<

05 prill 2006

Gazetarët çmenden e radarët në tilt


Duket me të vërtetë shumë e çuditshme që dy radarë të kalojnë në tilt në një distance kohore prej pak ditësh. Ajo çfarë ka ngjarë është një mister me zgjidhje të kollajshme. Përgjithësisht kur një aeroplan ka vonese e justifikojnë këtë vonese pas problemeve teknike, kur i kërkon Bankave çfarë janë këto kosto shtese për t`u paguar, përgjigjen se kjo është politika bankare. Ndërsa kur nuk paguan një këst protestohesh, por premtimi që bën për të paguar nuk është subjekt i praktikave fajdërore. Sot pyeta veten, çfarë mund të jetë vallë një grevë e gazetarëve? Mbase në këtë mënyrë nuk mund të hetojnë mbi radarët në tilt, sepse do kene bërë të kalojë diçka që duhej përdorur këtë javë, meqë atje poshtë do tërbohet vetë ferri. Sipas burimeve tona, tridhjetë gjuetarë janë ankuar me dyqanet që shesin plumba fallco: në praktikë, kanë parë tek kalon një turmë zogjsh anormalë, që u kanë gjuajtur, por asnjëri prej tyre nuk ka rënë përtokë. Në këtë pikë pyes veten, kush ishte në fluturim në hapsirën ajrore italiane gjatë blackout-it të radarëve? Duhet hetuar se ku ndodhet në këtë moment flota e marinës amerikane e angleze, ku janë aereombajtësit. Vrimat e trafikut ajror të së premtes u shkaktuan pikërisht nga standby i radarëve të kontrollit të Fiumicino e Malpensa, që me siguri fshehin transferimin e aereoplanëve në bazat italiane me arsenalin relativ të raketave. Këtu nuk duhet të harrojmë të shtojmë, eventet e çuditshme që po pasojnë njëri pas tjetrit.