<

24 prill 2006

Bashkëpunimi i medias në Etnocidin Ballkanik e në rrëzimin e ekonomisë.

Kriza amerikano-iraniane e përgatitur makiavelisht, do aktivizojë një mekanizëm shkak – pasojë që gjatë javës mes 20 e 26 marsit do sjellë pasoja shumë më shkatërruese se një guerrile në Lindjen e Mesme. Një ndërhyrje ushtarake kundra Iranit do të provokojë një presion pothuajse të menjëhershëm të opinionit publik europian për të mos marrë pjesë në aksionin ushtarak. Paralelisht, rreziku i kapjes flakë i puseve të naftës që do pasonte aksionin ushtarak do shtyeje vendet aziatike, veçanarisht Kinën, të jenë kundra. Shtetet e Bashkuara, apo Izraeli, me siguri do reagojnë në mënyrë unilaterale pa pritur vendimin e ONU-s. Një krizë e rëndë ushtarake e diplomatike do i shtohet pra krizës ekonomike e financiare, si pasojë e krizës së naftës. Kjo do shoqërohet me mosbesim për dollarin, me një krizë për Shtetet e Bashkuara e krahasueshme me atë të 1929, e si pasojë do asistojmë në krizën e liedershipit amerikan, të botës arabo-myslimane, për të përfunduar pastaj në krizën qeveritare boterore e europiane. Situata ushtarake amerikane e britanike në Lindjen e Mesme do përkeqësohet gjithnjë e më tepër, pasojat ekonomike e financiare do të jenë të tmerrshme për Azinë, e sidomos për Kinën e për Britaninë e Madhe. Globalizimi ekonomik do ndalojë, modeli kapitalist perëndimore do falimentojë plotësisht, me dëme politike si në brendësinë e vendeve, ashtu edhe jashtë në vende të mbarë botës. Operacionet kyçe do të vihen në zbatim ndërmjet 20 e 26 marsit, e do kenë një efekt global në të gjithë botën me probleme politike, financiare e ushtarake. Gjatë javës së tretë të marsit eventet do pësojnë një evolucion kritik, të tërhequr nga një përshpejtim i të gjithë faktorëve që çojnë në një krizë madhore, edhe në mangësi të një ndërhyrjeje ushtarake amerikane apo izraeljane kundra Iranit. Nëse kjo ndërhyrje do zbatohet, mundësitë e një krize janë në maksimum. Nevojitet në fakt, t`i kushtohet vëmendje faktit se, me të vendosur shitësit e naftës të pranojnë euron e jo dollarët, do vrapojnë të gjithë në këmbimin e monetës. Dita e 23 marsit, në një krizë të plotë Federal Reserve nuk do publikojë më bilancin e monetës së hedhur në treg, në mënyrë që të vonojë krizën sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo do të provokojë mosbesimin e përgjithshëm ndaj dollarit, që do shtyjë hidhjen në treg të të mirave të thesarit amerikan të përvetësuar nga investuesit aziatikë. Pritet që nga ngritja e euro-s do çojë në 2007 në një këmbim të dollarit kundrejt euro-s me 1.7, me një ngritje vijuese të naftës deri në 200$ për fuçi. Paradhënia e krizës është diçka shumë komplekse pasi bazohet mbi një bast, por është e nevojshme pasi me të shpërthyer kriza, kaosi e paniku do pengojnë çdo aksion korrigjues të minutës së fundit. Është e qartë jo vetëm që vendimi për të ndaluar ndërhyrjen dhe për të mos monetizuar debinë e jashtme amerikane nuk do merret, por edhe që tashmë e kanë bërë zgjedhjen për t`u “përballur me fatin”, duke injoruar problemet ekonomike e financiare të të gjithë botës.



Ky skenar ka pasur një evolucion shumë të shpejtë pasi Millosevic po u tregonte gjykatësve prova të sakta që do i kishin dhënë pafajësinë, aq sa është e vërtetë se Carle Del Ponte ka bërë një figurë të keqe, që për të mbuluar fajin e saj të gjithë mediat janë bërë të fajshëm. Ata janë vrasësit e parë, pasi duke e përshkruar Millosevic si një kasap, e kanë bërë të dobët para vendimit të opinionit publik. Presidenti Slobodan Milosevic, ka qënë i vetmi president në histori i proçesuar dhe i akuzuar, as gjeneralët gjermanë që bënë holokaustin e miliona hebrenjve. Një numër ky që me ç`shihet po zvoglohet gjithnjë e më shumë, vetëm nëse nuk propozohet një tjetër “Srebrenica”, me një numër viktimash deri edhe superiore e vetë popullsisë. Një president u vra pasi e gjithë zona ballkanike duhet të pësojë një shpërbërje politike e ekonomike. Kosova do marrë përfundimisht pavarësinë. Vojvodina do ndahet nga Serbia e do bashkohet me komshinë, Hungerinë duke u bërë një shtet. Sangjakati do marrë autonomi nga Serbia dhe e famshmja Bosnja do bashkohet, duke fshirë Srpska, e së bashku me të serbët e Bosnjes, që do pësojnë një fat të njëjtë me atë të Kurdëve, me diferencën se do shfarosen shumë më shpejt, duke qene të paktë në numër në një territor më të ngushtë. Mali i Zi do bëhet një zonë e lirë e trafiqeve ndërkombëtare të drogës. Shqipëria në qetësi po lufton kundra lobeve financiare, në fshehtësi po përfundon një akord me rusët, për një dalje në portin e Vlorës të gaz-sjellësit, duke fshirë tutje projektin Ambo. Është një luftë e heshtur: Shqipëria ka mbetur dy muaj pa drita e mijëra ndërmarrje kanë falimentuar. Kjo duhet të bëj të kuptojmë përse askush nuk dëshiron paqen e sigurinë energjitike, përse vendet janë të gjithë në konflikt me njëri-tjetrin. Etnocidi i popullit ballkanas ka qënë, e akoma sot vazhdon të heshtet nga media, që rrijnë në heshtje, tregojnë shpifjet më të mëdha për të qënë bashkëpunëtor të sistemit.
Në ditët e ardhshme do publikojmë një raport të plotë mbi fazat e krizës, përveç këshillave tona për të garantuar pak së paku mbijetesën. Etleboro falenderon zyrtarisht të gjithë ato që nga Italia po japin vend nëpër forume, të gjithë ato persona me shpirt të mirë që e kanë kuptuar mashtrimin e madh e na kanë dërguar inkurajime. Në veçanti falenderojmë www.disinformazione.it e sidomos il signoraggio network , www.signoraggio.com, të Sandro Pascucci e www.signoraggio.it të Giovanni Sandi e Sabrina Rusick, që na kanë dhënë mundësinë për t`ia arritur e për të qënë të ndjekur në Itali. Së fundi falenderojmë Jean Petit për fotografitë. ”Djema, kam blerë ca aksione, si thoni a bëj biznes? Këtu të gjithë duken kokosha! "

Rikthejmë sërish...
Marsi i përgjakur
Banda e vrimës përgatit bumin e madh