José Manuel Barroso në terr

Sot parlamenti shqiptare ka mikpritur José Manuel Barroso i cili, pas fjalimeve të zakonshme për asocim në BE, për zhvillim e arritje, nuk i është përgjigjur pyetjeve mbi signoraggio e mbi OLAF, struktura që heton mbi fallsikikimin e eurove, e implikuar në rastin e Vodafon në Greqi, për përgjime telefonike. Jo rastësisht pikërisht dy dite para se të vetëvritej tekniku i Vodafon, ndërsa familja e tij pranon me zë të lartë të kete ndodhur e kundërta.
E kështu, ndërsa Z. Barroso fliste në sallën parlamentare ka ngelur në terr pas një black out, i pritur nga një entuziazëm i forte e i zhurmshëm i platese. Sidoqofte neve jemi shume të kënaqur nga vete fakti se presidenti e ka shijuar ç`do të thote të jetosh pa drite, ngaqë dhe dy muaj më pare Shqipëria ka mbetur pa drite si pasoje e një akt - revanshi nga ana e Fondit Monetare Ndërkombëtare, ndaj kërkesës së bërë nga qeveria e re, për një rishikim të projektit mbi ndërtimin e TEC-it, apo dhe të një centrali elektrik gjiganesk të destinuar në prodhimin e energjise elektrike për të thithur naftën nga gaz-sjellësi AMBO. Një projekt ky i organizuar nga British Petroleum, e që në fakt do të financohet nga banka botërore, e pra me fonde keto te dhëna hua duke ua debituar popullit interesin.