Marrëveshja etnike

Mos t`i zhgënjejmë! ”
Këto janë fjalët e Presidentit Cankovic, e OJQ-së "Zgjedhja jonë", i intervistuar nga Etleboro.
Gazetari: Z.Cankovic, kjo është hera e parë që një manifestim është çuar përpara me një bandë që egzekutonte “marrshin tradicional serb”. Sa sukses ka patur kjo iniciativë tek populli?
Përgjigje: Duhet të them me të vërtetë të jashtëzakonshëm. Populli na ndjek mjaft në këtë betejë, e kjo na ka bërë të lumtur, pasi ndjehej lumturia në zemrat e tyre kur dëgjonin muzikën e stërgjyshave tanë, e cila është korrigjuar këto dhjetë vitet e fundit.
Gazetari: Cilat janë aksionet e ardhshme përsa i përket aktivitetit tuaj? Përgjigje: Përsa i përket aktivitetit tonë, kemi tërhequr simpatinë e qytetarëve të Banja Luka-s, edhe përse nuk e kemi reklamuar shumë manifestimin tonë nëpërmjet medias, shumë njerëz kanë marrë pjesë, e duhet të them se kemi mbetur me të vërtetë shumë entuziastë. Pikërisht për këto arsye ne do vazhdojmë me këtë aktivitet edhe me më tepër pjesëmarrës. Në bazën e reformave do kemi programe të bazuara mbi vlerat kulturore e tradicionale.
Gazetari: Me pak fjalë, mund të na thoni cilat janë qëllimet e OJQ-së suaj, e me çfarë merret shoqata juaj?
Përgjigje: OJQ-ja jonë është themeluar vitin e kaluar. “Zgjedhja jonë” është, mund të themi, “rruga e sovranitetit serb”, apo krijimi i një Shteti tonin, që i pëlqen popullit, e që garanton mbrojtjen e kulturës serbe, të inteligjencës sonë e të rinisë sonë, për të cilat gjyshrit tanë kanë luftuar. Na kanë detyruar të pranojmë Shtetin e BIH (Bosnja Hercegovina), në të cilin askush nuk ndjehet rehat. OJQ-ja jonë, i ka dhënë jetë një sërë iniciativash për të mbledhur firmat e për të kërkuar një referendum në të cilin qytetarët e Republikës Srpska mund të deklarojnë hapur nëse duan apo jo pavarësinë e Republikës Srpska nga BIH. Si rezultat kemi mbledhur një numër aprovimesh të qytetarëve të RS që ishin të gatshëm për këtë iniciative. Kjo do të thotë se po na japin të drejtë.Gazetari: Përse e keni nisur këtë iniciativë?
Përgjigje: Pas Dayton-it, nga ana e Federatës akoma vijnë sinjale që tregojnë nënvlerësimin e institucioneve të RS. Nga ana e boshnjakëve myslimanë gjithmonë egziston dëshira konstante për t`a transferuar fuqinë e institucioneve të RS në ato qëndrore në Bosnje Hercegovinë, gjë që në fund vë në dyshim vetë egzistencën e RS, e të popullit Serb.Europa na mëson se për të hyrë në Tregun komunitar duhet të përshtatemi, pikërisht duke marrë si shembull Italinë, mund të vërejmë se Komunat kanë një autoritet më të lartë se institucionet qëndrore. Kështu edhe ne dëshirojmë të kemi paratë tona që në këtë moment janë të poseduara nga organet qëndrore. Për të dhënë një shembull, një membër i Presidencës së BIH që përfaqëson boshnjakët myslimane, Z.Sulejman Tihic, kohë më parë kërkoi që simbolet e Republikës Srpska të hiqeshin, pikërisht ajo çfarë përfaqëson identitetin tonë, fakti që jemi Serbë, të njohur si popull pjestar edhe i ONU. Kërkesa Z. Tihic apsolutisht kundra kartës së të drejtave të njeriut edhe të vetë ONU.
