Nëse nuk mendojmë ne për veten, do e bëjnë të tjerët per ne

Kemi pasur guxim, ju kemi referuar datat ku kemi mbërritur pas analizash të shumta, kemi argumentuar me saktësi e vendosmëri të drejtat tona, pasi kemi qëndruar të bashkuar, i gjithë grupi ynë ka qëndruar i bashkuar e kompakt. Ne nuk jemi Rai, Ansa apo BBC, nuk kemi miliarda e satelitë, helikopterë, e vetmja gjë që kemi është intelligjenca. Falenderojmë të gjithë personat që na shkruajnë e që na shtyjnë të vazhdojmë më tutje: mediat e mëdha kanë heshtuar mbi jashtëzakonisht shumë gjëra, por ne kemi guxim t`i themi, e nëse do gabojmë, nuk do kemi shitur asnjë kopje më shumë gazete, e asnjë reklamë, por do përhapim të gjithë impenjimin tonë moral. Të gjithë të rinjtë kanë kontribuar në kërkimin e së vërtetës, në këto net kur të gjithë flenë, Etleboro kërkonte të shpjegonte sesi qëndronte situata. Ne kemi kurajo ta themi. Gjatë një mbledhje të gjatë në orët e vona, duke kontrolluar të gjithë tregjet e duke ndërthurur eventet, kemi marrë një vendim: t`ju vëjmë në dijeni për shkallën e rëndimit të situatës. Nuk egzistojnë me garanci rregullimin e saj dhe titujt do rrëzohen pingul nga një moment në tjetrin. Ju ftojmë pra të tërhiqni paratë nga bankat apo postat, duke mbajtur sa më shumë likuiditet të jetë e mundur. Të rriturit tashmë kanë menduar t`i sigurojnë paratë e tyre. Kryeministri ka deklaruar se bankat dhe noterët janë të dëndura nga kërkesat për transferime kapitalesh jashtë shtetit.
Është apsurde të mendosh që neni i një programi elektoral, mbi harmonizimin fiskal, të shtyjë në një spostim të pazakonshëm të kapitaleve. FED ka vendosur të mos e bëjë më publik bilancin e zërave të sasisë monetare. Amerika nuk e di më sa para ka shtypur, vetëm kush e bërë mund t`a dijë, e duke fshehur bilancin e emisionit të parasë, FED -i mund të shtypi para sa t`i kete qejfi për të paguar borxhet e veta. Një çrregullim, e sistemi rrëzohet, pasi nuk ka tjetër përveç se letër, e asgjë tjetër. Si organizohet bota për të përballur një situatë të tillë?
Duhet shpjeguar pastaj dorëzimin e çuditshëm të ETA-s që tenton të preçizojë se po vendos një ndërprerje të pakushtëzuar ndaj Spanjës e Francës duke filluar nga mesnata e kësaj të enjte. Mbase duan të mbeten jashtë çdo implikimi në një atentat, që me siguri nuk do godasë Italinë: është vetëm një manovër eversive për të fshehur armikun e vërtetë, pasi Italia nuk i duhet më, tashmë është blerë. Ka lejuar kalimin e flotës e duket se është në sinkronizim perfekt me Izraelin e Amerikën. Një zhbalancim i vetëm dhe sistemi rrëzohet. Inflacioni i lartë i shkaktuar nga kriza energjitike si dhe nga zhvlerësimi i rezervës monetare referuese në shkëmbimin e lëndëve të para, do të çojë në një krizë likuiditeti që kujton pasojën e pas luftës së dytë botërore.