
Aventura e Urës së Ngushticës Messina, të filluar në 1971 me institucionin e shoqërisë publike Ngushtica e Messinës, me ç`duket është duke përfunduar në mënyrë definitive nën përpjekjet e klasës aktuale drejtuese. Nuk është kollaj të hedhësh pas shpine tridhjetë vite negociatash, marrëveshjesh politike e ekonomike për të realizuar një utopi pothuajse e realizuar, për të rikonvertuar pastaj çdo gjë: tendera, financime e shoqëri që kanë lindur e kanë jetuar deri tani në funksion të Kësaj ure. Jo-ja për ndërtimin e Urës mbi ngushticë për Di Pietro e Prodi nuk është thjesht një e dhënë për t`u vendosur në të nesërmen e fitores së qëndrës së majtë, duke shkatërruar të gjithë mekanizmin që ishte aktivizuar prej vitesh në ndërtimin e një «vepre të madhe» kaq e diskutueshme.Pikësëpari shoqëria Ngushtica e Messinës, ku janë pjesëmarrës Fintecna me 67,6%, Anas me (12,38%), Rfi (12,99%) e Komuna e Siçilisë dhe ajo e Kalabrisë me (3.79% secila) me shumë siguri do vihet nën kontrollin e Anas, që do e shkrijë. Nuk ka qënë i rastësishëm lajmi që si president i Anas është vënë Pietro Ciucci, administrator delegat i Ngushticës Mesina Shpk, njeriu që ka filluar gjysëm konkretizimin (gjithnjë e vetëm në letra, shumë letra) i projektit «Ponte» (ura), pasues i Vincenzo Pozzi, i pushuar nga i tërë këshilli pas bërjes publike të mosbesimit nga ana e ministrit të Infrastrukturës Antonio Di Pietro, i cili që më parë kishte kërkuar rishikimin e shoqërisë duke denoncuar edhe Prokurorinë për parallogaritje të paligjshme në lidhje me bilancet. Me këtë gëlltitje drejtuesit e Ngushticës, të kontrolluar më parë nga Anas, do jenë këto entitete që do kontrollojnë shoqëritë konçesionare rrugore, si Autostrade Shpk, me një përmbysje të vërtetë rolesh.Përsa i përket pastaj hetimeve për tenderat e ndërmarra, i janë besuar një ortakërie të drejtuar nga Impregilo, që në kohën e tij kishte lidhur bashkëpunime me Nenetton, do mbyllet projekti ekzekutiv me shpenzimet me nga njëqind milion vepra të tjera, për t`i dhënë fund pastaj ecurisë në mënyrë definitive.Por ngjarja më interesante i përket financimit të veprës, që së bashku me financiatorët e jashtëm, ishte 40% e përbërë nga fonde shtetërore, afërsisht 1,4 miliard euro, të ardhura nga privatizimi i ndërmarrjeve të Iri e mbeturina nga kasat e Fintecna pasi Holding përfshiu në brendësinë e vet strukturën e vjetër shtetërore.
Presidenti i atëhershëm Prato, bllokoi rreth 2,5 miliard euro rritjes së kapitalit e të shumë kontrolluarës Stretto Spa, të përpjestuar pastaj, prandaj paratë e Iri ishin, e janë akoma në gjendje, të destinuara pra në arritjen e atij objektivi.Vendosja e një pike të qëndrueshme për rastin e Urës do të thotë tani për Thesarin një mundësi për t`i përfituar ato para, duke vendosur psh. shpërndarjen e ndarjen e aksione maksimale, duke qënë Fintecna një pjesemarrëse shtetërore. Në këtë mënyrë mund të thuhet me të vërtetë që diskutimi mbi Urën mbi Ngushticë humb rëndësi, ose pak së paku humbet ecuria e ndërtimit të filluar në këto vite të gjata. Pasi ndërmarrjet e mëdha italiane u zhvlerësuan e italianiteti i tyre u zëvendësua nga Marka të mëdha, tani ish Iri ia jep ato para rojtarëve të Lobbies, që e duan jo për të mbyllur problemet e llogarive publike, por për të bojkotuar projektin në mënyrë definitive.

