<

09 mars 2006

Akuzimi i Bosnjes për gjenocid


Vështroni mire këto pamje, të kujtojnë proçesin e famshëm të Nurembergut, që akuzoi për gjenocid vetëm disa funksionare gjermane ndërsa Gjermania si Shtet nuk ka qënë kurrë i pandehur, ndërsa përfaqëson një krim prej së vërteti, pohimi se nuk ka pasur kurrë një gjenocid. Nga ky apsurditet sigurisht ambasadori amerikan, Douglas McElhey, mund të na japë një shpjegim, nga emrat dhe nga mbiemrat, meqe jemi akoma në pritje për përkthimin e atij dokumenti të Federal Reserve.
Meqë Ai, zotëria e fuqisë së të “mirëve”, është shume i kujdesshëm ndaj Kushtetutës, dhe thotë se dëshiron t`i bëjë gjërat shume shpejt, mund të na thojë tashmë nëse Serbia do dënohet e nëse qytetarët boshnjakë do kene një dëmshpërblim. Një dëmshpërblim që, sigurisht nuk do krijonte konflikte etnike. Shpresoj që të paktën ta keni kuptuar që po përsërisni një Etnocid në dëm të popujve ballkanas, po vrisni kulturën tone dhe traditat tona.
Z. Ambasador, nëse bëni këto skena do shërbejnë vetëm në trazimin e shpirtrave dhe në ndezjen e luftrave ndërsa BQE ka ngritur taksat për të ndihmuar Amerikën për të mos falimentuar, pasi debia publike është e pakontrollueshme, është debia publike e një vendi të falimentuar.
Z. Ambasador tregoni të vërtetën, edhe pse e di që nuk do na japë një përgjigje dhe se do jeni shume i zënë, por Ju keni një përgjegjësi shume të madhe: po flasim për Etnocidin e racës njerëzore, duhet të përgjigjeni!
Kësaj radhe nuk do mjaftoje një Sorry apo një buzëqeshje. Faktet flasin qarte: na thoni pra, kush i ka blere fabrikat tona e çfare është debia publike e Bonjes. Shpresoj që Ju ta kuptoni e që të na lejoje diçka, pasi me ç`duket nuk do na jepni as fasulet.