Grusht Shteti


“TRIUMFUESI I VËRTETË ËSHTË MASTRELLA: FITON NË KOMUNËN E KALABRISË ME QENDRËN E DJATHTË E NË BRINDIZI ME QENDRËN E MAJTË.”
Lëvizjet e tjera, të ashtuquajturit, të “minorancës” janë sistemuar tashmë apo shpejt do jenë: Bonino ndoshta do ketë ministrinë e mbrojtjes në mënyrë që të qetësojë strëzgjatjet e saja, ndërsa “komunistat” kanë përfituar dy nga pozitat shtesë të Shtetit. Tani duhet të jenë duke u organizuar për të zgjedhur D`Alemën apo një tjetër eksponent të qendrës së majtë President të Republikës, e kështu ka mundësi të bëjë katër a pesë senatorë të rinj të besueshëm për të mbushur mangësinë e të majtës në Senat.
E kjo është epoka e destabilizimit të qeverive, pas Amerikës edhe Franca e Anglia do gjenden të përfshira nga një përmbytje skandalesh spiunimi e keqkuptimesh të çuditshme mes pjesëtarëve të egzekutivit. Është epoka e ngadalësimeve, shkurtimeve të energjisë, të blackout të elektricitetit, parregullsi në sistemet e telekomunikacionit e të transportit, greva e shkarkime nga puna masive, incidente pranë rafinerive e naftasjellësve. Është epoka e avarisë, e armëve të shkatërrimit të masës, e Gjeneralit Mladic që nuk dorëzohet, të përplasjeve mes qytetërimeve: perëndimi kundra lindjes, i moshuari kundra të riut, njeriu kundra njeriut. Ngjarjet e këtyre ditëve kanë komfirmuar pra, vlefshmërine e analizave tona, e pavarësisht se asnjë atentat nuk ka tronditur jetën tonë, “normaliteti” i ngjarjeve po vë në dyshim punën tonë, ndërmarrjet tona, pensionin tonë. Ti rrezistosh nuk do jetë e lehtë pasi do të duhet të ndryshojmë mënyrën tonë të jetesës, t`u japim shoqërive një edukim energjitik që nuk ka, të organizojmë ndërmarrjet në një sistem nën vulën e këmbimit e të bashkëpunimit. Kjo mund të shtyjë komunitetet në një solidaritet më të madh e tolerancë, me qëllim kundërshtimin e përplasjeve shoqërore e të “luftrave fetare” të kota. Mund të jete ky grushti i vërtetë i Shtetit, ashtu siç Etleboro me strukturën e tij prej rrjeti e jo qëndrore përbën rezistencën e përgjigjen ndaj përplasjes së qytetërimeve.
Por kësaj Rezistence i duhet m.gj.th. të përballet me armët e pamundura të manipolimit të shpirtrave njerëzorë, të dizinformimit e të Etnocidit që po privon botën në të cilën jetojmë nga realiteti e nga njerëzimi. Pakënaqësia e shoqërisë e ndezur nga papunësia, kriminaliteti e inflaksioni trazon masat e popullsisë, inati i së cilës iu kthehet vetë shoqërisë: hyhet në një spiral kaosi e entropie të kontrolluar, nga e cila nuk mund të dilet nëse nuk shuhet televizori.