
Jean-Pierre Petit
Emanuel Cartier ka patur gjithnjë përshtypjen për të jetuar me kredi dhe kjo gjë i ka pëlqyer.
“Nëna ime e kishte një dhe ishte si te thithje ajrin”. Kredia e tij e pare ishte menjëhere pas shërbimit ushtarak: ishte për një aparature stereo. Po për një televizor?
I ishte dukur aq e lehte , si një dhurate preçize, shikoje një oferte të mire , e kërkoje , më pas merrej një formular që e mbushje dhe brenda 48 orëve merrje porosine siç thoshte reklama. Gjithçka bëhej pa pare asnje njeri, rimbursohej nëse nuk të pëlqente. Pra të jepte idene e një mënyre të këndshme.
Dymbëdhjete vjet më vone Emanuel Cartier dhe gruaja e tij Patricia , kishin 6 llogari në banke, 21 linja krediti dhe 15 karta krediti për të rikthyer 250 000 euro por merrnin gjithnjë të njëjtën page.
Kur arritën zjarrfiksit në Laversines, Emanuel Cartier i priste përpara Ai qante. Ai tha që vrau Alician e vogël 11 vjeçare, të dytën e 5 fëmijëve të tij, që i pëlqente të kërcente me të me muzikën tekno dhe që tashme gati nuk merrte më fryme në dhomën në fund.
Një grua me të bardha e pyeti Emanuelin : “Më shpjego, dua ta di” . Ai u përgjigj :” Gabova. Duhej të vdisnim që të gjithe” Patricia dhe Emanuel Cartier u paraqitën brenda të mërkures përpara gjykatësit me akuzën e helmimit me dashje.