Dita e borxheve dhe e ferrit duke filluar nga Kurks
Organizata jonë, e cila respekton dhe frymëzohet nga kodi i lartë etik, civil dhe moral, ka denoncuar haptazi çfarë po ndodh, e sigurisht të gjthë ne do japim një kontribut të madh, por në këtë javë do shpërthejnë evente për të cilat kemi folur dhe më parë në raportimet tona. Gjatë ditës së nesërme, Iraku do pranojë si valutë këmbimi për shitjet e fuçive euro-n, gjë që do të detyrojë blerësit të heqin dorë nga monedha e gjelbërt për të blerë monedhën e re të pranuar në kohë tranzicioni. Që nesër Amerika me dollarët e saj do fillojnë t`a humbin vlerën e tyre e tregjet do fundosen së bashku me to. Lufta në gjëndjen aktuale është e vetmja zgjidhje. E gjitha mund të jetë në lojë, mbase që sot me një blic do kapi Mladic për të tërhequr vëmendjen nga çfarë po ndodh realisht, siç e kishim parashtruar tek ’’Marsi i përgjakur”.
Të sulmosh Iranin do të thotë të mos i japësh jetë Kinës, e cila sigurisht nuk do qëndrojë duarkryq ndërsa Amerika apo të tjerët ia heqin mjetet e jetesës, të domosdoshme për të jetuar. Populli kinez është në rritje të vazhdueshme, ndaj një mungese gjithnjë e më të thellë të të mirave ushqimore, të ujit e të energjisë, të cilat sigurisht nuk mund të merren falas. Në këtë rast një luftë kundra atyre që duan të minojnë mbijetesën, do të bëhej e domosdoshme. Në një fjalim shokues, të publikuar në 2003, Ministri kinez i Mbrojtjes Chi Haotian, denoncon sesi fuqitë e mëdha kanë vendosur përkuljen e Kinës, e për të evituar këtë duhen vënë në gjunjë Shtetet e Bashkuara, e të shkatërrojnë Japoninë me një sulm bërthamore.
Kina, pra do hedhë në treg dollarët e saj, duke theksuar zhvlerësimin e paevitueshëm pasojë e të cilës është debia e thellë e popullit. Tatëpjeta financiare është e afërt, kjo do shpjegonte propozimin e ligjit të qeverisë t`ia kalojë debine publike dollarit, dhe evente anomale, siç janë radarët në avari për të lejuar transferimin e një flote.
Një luftë e shpejtë, që ka si pikënisje fundosjen e Kurks, nëndetesja e marinës ruse, pasojë e një ndeshje me një nëndetese amerikane. Në atë rast propaganda e medias la të kuptohej qartë se ekuipazhi ishte braktisur me dashje, për të vdekur pastaj duke u mbytur, pas mossuksesit në tentativën e shpëtimit.
Në realitet nuk vdiqën të gjithë, një pjesë e tyre arriti të shpëtonte fale tutave të veçanta që lejonin një ngjitje prej 3m/sek., ndërsa trupat që iu dorëzuan familjeve pas shumë kohe qenë me goditje të dukshme arme zjarri. Një tjetër nëndetese iu erdh në ndihmë, duke evakuar një xheneral kinez e dy arabe; me siguri duhet të ketë qënë më e vogel, e nuk mund t`i mbante të gjithë, atëhere me siguri do kene premtuar se do rikthehen. Asnjeri nuk do e kuptoje ndonjehere përse nuk u rikthyen.


E gjithë ngjarja u zhvillua në një mënyrë vërtetë dramatike, pasi mbasi 8 personat ia dolën mbanë të iknin, ato që mbetën në fund kërcënuan se do hidhnin një silur granit bërthamorë, nëse askush nuk do i vinte në ndihmë. Në fakt, trupat u gjetën të grirë nga të shtëna, e me ç`duket duhet të ketë qënë një goxha përleshje në brendësinë e nëndetëses. Një gjë është e sigurtë, ajo vrimë është provokuar me dashje për t`a përmbytur të gjithën.
Shtypi atëhere deklaroi se nëndeteset ruse nuk ishin të paisura siç duhet me mjete shpëtimi, ndërsa në të vërtetë të gjitha nëndeteset janë të paisura nga shoqëria ndërtuese Beaufort. Është i çuditshëm fakti që nëndetësja ndodhej në 90 metra thellësi, e trupa ishte super e paisur dhe e përgatitur, mbase do ia kishin dalë të ngjiteshin edhe me një qese plastike.
Sot, ky incident klasifikohet si “sekret”, dhe shkaku që fshihet pas kësaj historie është shumë i çuditshëm. Por ne besojmë se ajo vrimë ka qënë me dashje, dhe se Putin nuk kishte asnjë arsye për të mos u ardh në ndihmë ekuipazhit. Mbase Rusia nuk dëshironte të merrej vesht se ajo nëndetëse fshehte një xheneral kinez e dy arabë, dhe struktura shumë të sofistikuara: egzistenca e të cilave duhej mbajtur sekret. Shpresojmë të mos kete shkuar dikush tjetër për t`i marrë! Sipas hipotezës sonë, amerikanët donin të përvetësonin nëndetësen.