<

15 shkurt 2006

Shën Leja e Qëndrimit

E shtrëngon mes duarve, gati nuk e beson: ja tek është “shën Viza”, pas gjithë atyre dokumentash që ke dorëzuar, pas pritjeve të gjata e buzëqeshjet ndaj policëve të ambasadave, me sinxhire ari.
Rregullorja e lëshimit të vizës jo gjithmonë është e qarte, shpesh kërkojne dokumente shtese, duke gjetur si motivacion mungesën e besimit për një mos rikthim, pa e kuptuar kurrë se cilat janë dokumentat që duhen dhënë për një vizë një vjeçare apo gjashtë mujore.
Si rregull, për të marrë një vizë duhet pritur një muaj: duhet të dërgosh një faks Konsullatës, pastaj do marrësh një takim, dhe nëse nëpunësi gabon, duhet rifilluar e gjithë praktika nga fillimi.
Rradhët në konsullatë jane afërsisht prej 100 personash në ditë, para sporteleve, gjithmonë mungon ndonjë dokument, takimi spostohet pas një jave. Pritet dokumenti, i cili mund të jetë i pavlefshëm apo i sakte, atëhere kalon edhe një javë tjetër, ose dhe dalin impenjime të pashtyeshme, atëhere humbet e gjithë rradha e zënë. Me të përfunduar e gjitha kjo, duhet tërhequr viza, dhe në atë pikë ose ta mohojne, ose në të kundërt ta japin: atyre të cilëve ua mohojne dalin nga dera e konsullatës të mërzitur e me ankth, e të tjerët kane qenë më fatlume. Pika kufitare. Polici shikon dhe pyet “sa para ke me vete?...mi trego t`i shoh”.
Me të mbërritur në Itali duhet marre leja e qëndrimit, e aty me të vërtetë mund të ndodhi çdo gjë.
Rradha të pafund para sporteleve, njerëz të çdo rrace apo ngjyre që shkojne aty edhe për dy muaj, një ditë po një ditë jo. Ka shume kinezë për shembull, të cilët me ç`duket në Itali nuk vdesin kurrë, nuk egzistojnë kinezë të vdekur ndër rregjistrat e zyrës. Policët kërkojnë gjithefarelloje dokumentash, njëri në arabisht, tjetri në shqip, kaosi mbretëron në sovranitet e aty ku përzihen rracat, në takime nga më të ndryshmet e më të çuditshmet, mes atij që është pjata-larës e atij që është për studime, dhe e gjitha kjo për një mizerje leje qëndrimi.
Ndërkohe që stresi nuk ka filluar akoma, pasi i shkreti ekstrakomunitari ynë do plaçkitet nga bankat, nga avoketërit mashtrues, dhe nga shkollat që garantojnë diplloma dhe master për të hyrë në botën e punës si menaxhere, e që në të njëjtën kohe vazhojne e lajne pjatat, të mbledhin domatet pasi zotëria Leje e qëndrimit këtë vit nuk ka ardhur akoma.
E vetëm kur i ke thonjtë të nxirë, këmbët të enjtura e shpatullën e thyer, të japin një vulë “e vlefshme për dy vite”. Tani jam ekstrakomunitare i ligjshëm dhe me kohe të përcaktuar.