<

08 prill 2006

Crak GM. Rrëzohen gënjeshtrat e shteteve të bashkuara


General Motors varet tashmë në një fije peri. Faktikisht e falimentuar. Crack-u, që mund të shpallet zyrtarisht gjatë javës që vjen duke ngjallur tmerr, ka parë tek rrëzohet një nga ndërmarrjet më të mëdha amerikane.
Një tjetër sintoni e faktit që mburrja e kotë e amerikanëve si dhe egoizmi po copëtohet pak nga pak. Gjigandi më këmbë prej argjili po fillon të vërë në dukje të çarat e mëdha të themelit të tij. E kush do nxjerrë lajmin, me një buzëqeshje të patinuar, pas një gosip e një tjetri? Cnn. Çfarë do të thotë që maska e fuqisë e themeluar nga amerikanët po copëtohet me të vërtetë, si baltë ë tharë në diell: është vetë i sëmuri që tregon plagët e tmerrshme që po i shkakton kolera e që e korrupton nga brenda. Tashmë e kanë kuptuar realitetin e fakteve e nuk shpikin më përralla për lajmet në të cilat të gjithë janë të lumtur e të kënaqur. Sigurisht Cnn e ka zvogluar, duke pohuar se problemi ishte se nuk paguanin më rrogat, nuk ka thënë qartë mbi falimentimin e Gm, por ka cituar përciptazi problematika të tjera.
Cilat probleme? Këto nuk janë gjëra të lindura kohët e fundit. Në 2005 Gm ka pësuar një humbje netto prej disa miliarda dollarë. E sipas burimeve, shkojnë në shifra që variojnë nga 6 në 8 milionë dollarë. Aksionet e 12 muajve të fundit kanë humbur një të tretën e vlerës së tyre. Furnizuesi kryesor i komponentëve, Delfi, është edhe ajo në këmbët e Pilatos. E janë sindikatat ja i kanë vënë thikat në fyt këtij gjigandi që po vdes. Duan një rikompensim për rrogat e vonuara. Para, për të cilat të punësuarit, tashmë mund t`i heqin shpresat. Pasi kur vdes një ndërmarrje, të parët që dalin të humbur janë punëtorët e gjorë që i janë bindur për muaj zërit të pronarit. Analistët e Gm thonë se çdo gjë do shkojë për së mbari. Kaluan dy javët e vështira, të hënën çdo gjë do jetë më mirë. E të hënë pas të hëne, punëtorët presin të ndriçojë sërish dielli për shpresat e tyre të zbehura se mund të paguhen e se do kenë një të ardhme të sigurtë. E nëse do kenë uri, do ngopen me ajër të skuqur. Nevojat e përditshme, urgjencat e mundshme si persona realë janë të dhëna që pak u interesojnë të korruptuarve që drejtojnë numrat e financës së lartë. Tregu i shtëpisë së Detroit është edhe ai në rënie.

Nga Gm, në një të fundit lëvizje sketerrë që duket se është ai i të notuarit një hap larg nga përmbytja, japin lajmin se po ecin mirë shitjet e Suv. Por mjaftojnë fuoristradat hibride për të shpëtuar General Motors, për t`a nxjerrë jashtë varrit? Sigurisht që jo. E fundit urgjencë shpëtimi, e fundit barkë shpëtimi për të shpëtuar ato pak që kanë mbetur, më fatlumët për t`ia mbathur (nga dhomat me butona, jo nga sinxhirë montazhi) ma diçka kontrete nga kjo përmbytje duket se mbetet shitja e një firme satelitare që prodhon Gm, që quhet GMAC.
Mbetet për të parë nëse do ia arrijnë t`a shesin këtë qingj të ngordhur. Ndërkohë më të shkathtët organizojnë një goxha funeral të stilit të lartë: pjesa më e madhe pergatitet për të veshur pelliçen më të bukur e të gjërë për ceremoninë e funeralit. Në këtë mënyre mund të fshehin motorskafin i shpëtimit, e për të mos u fundosur së bashku me shtëpinë prodhuese të motorëve të Detroit, një ndër lapidarët e ekonomisë, e troditur thellë nga rënia e saj. Njësoj si të thuash: ke vdekur, të përdori si komordare shpëtimi, për të mbërritur në breg e për të mos u fundosur edhe unë në këtë det me peshkaqenj.