<

01 prill 2006

Një mekanizëm diabolik i varfëron njerëzit



Antonio Miclavez, bashkeautor i librit Euroskllevërit, intervistuar nga Etleboro.

Pyetje: Si ka filluar pasioni juaj për studimin e problematikave të tilla?
Përgjigje: Gjithmonë kam pasur përshtypjen se egzistonte një mekanizëm diabolik që varfëronte njerëzit pavarësisht nga sforcot e tyre për të jetuar denjësisht, i cili e bënte debinë publike si pus pa fund. Ne të gjithë besojmë se pagojmë taksat për të pasur në këmbim një shërbim publik, ndërsa në realitet pagojmë koston e mekanizmit diabolik BOT- Monedhë prej asgjëje. Jam apasionuar e mbrenda tetë muajve kam shkruar një libër që frymëzohet nga personazhet e “World Disney”, e pra nga plaku i dashur rosak që me monedhën e tij lufton me Rockerducklerin – bankierin Rockfeller. Pra, Walter Disney kishte kuptuar çdo gjë.
Më pas diapozitivet e mia kanë marrë pjesë në projektin e Euroskllevërit, sëbashku me avokatin Marco della Luna.

Pyetje: Sipas jush, në çfarë pike është i përhapur në publik problemi i signoraggio-s?
Përgjigje: Nuk mund t`jua them nivelin e sensibilizimit të publikut në masë, por sigurisht njerëzit e kuptojnë direkt mekanizmin bazal, pasi është aq i thjeshtë e aq budalla, e mund të kuptohet menjëherë, mjafton të thuash se ka një mashtrim, i cili na varfëron e na detyron të paguajmë taksat e një debie që kemi me vetveten. Njerëzit të dëgjojnë e të ndjekin në çast. Çfarë më zbavit më shumë është t`i thumboj politikanët tanë, burrat e politikës apo ekonomistët, duke vërejtur sesi ngelin pa fjalë duke pyetur: çfarë është monedha, e çfarë është në fakt debia publike. Një drejtor banke m`u përgjigj një herë se “publikja e privatja” në njëfarë niveli duhen me çdo kusht të përzihen bashkë, në një mënyrë a tjetër. Masa duhet vetëm edukuar, ndërsa për politikanët çështja është pak më e komplikuar.

Pyetje: Ju jeni duke ndjekur ndonjë lëvizje politike?
Përgjigje: Jo, nuk e ndjek politikën, e në këtë pikëpamje sugjeroj të qenurit apolitik, as me të majtën e as me të djathtën, pasi në fund të fundit janë e njëjta gjë. Të them të vërtetën nuk kam marrë pjesë në asnjë propozim që është ngritur këto kohët e fundit.
Pyetje: Megjithatë keni ndjekur teoritë e ndryshme që janë ndjekur mes ekonomistëve e juristëve?
Përgjigje: Sigurisht, i vlerësoj shumë teoritë e De Simone dhe të Gallonit, si dhe eksperiencën e “Simec”, pavarësisht nga limitet e dukshme e difektet që më pas çuan në falimentimin e tij, besoj se është historike: e para monedhe komplementare në Itali e pranuar nga qytetarët. Është reçent propozimi i ligjit nga këshilli komunal i Friuli Venezia Giulia, që dëshiron të vendos të ardhurat e nacionalitetit, po duket se nuk u pëlqen tregtarëve pasi tremben se më pas askush nuk do dojë të punojë më. Unë personalisht propozoj një monedhë komplementare elektronike, e shpërndashme sipas “të ardhurës së nacionalitetit” virtuale sipas kategorisë së punëtorëve në zanatin e dobishëm shoqëror që ato zhvillojnë, që janë në rrezik zhdukje apo të lidhura me traditën e një populli. E pra, shtëpiakët, artizanatët, blegtorët që përdorin metodat tradicionale, kultivimet biologjike. Një e ardhur e tillë mund të shpenzohet më pas në pikat e shitjeve të paisura me software e me paisjet e nevojshme, e që promovojnë monedhën virtuale në këmbim të një zbritje të çmimit për klientin. Në momentin kur kjo lloj paraje do fillojë të lëvizë më shpejt, mund t`u bëhet një zbritje gjithnjë e më e lartë, aq sa euro do vihet mënjanë gjithnjë e më shumë.
Pyetje: Pra ju do i sugjeronit tregtarëve përdorimin e një valute komplementare elektronike?
Përgjigje: Idenë time, të cilën e kam bekuar Anti-Bazeli 2, do ishte ajo e krijimit të një qëndre operuese e cila do drejtojë një database, për t`u vënë në dispozicionin e tregtarëve një sasi monedhe virtuale në proporcion me vlerën e pasurisë së ndërmarrjeve. ORUE im, apo euro i kthyer mbrapsht, do qarkullonte vetëm nëpërmjet kompiuterave, që çdo ndërmarrje do ketë në përdorim. Pastaj kostoja e drejtimit të strukturës qëndrore, shumë - shumë do jetë e njëvlershme me koston e tipografisë së Bankitalia, që do mbulohej nga krijimi i një quote shtesë e parasë, nuk e di, 1%. Një sistem shumë të ngjashëm ka ai i teorizuar nga Hitleri, i cili kishte kuptuar mirë trukun e mekanizmit, ashtu si dhe Mussolini.

Pyetje: Çfarë mendoni për luftën që po drejton Etleboro?
Përgjigje: Nuk e njoh mirë historinë e Ballkanit, por nëpërmjet blogut tuaj e kam ndjekur me interes rastin e Miloscevic, e çfarë i kanë bërë Serbisë e popujve Jugosllavë. Mendoj se mund të jetë një tjetër shembull i shenjestrës egjemonike e të pamëshirshme të Shteteve të Bashkuara e të vetë Perëndimit, ajo çfarë i kanë bërë Ballkanit është vërtet apsurde: përse të çligjërojnë Shtetet e të ndërhyjnë në fatin e një kombi!
Pyetje: Siç e dini, Etleboro ka vendosur të vëjë në qarkullim monedhën etnike. Çfarë mendoni për këtë projekt?
Përgjigje: Besoj se keni kurajo për të shitur, nuk mund të bëj tjetër veçse t`ju admiroj e t`ju përgëzoj për organizatën tuaj, që po tregon një goxha sens praktik dhe shumë inteligjencë. Do e ndjek me kujdes projektin tuaj me shpresen se do ia arrij ta sjell këtë ide edhe këtu në Itali, edhe në komunat tona. Ju vaftë mbarë!