Apokalipsi ka mbërritur

Fundja duhet t'a prisnim një gjë të tillë, pasi sinjalet ishin shfaqur prej kohësh e nevojiten tani të gjitha presupozimet për të shpjeguar përsenë e kësaj farse të madhe. Para së gjithash duhet t`i drejtohemi datës që shënon numrin 11, pas 11 korrikut për të pritur 11 shtatorin, e për t'a ndërtuar pastaj të gjithin me një spektakël mediatik. Sërish flitet për " shpartallime terrori", mes Londrës e New Yorkut, me një bandë fantomatike terroristësh pakistanezë të gatshëm të marrin kontrollin e boeing me armë të sofistikuara e të ndërtuara nga komponente që mund të blihen lirisht në treg.
Kanë dalluar një armë, "një bombë me eksploziv të lëngshëm" që aktivizohet nëpërmjet një lektori të zakonshëm mp3, një zhpikje revolucionare e terroristëve për t'i bërë bisht kontrolleve, e ndërtuar nga komponentë banalë të gjetshëm ngado.
Një armë e re që përdor ujin, sigurisht që egziston, shumë më e rrezikshme dhe e padukshme nga çfarë duan të besohet, por sigurisht që nuk është kjo: çfarë na japin është vetëm një grimcë e së vërtetës të cilën duhet ta pranojmë për t'i anashkaluar planeve të mëdha të sabotimit. Në fakt aksioni i shërbimeve për të bllokuar atentatin e madh ka shpërthyer panikun e një apokalipsi real në tokë, me dëme e viktima më të mëdha se një luftë apo një atentat: nuk ka çmim apo aksion që mund të shëroje popujt nga terrori, që mund t'i bëjë t'u bësojnë sërish komshiut të tyre. Kanë privuar personat në udhëtim për një periudhe alfa nga uji i ngrohtë, lëngjet, deri edhe nga biberonët e fëmijëve të tyre, kane sekuestruar valixhet e çdo të mirë materiale, duke e detyruar këtë masë njerëzish të qëndroje në aereoport për një ditë të tërë. Të gjithë udhëtimet janë anulluar, me shërbime të këqia e vonesa në të gjithë aeroportet e botës, pikërisht në një periudhe me prapsime të mëdha fluksesh në shkallë ndërkombëtare si shkak i ndalesave. Ky aksion është në të vërtetë një kuti kineze, e studiuar si dhe e projektuar në detajet më të holla pasi është funksionale e i përgjigjet shumë objektivave, mes të cilëve atij ekonomik e financiar është një përbërës shumë i rëndësishëm. Kjo manovër do i kushtojë pasagjerëve miliona euro, ashtu si dhe shoqërive siguruese që, mes vonesave e proçedurave rimborsuese, nuk do zhdëmtojnë të gjitha paratë. Do ishte me të vërtetë interesante të verifikojmë bilancet e llogaritë tremujore në shoqëritë e aviacionit e të armatimit pas këtij blitzi antiterrorizëm. Nuk duhet përjashtuar hipoteza se kanë dashur të bllokojnë lëvizjet e kapitalit qarkullues e paratë në kesh nga Anglia drejt atdheut të emigrantëve me banim jashtështetit.
