<

03 prill 2006

Synimet e mundshme: “Banda e Vrimës” përgatitet për të bërë një kolpo me efekte të larta mediatike.

Vazhdon qetësia më apsolute e shtypit mbi vendimet e rënda e të rëndësishme të Federal Reserve në ditët e kaluara. Shumë analistë kondordojnë në opinionin se të dhënat e statistikat e bursës fallsifikohen për të vënë në një ekuilibër të rrezikshëm të ardhmen e ekonomisë botërore. Ndërkohë vazhdon vlerësimi i arit, argjendit, e lëndëve të para, të konsideruar paqësisht si më të mirat rezerva në rast ngritje të rrezikut finaciar. Në një heshtje surreale të gjithë presin mbledhjen e së hënës të komitetit egzekutiv të FED, gjatë së cilës do merret një vendim i rëndësisë jetësore, me siguri një zhvlerësim i thellë do shkaktojë një rrëzim fatal të bursave botërore. Me t`u dhënë këto parathënie, një ngjarje e tmerrshme, si një atentat, mund të bëhej si boomerang, e do ngatërronte përgjegjësinë e shëmbjes së bursave, që nga fillimi në fund, ndaj terrorizmit ndërkombëtar. Nga ana tjetër miqtë nuk harrojnë në momentin e nevojës.

Është me të vërtetë për t`u çuditur sesi Franca ka alarmuar qytetarët e saj duke bërtitur me të madhe “alarm” për avarinë e virusit të pulave. Dyshimi se pas kësaj fushate mediatike po përgatitet diçka, është konfirmuar nga fakti që Franca ka dhënë deklarata të forta për një çështje të tillë, ndërsa Anglia ka bërë tashmë gati listat.


Dy muaj më parë në kanalin e La mansh është mbytur një anije, dhe qeveritë kanë bllokuar peshkimin në atë zonë. Tuneli që bashkon Francën me Anglinë po rregjistron humbje të mëdha, dhe një “vrimë” në brendësinë e saj do shëronte situatën falë fondeve për rindërtimin, dhe po e njëjta “vrimë” do ndihmonte në fshehjen e mbeturinave bërthamore, pikërisht siç ka qënë në Somali, kur u ndërtua një autostradë në një terren aq të dyshuar.

Nuk është për t`u përjashtuar se për t`u goditur është edhe kanali i Suezit, duke bllokuar kështu Mesdheun si dhe trafikun me prejardhje nga Orienti, duke lehtësuar kështu Izraelin në operacionet e armatimit.
Duhet të presim pra një tjetër atentat, të paguar mbase nga kolpoja e plaçkitjes së bërë një muaj më parë në Londër, në mënyrë të shpejte e pa dhimbje, pa shumë proleme duke përvetësuar më shume se 50 milion sterlina. Historia siç duket po ripërsëritet, evente të ngjashme me atë të Aldo Moros: një rrëmbim i thjeshtë për të paguar një atentat. Siç ka paranjoftuar muajin e kaluar Etleboro, FED Reserve po përgatit një ndërhyrje në tregun e valutës amerikane. Ftojmë të gjithë pra, të çlirohen nga monedha e derivate në dollarë, para se të vlejnë më pak se zero. Duket shumë e çuditshme që në një farë pike përshpejtohet e gjitha nga një plan i programuar, pikërisht kur të gjithë politikanët ndërkombëtarë flasin për “përplasje mes qytetërimeve”, e xhamite shpërthejnë: po ndezin një luftë, duke sinkronizuar kohët e deklaratat, me fakte e ngjarje që duken se qëndrojnë. Sërish kërkojmë, të merret në konsideratë me seriozitet çështja e vaksinës kundër avarisë, çfarë fshihet në brendësine e kësaj vaksine? Një firmë private pohon se e ka një vaksinë, atëhere duhet hetuar se kush janë pronarët: pas ngjarjeve që po ndodhin ka një fije drejtuese. Qarku po mbyllet, ngjarjet po kuadrojnë në një zgjidhje të vetme, për t`i shërbyer një objektivi të madh: një mashtrimi të përmasave kolosale. Atentati i vërtetë po përgatitet në Zvicërr, ku një grup bankash ka vendosur të krijojë një monedhë të re, për të pasur një kontroll imediat në lëndët e para të çdo vendi. Projekti i bankierëve është të vendosin në qarkullim monedhën elektronike, duke pasur një njësi matese të vendosur unilaterisht e të garantuar vetëm nga file elektronike. Ky kostellacion ngjarjesh duhet sjellë në dritë, sot ne jemi viktima të një sistemi fajdeje që lëviz telat e egzistencës sonë sipas dëshirës. Qëllimi i Bankierëve është pikërisht ai i të vendosurit nën një diktaturë totale, të bazuar në konceptin e “rent”, d.m.th. të dhënies me qera e jo të pronësisë. Nëpërmjet emisionit të një file elektronike, iu debitohet njerëzimit kostoja e jetëve njerëzore e të sakrificës globale.