<

04 prill 2006

Nuk na mbetet tjetër veç një grusht dollarësh


Çdo gjë hesht. Duket një qetësi të çuditshme në bursat e në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht se Kina firmosi një kontratë historike dhe kriza me Iranin ngjyroset gjithnjë me tonalitete më të forta, pas presionit të qeverisë amerikane ndaj Rusisë e aprovimit të zgjidhjes së ONU. Po na gënjejnë, në tentativën për të mbajtur në një situate me gjëndje më pak kritike se Ekonomia Amerikane. Porositë industriale janë në zbritje, dhe peshorja tregtare rregjistron një defiçit shqetësues, që sipas fjalëve të Bernanke, nuk implikon me çdo kusht rrëzimin e dollarit. Publikimi i të dhënave të M3 të bazës monetare, mund t`i lejoje FED-it të hedh në treg para pa asnjë kontroll, gjë që do çojë në një zhvlerësim të dollarit, dhe të ngritjes së taksave të interesit, e pak do vlejë përhapja e një mosbesimi të përgjithshëm të investuesve që do vrapojnë për tu çliruar nga dollarët.Sheshi i biznesit gjatë kësaj dite mbyll në të kuqe, listat duken të penalizuara nga frika ndaj një ngritje të ardhshme të kostos së dollarit i pasuar nga mbledhja e të martës 28 të organit ekzekutiv të Fed, e nga shqetësimet që vijnë si pasojë e rritjes së shitjeve të kapitalit të patundshëm që ka çuar në ngritjen e rendimentit të titujve të Thesarit. Në të njëjtën kohë ari, bakri, nafta, argjendi, e vetë urani po vlerësohen gjithnjë e më tepër, pasi dollari është në një humbje progresive të fuqisë blerëse duke konfirmuar se nuk ka asnjë prespektivë rimarrje të ekonomisë së shteteve të bashkuara. Tashmë shtetet janë çliruar nga të gjitha rezervat e tyre të çmuara, duke marrë një grusht dollarësh si garanci për dibinë e tyre: në këtë luftë pra do fitojë kush do arrijë të akumulojë më shumë ar që të jetë e mundur. Edhe një shpërthim i krizës iraniane me qëllim ndalimin e hemorragjisë së dollarëve që shpejt do krijohet, me çfarë parash Amerika do ia arrijë të paguajë debine e saj? Do i duhet të zhvlerësojë monetën në 80%, ose mund të aktivizojë projekt ligjin, të redaktuar e të aprovuar në marsin e 2003, që është emisioni i dollarëve të rinj, US Notes, duke bërë lëmsh të gjitha aspektivat e pra gjithashtu edhe skenarin që do krijohej.Analistët fillojnë e dyshojnë se fantazma e shëmbjes po lulëzon pak nga pak, gjithnjë e më shumë. Edhe sa kohe mund të qëndrojë ky ekuilibër i parakohshëm i bazuar në parashikime të një fundi shumë të shkurtër e mbi ngushëllimet e dobëta të Bernankes?