Nëse ju keni origjina fisnike, ne vijmë nga gjirizi?






Kërkimet tona të gjëra na kanë çuar tek Nikola Tesla, një kokë unike, e madhe që na ka katapultuar në këtë erë moderne, por nuk është akoma i njohur. Akoma sot Italia dhe shkenca italiane nuk ia njeh zbulimin e Radios Nikola Tesla, por ia njeh Guglielmo Marconi-t, ndërkohe që nga 1950 një vendim i Gjykatës Amerikane vendos të kundërtën: akoma sot jemi të rrethuar nga kopukë që bëjnë sikur s`kuptojnë. E gjitha kjo sepse pas një gënjeshtre fshehin sekretin e një shoqërie Elektromagnetike, prej pak vërtetësish, e njëra nga këto është përgjigjia për pyetjet mijëvjeçare mbi ekzistencën e njeriut: nga vijmë e kush jemi. Këto organizata nuk nevojitet të ndodhen brenda lëvizjeve për t`i kontrolluar ato, nuk nevojitet të fusin spiune nëpër institucionet tona, as në të ashtuquajturin terrorizëm, pasi ia arrijnë të na kontrollojnë e të na manovrojnë në largësi.
Teoria e krimit të Padukshëm është një teori që shpjegon qartë si ndodhin sekuestrimet, atentatet, por asnjë inteligjencë është e aftë t`a parashikojë një veprim të drejtuar nga multinacionalë e qendra të fuqishme, nga entitete ekonomike, që kanë në dispozicion ushtri e sipërmarrës. Mjafton të mendosh për DTS, një shoqëri Amerikane, që është një ushtri private me anije, avione e helikoptere në dispozicion, pa lënë pas qendra pothuajse në të gjithë botën: mish për top për operacione sabotazhi, e sekuestrimesh. Të sabotosh mendjen e njerëzve barazvlen me t`i bindësh ato për gjëra të gabuara me anë të iluzionit, në shpresën e të jetuarit me llogari të majme, me shpërblime e shtysa. Po kush janë këto personazhe? Kush ishin etërit e tyre, tregojeni, kush ishin paraardhësit tuaj? Thuani emrat e tyre, emrat e hajdutërve që sot janë fuqia e shpallin vendimet e ndërmarra. Atëhere, zotërinj të fisëm, na e thoni kush jeni, pasi nëse ne, për origjinat tona të ulta, vijmë nga gjirizi, ju mbase jeni jashtëtokësore, zvarranikë? Darkimet me stridhe e shampanjë, havjar, femrat, shtëpite me pishina, me qenër rrace, makina luksoze, e pastaj gurët e çmuar, nga vijnë, nga cili qiell kanë rënë këto gjëra? E dini cili është i yni, atëhere na e thoni tuajin. Aristokratët e familjeve aristokrate, hajdutër e njëherazi bij hajdutësh, hajdut i trashëguar nga gjenerata në gjenerate. Vino veritas.Një provë për të kuptuar ku po na çojnë mjafton t`i hedhim një sy apsurditetit sot në Angli ku kane shkaktuar orë kaosi e konfuzioni, në emër të aksioneve të inteligjencave për të arrestuar terrorista të gatshëm për të bërë Anglinë një “11 shtator”. Kjo është ajo çfarë muaj më parë përcaktuam si sabotazh, apo manovra të bëra për të krijuar vetëm përhumbje e panik, në mënyrë që të kontrollojnë personat e popujt perëndimorë, të humbur në kartat e kreditit, të mbytur me borxhe, e në konsumizëm. Lufta ndaj Iranit e ndaj Sirisë mund të jete e konsiderueshme ose jo, pasi tashmë nuk është ky objektivi i vërtetë: terrori konfuzional krijon anarki e kontroll të lartë mediatik. Kjo është bërë e mundur falë veprës së profetëve të rinj nga një transmetues privat, apo kryeartikuj gazetareskë, flasin për terrorizmin, kur, me shumë gjasa bëhet fjalë për një grup djemsh mylimanë të grumbulluar mbi një avion nga një agjenci udhëtimesh. Do gjenden kështu në vendin e gabuar e në momentin e gabuar, do arrestohen e pasi i japin një dru të mirë do i mbyllin në një qeli izolimi: pas dy muajsh do vendosin të pranojnë se kanë patur vizione me Bin Laden personalisht. Nëse nuk ekziston kontrolli i mendjeve, planet e tyre do ishin boshe, kështu nëse ne ndalojmë për pak çaste do kuptojmë apsurditetin e historive që po na tregojnë.