<

19 korrik 2006

E vërteta mbi Hassan Mustafa Osama Nasr, i ashtuquajtur "Abu Omar"


Në `91 Mustafa jetonte në Shqipëri, punonte pranë dy Ojq-ve humanitare, Al Haramain dhe VakefiT. Në atë periudhë në Shqipëri mbretëronte anarkia, të ishe i ndershëm ishte me të vërtetë e vështirë, aq sa dhe e vërtetë është se, ca vite më vonë, pothuajse gjysmës së konsullatës italiane iu dha ekspulsion për çështje “vizash”.

Shërbimet sekrete ushqenin plane, mes megallomanish e femrash me prejardhje nga malet, duke u mbajtur për strategji gjeopolitike e fantapolitike.

Frekuentonte një restorant, i vetmi që drejtohej nga një Palestinez. Çdo mbrëmje, mes një darkimi e një tjetri, të ujitur ca nga vera, flitej për Cia-n, Mossad-in, për Hitlerin, e ndërsa shishet e verës konsumoheshin, edhe ushtria e famshme Islamike rritej. Aq e vërtetë është se “Mike”, vete kryetari i Cia-s në Shqipëri, kaptoi këto thashetheme e filloi t`a merrte seriozisht këtë rast. U krijua një celulë e vogël në brendësinë e shërbimit sekret shqiptarë, që ishte në pozicion të kundërt me atë të femrave të 007-tave dhe mburreshin se kishin një dije universale e filosofike. E gjitha kjo falë, natyrisht e padyshim, për dollarët me kokë të madhe, pasi atëherë ishin dollarët e vjetër dhe të rinjtë, e shqiptarët nuk i pranonin ato të vjetrit.
Mustafën e thërrisnin Abu Omar, pasi kishte një pasaportë të skaduar, e në atë kohë “Abu Omar” kishte sa të duash. Vetëm në momentin në të cilin vendosi të martohej për të përfituar një farë nënshtetësie, vendosi të tregonte identitetin e tij të vërtetë. Gruaja e tij, që akoma sot e kësaj dite pret paratë për atë dyqanin e vogël që donte të hapte, që e kishte quajtur “ferri”, që e tregon shumë te gjatë si histori. Sidoqoftë ndërsa rrëfente vazhdonte të thonte histori pas historish, gjithnjë e më apsurde e që mbase lexonte nga shtypi Arab që mbërrinte shpesh në Shqipëri, Al Haramain-ni ishte i zënë në mbështetjen e vëllezërve myslimanë të Bosnjës nëpërmjet mbledhjes së fondeve, në emër të një toke islamike. Dikush u pasurua, dikush vuri lafshë (kjo do të thotë se përfitonin rrushfete), dikush mburrej gjithnjë e më shumë, ndërsa të gjitha inteligjencat merreshin me “ushtinë fantazmike” që ishte e gatshme të shkatërronte botën në emër të Allahut.
Kur më pas, Abu Omari ynë, filloi t`i bënte konkurrence edhe vete shërbimit sekret shqiptarë, duke shitur nën kosto leje-qëndrime e dokumente, zëri i madh u dëgjua: e kapën, e pasi i dhanë një dru të mirë prej dy ditësh, u zhduk duke lënë dy fëmijë me premtimin e 200 $ mujorë për t`i dërguar nëpërmjet Western Union . Pasi zbarkoi në Bari, shkoi në Romë, për të bërë lafshën nëpër koshat e xhamive, duke gjetur atje një terren pjellor pasi të gjithë kishin dijeni për të, e kështu ai shërbente si urë lidhëse me të fortët në Shqipëri duke rishitur Mercedesa të përdorur.
Pas pak zhduket dhe e rigjejmë në Milano në një garazh, e pikërisht aty bën kërcimin në kualitet: pas atentateve që iu akredituan islamikëve e Al quedës, mbledh fonde në emër të luftës së shenjtë. Çuditërisht ky personazh bëhet virtual, e ndoshta ndonjëri nga pjestarët e intelligjencave e ngatërron. Abu Omar ka me qindra e me shpejtësi dikush ia bashkangjit shume fakte atij, duke përfituar. Shumë thonë se është palestinez, të tjerë nga Arabia Saudite, deri dhe se flet 5 gjuhë, e kjo tingëllon pak si e çuditshme. Në Tiranë Bin Laden kishte ndërtuar dy kulla binjake, dhe qeveria, pas presioneve amerikane, i kishte sekuestruar, sot janë shumë aktive ato kulla, dhe është shume interesante të merret vesh se kush janë pronarët.
Abu Omar realisht është një rekrutues varfanjakësh, një që shet pasaporta, e që është shpallur kryetar europian i kësaj ushtrie fantazëm. Por besoj se kontaktet e tija ishin vetëm inteligjenca të caktuara. Dikush ka përhapur hipotezën që Mossadi e donte në sistemin palestinez, edhe pasi ai kishte shume miqësi me njerëzit që punonin nëpër aeroporte, gjithmonë nëpërmjet rrugës së reklutimit, një pistë e mirë që nuk sillte në asgjënë.
Sulmi ndaj kullave binjake….
Dikush shpluhuros arkivët e vjetër nën presionin e superiorëve: ku të gjithë vihen nën presion, që tashmë janë tërësisht të trembur. Natyrisht në konfuzion kush lexon merr gjithmonë seriozisht disa gjëra të caktuara. Shpërthejnë kështu blizt-et, e si i bëhet t`u thuash superiorëve të tu që burimi nuk mund të merret në konsideratë, ose që për të përfituar ato informacione ke shkuar për pushime me femra e verë? Nuk mund të thuhen këto gjëra, mund të pezullohesh nga puna, ose deri edhe në rrezikimin e humbjes së një jete të bukur?
Sipas këndvështrimit tim personal, nuk është e rëndësishme nëse Cia ka bërë një operacion në Itali, por se dikush e dinte që ai ishte një idiot, e që nuk dëshironte të merrej vesh, pasi mbase kishte marrë diçka në këmbim si rrjedhoje e burimit “shumë të konsiderueshëm ”. Pra dikush kishte shkuar në shtëpinë e hajdutërve për të vjedhur.
Duke konsideruar që gjatë sekuestrimit të agjentëve të Cia-s janë dhënë pushime pranë hoteleve luksoze, un besoj që problemi është një tjetër, apo që egzistojnë dy Shërbime Sekrete, njëri që operon në mënyrë okulte, të fshehtë e tjetri bën skenarin e operacioneve për të hequr vëmendjen e mediave e të opinionit publik.
Turlija e krijuar nga kjo histori është se kush dinte nuk ka reshtur së mbështeturi tezën e tij duke devijuar hetimet, ndërsa amerikanët qëllonin mbi çdo gjë që lëvizte. Gjëja më e çuditshme është se të gjithë ato që i janë afruar kësaj historie ose kanë vdekur, ose janë në burg, edhe “Mike”.