Një rikthim në energjitë e rinovueshme?

Rikthehen biokarburantët duke drejtuar luftën e tyre kundra benzinës e naftës duke filluar nga Belgjika. Ministria federale e Financës belge në fakt ka autorizuar shitjen e vajit të kolzës duke e defiskalizuar nga akshisat nëse duhet akuistuar direkt pranë prodhuesit lokal, përveç përdorimit efektiv të këtij vaji si karburant i çdo mjeti. Do jetë e mundur pra, të mbushim rezervuarin e makinës plot pranë çdo koltivuesi i paisur me një presues e një distributor, me një çmim sigurisht më të leverisshëm përkundrejt derivateve të naftës: 70 cent ndaj 1.1 € për diesel. E zgjedhur për vetë karakterin e saj më pak shqetësues e ekonomik, por edhe nga ambicia për t`u furnizuar nga një agro-kultivues lokal, vaji i kolzës mund të qarkullojë lirisht nëpërmjet disa modifikimeve teknike që mund t`i bëhen automjetit. Pjesët e këmbimit mund të gjenden në internet me çmimin prej 500 eurosh për t`iu përshtatur në mënyre autonome ose nga instalues të specializuar, me një çmim të përgjithshëm që varion nga 1.500 deri në 2.000 €. M.gj.th., për këtë tip karburanti mjeti i transportit ideal mbetet transporti kolektiv. Për këtë arsye ky tip karburanti mund të ketë një dopio qëllim edukimi qytetar: sensibilizimin e qytetarëve në përdorimin e biokarburantit, duke përhapur kështu energjitë e rinovueshme, e në të njëjtën kohë rishqyrtimin e nevoja tona në përdorimin e trasportit e të konsumit. Vaji i kolzës në Belgjikë, siç është tashmë hidrogjeni në Islandë, e cila po zhvillon projektin e këmbimit të transportit publik e të flotës së peshkimit të saj, si qëllim pavarësinë e ishullit nga ana energjitike ndaj kapitalistëve të naftës. Hidrogjeni, një gas i çmuar që përmban cilësi të dyfishtë, të qënit burim energjie dhe formë energjie, mund të prodhohet duke shfytëzuar burimet tona të energjisë të rinovueshme nëpërmjet teknollogjive që mund të fitonin menjëherë mbi koston e prodhimit e të shpërndarjes së “karburantit”. Reduktimi i prodhimit të anhidridit të karbonit e të dioksidit të karbonit mund t`i bënte shumë më të jetueshme zonat urbane, nëse energjia e re mirëpritet nëpërmjet adaptimit të vetë stilit të jetesës. Një krizë nafte mund t`i bënte derivatet e naftës aq të kushtueshme e kështu do zvogëlonte për sytë e konsumatorit vlera e këtyre tipe enegjie. Kërkimi prej kohësh duket se është ndaluar, ose më saktë është ngrirë e nuk është përhapur, në vantazhin e teknollogjive shumë më të vjetra por sigurisht ideale për të mbajtur në fuqi pozitat e fituara. Nafta do zëvendësohet nga gazi, prandaj Gazprom mund të jetë Opec i ri. Bërthamorja po fiton terren, ekonomitë e reja sjellin investime të jashtëzakonshme pasi përveç se është një burim interesant energjie, është një armë e fuqishme shkatërruese. Kështu Kina dhe India armatosen, ndërsa Amerika është e gatshme të godasë centralet iraniane bërthamore. Europa për të mbijetuar ka nevojë për bio-karburante, për energji të rinovueshme e të kollajshme për t`u gjetur në tregun lokal, i duhet të ndyshojë stilin e jetesës, pasi me të mbërrirë zotërinjtë e luftës në Iran, edhe ne do pësojmë sulmin e inflaksionit të lartë e nga shkurtime të gazit nga ana e Rusisë.