Akuza e BIH kundra Federatës së Serbisë e të Malit të Zi, para Gjykatës së Hagës, është e paligjshme e ilegale, pasi nuk egziston asnjë ligj internacional për këtë lloj proçesi. Pas kësaj akuze, ndodhet një popull, që është populli Serb. Me këtë akuzë populli boshnjak mysliman tregon sesi një gjenocid ka qënë një pretekst për të fshirë popullin Serb, që para syve të komunitetit ndërkombëtarë paraqitet si popull mercenarësh e kasapësh. Por askush nuk thotë se prezantimi i një populli në këtë mënyrë është një gjenocid prej së vërteti, pasi kështu shuhet jeta e një etnie. Në botë është dhënë një imazh me të vërtetë i shtrembëruar i luftës në Bosnjë, në të cilën myslimanët e kroatët pësonin një numër viktimash të paktën dhjetë herë më të madh, duke u bombarduar vetë për t`u paraqitur si viktima, e pastaj për t`i paraqitur Serbët si vrasës. Populli Serb ka në këtë luftë, si në të tjerat në histori, pësuar masakra, shfarosje e vrasje nga ana e personave, jo të një populli të tërë. Në këtë shekull populli serb ka luftuar gjithmonë për të tjerët, e tani është koha të bëjë diçka edhe për veten e tij.
Gazetari: Në bisedën me OJQ-në Etleboro është folur për një protokoll etik, çfarë mendoni përkatësisht?
Përgjigje: Edhe ne jemi për këtë iniciativë, pasi konsiderojmë se vetëm në këtë mënyrë mund të mbrojmë vlerat njerëzore, në të cilat njeriu do mbetet njeri në të gjitha cilësitë. Me proçesin e globalizimit, me tregun unik komunitare, tentojnë të dizintegrojnë popullin serb, pa ditur se pikërisht një Shtet modern e stabël Serb mund t`i shërbejë të gjithëve për integrimin e stabilitetin në Ballkan. Vetëm kështu një zonë stabël dhe e integruar mund të hyjë në Europë. Është shumë e çuditshme që dhjetë vite më parë luftonim kundra ekstremizmit islamik, e sot Amerika e aleatët e saj sulmojnë vende të tjera me pretekstin e luftës kundra terrorizmit. Neve na duket se po mbrohemi nga sulmet e tyre, por në fund faji mbetet gjithmonë yni.
Gazetari: Keni planifikuar për aktivitetet tuaja të ardhshme të organizoheni vetëm apo të bashkoni forcat tuaja me organizata të tjera?
Përgjigje: Për t`ia arritur qëllimit tone, ne do bashkëpunojmë me të gjithë me kënaqësi. Shohim me prespektive një bashkëpunim me Etleboro, që mund t`i transmetoje aktivitetin tone juve në Europë. Shfytëzoj rastin për të thënë se ne presim një sinjal nga Europa, e dimë se populli europian di t`i vlerësojë vlerat tona të krishterta, e gjithçka ka dhënë populli Serb gjatë historisë për të ndërtuar e për të mbrojtur Europën, për t`a parë moderne e të lirë. Urojmë që të na mbështesin në rrugën tonë, që na drejton drejt një qëllimi paqeje e drejtësie për të mirën e të gjithëve.
Gazetari: Për t`a mbyllur bisedën tonë, Z.Cankovic, dëshironi të shtoni diçka? Përgjigje: Ne jemi Serbë e duam të mbetemi Serbë. Sidoqoftë ne do vazhdojmë në çdo moment mbledhjen e firmave për pavarësinë e RS nga BIH, deri kur t`ia arrijmë qëllimit tonë. Ka edhe aksione të tjera që do na risjellin tek vlerat tona tradicionale. Një sasi firmash do na mjaftojë për të shprehur se kemi të drejtë të kërkojmë arritjen e pavarësisë. Gjyshat tanë, stërgjyshat tanë luftonin një luftë gjakatare për të patur demokracinë e identitetin e tyre. Nuk do i lëmë të besojnë politikanëve tanë se me një firmë mund t`a shesin atdheun tonë.