Heroina europiane: Natasha Kandic

Natasha Kandic është vlerësuar nga një organizate angleze si heroina europiane. Sa gjynah, pasi nuk kuptohet përse një vend, i cili nuk ka pranuar euro-t, të vlerësoje një qytetare Serbe. Një mik akoma pret një përgjigje për 15 pyetjet e bëra ndaj Natasha Kandic mbi “videon e zombies”: po mundohemi t`a kontaktojmë prej shume kohësh por gjithmone ia mbath, nuk dëshiron përgjigjet. Mbi çdo gjë duhet të jape një përgjigje mbi përse nuk është krijuar kurre një gjykate për katastrofën e Nagasakit dhe të Hiroshimas. Kur ajo flet për gjenocid, shpresoj të jete e aftë në të gjykuar e në të vepruar, dhe këtë e dëshiroj me të vërtete, pasi në të kundërt jemi në çmendurinë më fatale.
Ju, që përfaqësoni fuqinë e të Mirëve e që jeni antarësuar në të gjitha shoqatat ndërkombëtare, te cilat luftojnë për paqen, mund të na shpjegoni atëhere përse po privatizojne tokën, ujin tone, e pra të mirat sovrane. Ju që jeni heroina jone, pishtare e drejtësisë, mund të na thoni përse nuk është një e drejte njerëzore, të vëzhguarit se çfare po ngatërrojne bankat. Ju konfirmoni se parlamenti mund të thote çfare të doje, por le ta dini se parlamenti është populli e jo një sasi funksionarësh.Kur vendosni të bëni “çobanin” e tufës në Serbi, duhet ta dini se më parë duhet të mësosh të jesh dele, e më pas qen. Kur kërkohet harrimi i së kaluarës për të shikuar drejt së ardhmes, nuk bëhet tjeter përveç se për të nxitur drejt konsumizmit e materializmit, ashtu siç ka ndodhur edhe në vëndet e tjera, të cilët kane humbur traditat e tyre.
Natasha Kandic përfaqëson sistemin Bankare, ato që fshihen pas konferencave të paqes, pasi vlerësohet nga po të njëjtat organizata të financuara nga fondi monetare ndërkombëtare. Është shumë kollaj të luftosh në këtë rast për paqen, kur paguhesh nga kush ka bombarduar me uran të varfëruar. Është shumë kollaj të krijosh një “Gjykate Internacionale” pa pasur kodin e së drejtës penale internacionale. Është shume kollaj të marrësh çmime, kur shume pak njerëz të vëndit tënd jane të disponueshem për të pranuar gënjeshtrat. Kush shitet kështu ndaj “sistemit demokratik” në fund përsërit banalitete për të ruajtur postin.
Tani mund të hani filleto të cilësise së pare, këndoni e kërceni si të doni, por le t`ju them se kushdo është i destinuar drejt të perënduarit, shpejt do mbërrije edhe i juaji, shpejt edhe për ju do mbarojne parate që ju bëjnë të këndoni si një papagall.