
Gjyshja ime kur e pa në televizor, tha: "Pa sa djalë i mirë, ky Boris Divjaka, kaq i pacënueshëm me xhaketën e tij të re, pastaj sa inteligjent".Heroi ynë ka thënë se të gjithë politikanët jane të korruptuar. Epo të lumte, kur bualli i thote brigjate gomarit! E menjëhere më pas këshillon të shesim, të privatizojme çdo gjë, për të na kthyer të gjithëve në skllevër. Bravo të qofte! E duke menduar se për të thënë këtë ka studiuar në Londër, pas shume vite studimesh intelligjenca e tij ka dhënë këto rezultate.Për besueshmërine e fjalëve të tij garanton Transparency International, që, për çudi, është krijuar nga themeluesi i Bankës Botërore, pra një alamet garantuesi.Atëherë të pyes ty, që je një i mënçur i madh, një burre i botës, që ka pare në Londër ekonomine e vërtetë, atëhere pse nuk hap një hetim, një çështje mbi bankat? Përse bën papagallin dhe përsërit gjërat që t'i diktojne t'i thuash? Pse nuk pyet ku shkon signoraggio i bankës qëndrore? Përse nuk e pranon pronësine e Markës së Konvertueshme? Atëhere përse të mos privatizojme ndërrmarrjet e falimentuara, e jo vetëm ato në gjëndje të mirë? Përse nuk shkon tek gjykatësi dhe denoncon politikanët Hajdutër?Përse nuk i citon të gjitha pronat e Bankës Intesa dhe të Unicredit në Bosnia? Përse nuk e tregon qarte kush është Debia publike, në vënd që të thuash vetëm filozofira.Në Ekuador prej 40 vitesh mbledhin kafene me duar dhe vdesin nga uria, ndërkohe që kafeje shitet në të gjithe botën.Përse? Përse? Përse?I dashur Boris Divjaka, më shume se një here të kemi shkruar, po je zhdukur gjithmone, përse valle?Kam shkuar në tv, po akoma nuk përgjigjesh. Ke shkuar në Angli, dhe me një xhaketë të re je kthyer për të na thënë se jemi budallenj.