mirë është përzier me atë të keq. Përse Mattei u rrëzua, përse Moro u vra, përse Gardini u vetëvra? Stategjia që çon në largimin nga sistemi të çon asgjëkundi, nevojitet qëndrimi gjithmonë brenda. Nëse Rothschild kanë krijuar Federal Reserve mbi Energjinë, nëse një ditë do falimentojnë, ne do falimentojmë më parë se të tjerët. Fajdja e re nuk do shihet, do të jetë elektronike, e kush sot ndërton një hapsirë cybernetike mund t'i thotë jo kontratave të reja të standartizuara e rregjimit totalitarë të telekomunikacionit, kështu do arrijë të lirohet nga Bankierët, që nuk do jenë më në Bankën Qëndore, por brenda Internetit.