<

14 prill 2006

Pak gjëra mbi të majtën e të djathtën


Bernardo Provenzano, është arrestuar në të vërtetë tre ditë para ditës së arrestimit zyrtar, apo kur Ministri i punëve të Mbrendshme pohoi se është ndaluar egzekutimi i një atentati islamik, duke lavdëruar burrat e inteligjencës. Kur flas për atentat ne i jemi përgjigjur menjëherë me tonin e duhur, duke i treguar se kush ishin të dërguarit, kush ishin kriminelët e vërtetë. Arrestimi i Provenzano qe një monovër plotësisht politike, ekonomike e strategjike e për ato që duan të krijojnë idenë se ai nuk vlen më asgjë, gabohen, gabohen madje edhe shumë. Një ditë një X person shumë i rëndësishëm e me influencë më ka thënë se gazetarët flasin e shprehin “Kotësira”, “Pa Paratë e pa të hollat” nuk vlen asgjë. Zgjedhjet, pak të çuditshme na kanë dorëzuar në duart e një parlamenti ku “Di Pietro” e “Rosa nel Pugno” kanë vetëm një zë në kapitull, e kjo sipas tyre do të thotë qeverisje? Cossiga ndërkohë ka vënë në dijeni se nuk do interpellohet në mënyrë apsolute, pasi tashmë ai është mjaft i moshuar për t`u marrë me kësisoj lojrash. Libia muajin e kaluar u ka bërë të qartë të gjithëve se nuk do qëndrojë gojëmbyllur e se nuk do mbetet jashtë biznesit, pas të ashtuquajturave “fletepalosjeve blasfeme”, që në fund të fundit dëshironin t`u hidhnin hi zyve duke fshehur mesazhe evidente. Gheddafi sigurisht nuk është bërë për t`u dëshiruar për sa i përket çështjes së radarëve, e ka kujtuar se ai është akoma aty ndërsa aksionet e tija vazhdojnë të jenë të sigurta në Maltë.
Këtë lojë të madhe do e quajmë “Shipping”, vetëm për të theksuar se “askush nuk është budalla”. Zotërinj e Majta po përgatit një goditje që i afrohet imagjinatës më të shpifur! Zoti Prodi është pjesëtar i të njëjtave lobby që u takuan në Britani, e ka në program të krijojë një interport në Maltë për shkëmbimin e mallrave. Ndërsa një tjetër Lobby dëshiron Urën sipër Ngushticës së Mesinës, ashtu si dhe realizimi i projektit të MAAS, interporti i Katanias që do bëhet qëndra e re për këmbimet tregtare të produkteve agro-ushqimore si drejt Europës kontinentale ashtu edhe për Mesdheun.

Çdo gjë do varet nga një aksion i stilit të lartë, nga vijueshmëria e një lufte të nëndheshme: portet amerikane e angleze po i kalohen në pronësi disa shoqërive në Dubai, me kapitale që sigurisht nuk e kanë prejardhjen ekskluzivisht nga nafta-nxjerrëset e nga kapitalet myslimane. Kapitalet e Dubait janë turpi i Islamit, e duhet të jemi të kujdesshëm për të mos e hedhur shikimin nga financuesit e vërtetë, d.m.th. Bankierët Perëndimorë, siç janë Goldman Sachs që po bën të pamundurën për të poseduar portet angleze, të përfaqësuar nga disa personazhe të bortës islamike, si p.sh. Bin Laden. Objektivi është kontrollimi i trafikut të mallrave, ku vija detare ka si pikënisje Kinën e duke mbërrirë deri në Europe duke kaluar nga ngushtica e Suezit e portet e Ballkanit.

Fushata e blerjeve ka filluar tashmë, e nuk besoj se ndokush do numërojë votat e nëse do e bëjnë sidoqoftë do jetë një farsë. Secili ishte i sigurtë se po mashtronte tjetrin e pra kishin marrë edhe masat e duhura për t`u kauteluar në një mënyre a në një tjetër. Kështu që tani edhe ndonjë i penduar, si Fiorani, do kujtohet për tangjentet e derdhura për ndonjë deputet të Forza Italia për të mbështetur Fazio e shkallëzimin në BNL: sa më shumë që dëgjohen fjalët “për të mirën e Vendit” aq më tepër do ecin hetimet duke kaluar kënetën që ishte krijuar. Një tjetër Piramidë korruptimesh kolosale po afrohet, duke shpresuar që ndonjë tjetër gjykates të mos mashtrohet sërish, e të shihet në pasqyrë të bërtasë “O zot sa i fortë që jam”. E kështu ndonjë humorist po tërbohet mbi podium për të përfituar e ka menduar mirë të pajiset në shtëpi me internet, e kështu, askush s`mund t`a zbulojë në këtë mënyrë. Para telekamerave të gjithë këndojnë himne për Të Mirën e Vendit, e si fëmijët e shkollës fillore thërrasin “Unë Fitova”, ose “jemi kompaktë” për të garantuar stabilitetin e qeverisjen, por në të vërtetë po thurin një Telë që nuk mund t`a imagjinoni dot.

Posta në lojë është Azia, e po hidhen mbi kockën për t`a shqyer si të çmendur. Në brendësinë e Mesdheut, 60.000 mijë anijet do bëhen 250.000 mijë, e kush do fitojë nga ky biznes kolosal? Në cilët porte do zbarkojnë e cilat shoqëri do fitojnë luftën e vërtetë? E pastaj të gjithë thonë Për të Mirën e Vendit...