<

25 prill 2006

Etnocidi fshihet brenda ekonomisë

Anatoçizmi bankar është ai mekanizëm pervers në bazë të së cilit bankat llogarisnin çdo tre muaj interesin mbi interesin pasiv të vjetër, në një spiral debi-interes që nuk njihte fund: në fund të vitit mali me debi rikapitalizohej me interese fajdexhiu deri në 30%. Falë këtij sistemi kriminal 300.000 biznesmenë të vegjël kanë falimetuar, janë përulur, shkelmuar, mashtruar, arrestuar, e vrarë. Janë sëmurur më kancer, kanë rënë pre në duart e racketit të drogës, mes bordeleve, rouletës e dashnoreve. Gjenerata të tëra biznesmenësh të ardhshëm, e kështu edhe zhvillimi i ndërmarrjes familjare është shkatërruar. Kanë provokuar një dëm biologjik, shoqëror e ekonomik të vendit të barazvlefshëm me një gjenocid të vërtetë. Kjo proçedurë, e paligjshme e kriminale, është deklaruar si një krim i vërtetë këto vitet e fundit, e sentencat e para e kanë risinë në 1993 pranë Gjykatës së Vercelli-t, deri në atë të Kasacionit të 16 marsit të 1999. Megjithëse sentencat e kishin minuar ndërkohë të gjithë sistemin bankar në themelin e tij, ku në shumë raste, intereset personale pasive do transformoheshin në një goxha kapital për t`u rikthyer, të cilit i duhet shtuar shlyerja e dëmit biologjik e atij real. Në këtë pikë ndërhyn dekreti “banka shpëtues”, D.Lgjs. nr.342 i 4 gushtit të 1999, që ka kërkuar të evitojë efektet dëmtuese e shkatërruese për institutet e kredisë, duke eliminuar mundësinë për të kërkuar drejtësi për kontratat e mëparshme e të ardhshme në vendosjen e ligjit. Që atëhere qeveria e D`Alemës vendos një dekret që mohonte të drejtën e qytetarit për të kërkuar rikthimin e interesave që i ishin adebituar nga bankat fajdexhesha, e drejtë kjo që i ishte hequr në sentencat e mëparshme, duke i prerë kështu edhe aktivitetin për kontratat e ardhshme pasi anatoçizmi bëhej një klauzole legjitime. E pra një ligj kriminal e i poshtër pothuajse sa sistemi që kërkonte të shpëtonte.
E kështu ndërsa në Kosovë numëroheshin fantazmat, në Bosnjë rizbuloheshin të vdekurit e gjallë, aq mburreshin shtëpiaket Emma Bonino e Carla del Ponte, Etnocidi po zbatohej në shtëpinë tonë. Ndërsa të gjithë mendonin të shpëtonin një vend, po shkatërronin Atdheun tonë. Këto mashtrues e kriminele kanë arkitektuar një mashtrim në mënyrë shkencore e strategjike, me imazhet e një lufte apo të një shfarosje që godasin mendjen tonë me një mesazh të dallueshëm, me metoda të padukshme e subliminale që influencojnë në unin tonë duke na bërë të besojmë se jemi ne hymbësit. E gjitha kjo është fryt i teorisë së rreme psikologjike e psikiatrike. Bankat nëpërmjet Rokfeller-it zotërojnë një institut për kërkimet mendore, ku kanë fshehur kërkimet, shkencën e vërtetë. Kemi pritur 30 vjet për të pasur një “kartë” që provon se çdo qytetar mund të rimarrë paratë e tija, e do duhet të presim edhe 30 vite të tjera për t`i marrë. E ky është një mashtrim, i orkestruar nga Banka Intesa, nga BNL e Unicredit, nga Baronët Hajdutër që e majta i fsheh pas buzëqeshjes prej “budallai” të Prodit tonë. Natyrisht edhe e djathta nuk është më mirë, janë të pambrojtur pasi nuk kanë ngritur as majen e gishtit për t`a bërë egzekutive sentencën e Signoraggio-s.Ky është Etnocidi.