Një ditë të çmendurit futën brënda të shëndetshmit...

Duke pare në televizor ato fytyra, mbetem gjithmone pa fjale: aktore dhe persona të dalluar mbrojne gjysëm të vërteta, gjysëm mendime, e atëhere pyes veten nëse e gjitha kjo është e vërtete. Vështroj Shtetin tek gjunjëzohet kështu. Pas vite fjalësh, deklaratash pa kuptim, e prej marrëzirash prej së vërteti, vazhdojne e tallen me njerëzit duke e përulur atë.
Kush është Mysliman, Serb, Italian apo dhe Kinez? Zotërinj, neve jemi të gjithe njerëz, dhe i përkasim të gjithe racës njerëzore, duhet ta kujtojme këtë, pasi të gjithe po na çojne drejt shkatërrimit.
Televizioni me femrat e bukura na bind se me parane mund të kesh mirëqënien, kulturën, e pra çdo gjë, është ky Etnocidi i përsëritur ditë për ditë nga këto roje, këto kriminelë të përçudnuar.
Na pyesin neve serbëve, kroatëve e myslimanëve të jetojme e të bashkëjetojme, e ndërsa pagojne e financojnë Televizione për të shpallur lajme e për të trazuar shpirtrat e njerëzve: thone një gjë e mendojne e realizojne të kundërtën. Është krijuar gjykata e Hagës, që bën për të qeshur edhe virusin e pulave, që ngordhin nga turpi. Është mjaft e bukur të dëgjosh fjalët e Millosheviqit tek kundërshtohen nga dëshmitare që jane aty për të aktruar, pasi jane të gjithë të shantazhuar.
Në të gjitha luftrat ka varre të përbashkëta, ku nxirren po të njëjtat kocka çdo here kur nevojitet realizimi i një privatizimi apo konkludimi i një oferte, për të lëvizur të pashqetësuar si hajdutër.