<

26 mars 2006

Kaosi qeveris mendimin

Fjalimi i Bernankes mbajtur ditën e hënë me ç`duket nuk i ka bindur as investuesit e as vete analistët, të cilët e prisnin fundin e shtrëngimit monetarë si dhe një ngritje progresive të dollarit. Realisht situata është më komplekse nga ç’mund t’a mendojme. Raporti i Federal Reserve i publikuar gjatë ditëve të kaluara, paraqet një variacion evident në mbarëvajtjen e kurbës së prodhimit, e për më saktë parashikon një rrezik regresi prej 60%. Po në të njëjtën kohë raporti mbi debine publike është mjaft kritik, limiti i lejuar po arrihet, e zhvlerësimi mbetet e vetmja zgjidhje për të mos paguar borxhet e tyre. Bernanke nuk zhbilancohet, ai e interpreton sheshimin e kurbës së rendimenteve si një sinjal shqetësues regresi, e m.gj.th. saktëson se vijueshmëria e tregut obligues nuk është i vetmi burim për të përcaktuar koston e parasë. Pra flet për ekonomine që vrapon, por nuk shpjegon enigmën e rrezikut regresiv.
Edhe analistët më të kujdesshëm, i ruhen një tjetër lëvizje të bankës qëndrore, të paktën për fundjavën e ardhshme. Ndaj ditës entuziazmuese më 21, në bursat me ngritje të lartë si dhe me bumin e madh të titujve të sigurimeve, alterohet dyshimi dhe mosbesimi i datës 22, me një tendencë në rënien e të gjitha tregjeve. Por, me siguri taksat e interesit do ngrihen akoma më shume, në korsinë e zhvlerësimit të dollarit, që do e ndjeje në mënyre brutale ndryshimin e valutës së këmbimit të naftës në Iran. Jo rastësisht, kriza iraniane gjendet në një udhëkryq, një “vendim i rëndë duhet marrë”, mbase një vendim që do ndryshojë drejtimin e evenimenteve”. E gjithë bota është në dijeni dhe është koshente, ndaj eventeve që po shoqërojnë këtë javë e dimostrojnë. Errësimi i radarëve në fakt ka lejuar lëvizjen e lirë të aereoplano-mbajtësve dhe të nëndetseve drejt bazava strategjike, të shumta janë testimet e përgatitjes si dhe manovrat ushtarake.Ballkani, porta e Lindjes më e shkëlqyera, janë në fermentim e sipër: orët tashmë numërohen, pasi sulmi është padyshim i padiskutueshëm. Ministri i punëve të jashtshme izraelian, Tzipi Livni, ndodhet në Romë gjatë këtyre ditëve në një mision vetëtimë, për një takim sigurisht jo për motive kënaqësie: duket se janë mjaft të ndërgjegjshëm për rrezikun e rëndë ndaj një kërcënimi nuklear iranian. Izraeli duket i gatshëm për të sulmuar, dhe Italia do i duhet të japë disponueshmërine e saj.

Një luftë që do gjunjëzonte ekonomine tashmë në rritje të Kinës, e cila në fakt shqetësohet për furnizimin e mjaftueshëm me energji elektrike nga Rusia e afërt. Një marrëveshje strategjike, që vendos Kinën në një situatë mjaft të privilegjuar: nevojitet një rezerve energjitike. për të bërë luftën ndaj dollarit. E për këtë Amerika është plotësisht e vetëdijshme, aq sa e ka menduar mirë në lidhjen e marrëveshjes me Indinë për të përmbushur nevojat e veshmbathjes të refuzuara nga Kina.

Të gjithë po i marrin masat, e pra minjtë që lëshojnë anijen tek fundoset. S`ka pak kohë që është bërë publik aksioni i Ministrit Tremonti për të krijuar një koalicion që do fusë në valle Anglinë, Hollandën, Irlandën, Suedinë, dhe Danimarkën, për të paraqitur një dokument si “opozicion ndaj politikës së protencionizmit”.
Me siguri Italia i ka rezervat e veta të nominuara në dollarë, prandaj një zhvlerësim i fortë i dollarit do vinte me të vërtetë në rrezik edhe ekonomine tone delikate, shume e debituar edhe ajo. Mbase po mundohen duke bërë një koalicion të gjejnë një zgjidhje të mundshme ndaj crack-ut që do zaptonte mbarë Europën. Për më tepër, ONU ka deklaruar nëpërmjet zëdhënësit të saj se do kete një pandemi të virusit të pulave: është për t`u çuditur pra, pasi titujt e sigurimit po ecin për mrekulli? E gjitha kjo na duket, një holokaust prej së vërteti në nivelet më të larta. Prapa qëndron politika e “Mid kontroll”, ose kontrolli mendor, e pra po kërkohet ndryshimi i ekonomisë sonë. Banditët i janë futur punës, kanë vendosur të bëjnë një bum të stilit të lartë: ndërmjet ditës së sotme e 26 do bëjnë diçka, nuk do presin të rrëzohen me kokë poshtë kaq kollaj. Fati i miliona njerëzve do ndryshojë.