Është e qartë që lobbies që dha një Jo në ndërtimin e Urës, është po e njëjta që gjen konsensus të gjërë në gjirin e Komisionit Europian, t`i këtë humbur disa baza fuqie të caktuara, ndërsa ato të shpronësuara tashmë po mundohen të rezitojnë, nëpërmjet protestave e çetimeve në Parlament. Komuna e Siçilisë ka propozuar në fakt të shpallë një referendum ku do jenë vete banorët e ishullit që do shprehin opinionin për Urën mbi Ngushticë. Presidenti Cuffaro, pamvarësisht nga akuzat e proçeset e tija, akoma ka zbritur në shesh për t`i ngritur qytetarët e tij kundra një iniciative mbi të cilën Cuffaro me siguri gëzon një konflikt interesi. Kur në 2002 kërkonte shpalljen e Federalizmit Fiskal në Sicili, reformë që në fakt nuk bëhet për të çuar në federalizëm, e që atëherë vendoste një përkeqësim të tarifave në funksion të përdorimit të gazsjellësve të vendosur në territorin siçilian, si njëfare shpërblimi për përdorimin e terrenit e një uzurpim i peizazhit ambientalist. Cuffaro u arrestua e u hetua si një mafioz. Tani që ka ndërmend të çojë përpara këtë kontrast me Qeverinë qëndrore, çfarë mund t`i ndodhë akoma?Lobby për të cilën Prodi e ortakët e tij bëhen përfaqësues të denjë, sot do vëjë duart mbi paratë e Urës, që janë paratë e Iri që vetë ato i kanë robëruar, për të financuar Tav. Shpejtësia e madhe për Korridorin V, është një nga veprat më të rëndësishme e më të mëdha në skenën e komunitetit, ajo që do sjellë mallra e të mira materiale nga njëra anë në tjetrën të Europës. Për këtë shkak po përgatisin të gjitha konditat për të patur edhe në të ardhmen një pozitë fuqie mjaft të fortë, me synim heqjen e Tav nga objektivi i Ligjit komunal e vëmendjen e tij nën kompetencën e shtetit, për të mbërritur në një referendum të vetëm që t`i japë zgjidhje problemit të rezistencës së kumunitetit lokal në ngulimin e infrastrukturave. Mund të duket apsurde idea, Italia ka në këto muaj një rëndësi shumë të madhe pasi shtrihet mbi Mesdhe, ka dalje në dy dete, e si rrjedhim në dy tregje, bëhet një territor kyç për t`u shfrytëzuar e nuk dëshirohet t`i ndodhë më e keqja. Në fakt trafiqet në Mesdhe janë, në të mirë e në të keqe, të destinuar të rriten ashtu si dhe kontrolli i kurseve që vijnë nga toka Orientale, nga Kina duke kaluar përmes Suezit e nga Turqia me ndalesë Maltën, në të cilën po përgatitet projekti i madh Interporti i Mesdheut. Në të njëjtën kohë do kërkojnë favorizim e zhvillimit të porteve italiane, apo rikonstrutimin e tyre të sponsorizuar nga ente private, të cilët do të bëhen edhe konçesionerë. Një nga projektet që josh më shumë është pikërisht Interporti i Gela, tani në duart e ndërmarrjeve të vogla, por që shpejt do transformohet në një pikë të rëndësishme për shpërndarjen e gazit brenda Mesdheut.Mallrat rizbulojnë edhe lundrimet lumore që nga Roterdami, duke përshkuar Austrinë, Hungarinë e Ballkanin, mbërrijnë deri në Detin e Zi, në zhvillimin e Korridorit të 7, që sheh në portin e Ratizbonës kalimin e më shumë se 7 milionë tonelata mallrash.

Rruga e mallrave tani është çelësi për zhvillimin ekonomik të së ardhmes, por nëse sot do jenë bankat e multinacionalët ato që do i përfitojnë falë një pajtimi të shkëlqyer të qeverisë sonë, do jenë rrugët e fajdes së re. Në mënyrë të heshtur e të padukshme po lëvizin letrat e duhura, e ngjarje të ngjashme në polemikën e mes Giavazzi e Padoa-Schioppa janë fundi i tyre pasoi nuk e alterojnë atë mekanizëm , përkundrazi e përshpejtojnë atë, e favorizojnë pasi bëjnë pjesë në të. Krijimi i një kauzus belli kundra Padoa-Schioppa mund të krijojë siguri të rremë që politikanët tanë e kanë situatën nën kontroll, por tani për tani nuk ka gjë më të gabuar se kjo, pasi janë në mëshirën e terroristëve. Rezultati i misionit në Liban do influencojë edhe në planet e infrastrukturës, në dekretet për liberalizimin e Energjisë, në marrëveshjet e në shkrirjet që u interesojnë ndërmarrjeve tona të mëdha të transportit. Pas kundërshtimit të Komisionit për shkrirjen Gdf-Suez, po rivlerësohet Opa nga ana e Enel që bëri të pamundurën në muajin shkurt, ndoshta një monedhë e vërtetë këmbimi për flotën ajrore cargo e Alitalia, që i intereson shumë Air France. Kështu rasti i Autostrade është akoma nën përzgjedhjen e komisarëve të bashkisë, por sigurisht parathëniet e Albertis nuk janë ogurmirë, pasi lënë të kuptohet një bindje të fortë fitoreje.Misioni në Liban ka një objektiv të madh, garantimin e furnizimit me energji për këtë dimër, si dhe mbrojtjen e interesit të Eni për gazsjellësin që do vijë nga Turqia deri në Detin e Kuq.Hajdutët kanë vjedhur e po ndërtojnë varrin teknologjik të Italisë, që do jetë akoma për shumë kohë e lidhur në zinxhirë nga investime në teknologji të vjetruara.