<

20 shkurt 2006

Era e privatizimeve dhe e debitorëve

Shpesh dëgjojme të flitet për privatizime, sidomos në deklarimet e “njëfare” shoqatash e papagajsh që shiten si eksperte e operatore të financës së larte. Po çfarë ndodh në një operacion privatizimi? Në shumicën e rasteve, shoqëria nuk disponon mjetet e nevojshme financiare për të përvetësuar një ndërmarrje apo kapital maxhorance në një shoqëri, kështu u drejohet financiatorëve, bankave, apo më qartë bankave të mëdhaja të punëve të jashtme. Huaja jepet duke marre si garanci kapitalin e shoqërise tregtare për t`u shkurtuar, pasuria apo dhe aftësia e tij për të marre kredi. Prezantohet projekti industrial, nje plan financiar për të treguar arsyet ”ekonomiko - tregtare” të operacionit, të firmosur e shumëfish të firmosur nga “ekspertë” si dhe nga shoqëria e revizionit, dhe me ç`duket kjo do të mjaftonte për të justifikuar korrektësine dhe arsyetimin e rradhës. Ky projekt thote që “Un shoqëria dua të blej Telekomin, për këtë ju kërkoj juve një financim, e pas fuzionit borxhin e kthen vete Telekomi”: kjo është skema e operacionit. Blerja, e në këtë rast privatizimi, nuk krijon kapital të ri për një ndërmarrje, përkundrazi firma e bashkangjitur do debitohet për të kthyer parate, pasuria e saj do shkatërrohet dhe do shitet, ose dege të tëra të ndërmarrjes do ndahen me vete, përfundimisht do vidhet likuiditeti i kasës. Firmat ekonomikisht të shëndetshme, do goditen për t`u ushqyer nga ato si të ishin parazitë.
Siç ka ngjarë në rastin e Telekomit, dhe e njëjta gjë ndodh edhe tani në blerjen e rafinerive apo dhe të centraleve elektrikë.
Ky është një sistem në të cilin dy subjektet – ai që blen dhe ai që shet – ndërrojne rolet: në fund paguan ai që është blere, dhe pikërisht është kjo që ka ndodhur në rastin e të gjithe privatizimeve. Kush ka fituar nga privatizimet jane bankat e mëdhaja të punëve të jashtme.
Në të kaluarën hajdutët ishin piratët, sot fuqite jane riformuar në organizatat e të Mireve, të shkruara ndër shoqatat ndërkombëtare, që të akuzojne si nazionalistë, kriminel e terroriste, në rast se je kundër privatizimeve.Kujt i kishte shkuar në mëndje se do mbërrinim në erën e debitorëve...