<

27 gusht 2006

Bettino Craxi, i fundit burrë Shteti.

Nganjëhere historia është kaq larg realitetit, faktet shtrembërohen dhe e vërteta mohohet: kështu nderi i një burri zgërlaqet për të fshirë memorien e vete jetën e tij. Ndërsa të gjithë i këpusnin kundra të shara e sentenca, ndërsa gjykatësi Antonio Di Pietro përpëlitej për momentin e madh e dikush thërriste “Tonino na bëj të ëndërrojmë”, sigurisht askush nga ato e dinte që ai kishte tentuar të shpëtonte Italinë, e kështu nuk mbetej veçse një zgjidhje unike: të largohej sa më parë të ishte e mundur, një arratisje e menjëhershme. Faktet qëndronin ndyshe, pas shpine kishte një plan, i quajtur “Apocalisse”, i studjuar në detaje e i drejtuar direkt nga Londra. Në ato vite lindën në Itali shumë shkolla të gjuhës angleze, si mbulim i shërbimeve sekrete ; shumë agjentë të Sisde e të Sismi u friksuan, të tjerë u vetvranë: fushata mediatike e lajmeve, dhe jo vetëm ajo e televizioneve, avancoi pa mëshirë. Objektivi final konsistonte në rrëzimin e qeverive e në vendosjen në fuqi kriminelë, “fshatarë”, të së djathtës e të së majtës, islamikë e jo, për të privuar më pas një Shtet nga sovraniteti monetarë, të privatizohej çdo gjë e të spastroheshin pasuritë ekzistuese, duke krijuar kështu një sistem ekonomik krejtësisht të ndyshëm, ai i “rent”, i qirasë, i bazuar pra jo më në një koncept pronësie, përkundrazi në atë të përdorimit. Një projekt ambicioz për t`u realizuar gjatë zhvlerësimit të monetës, uljen e shpenzimit publik, çrregullimin e tregut me politikat e tregut të lirë, caktimin e taksave të larta të interesit, me luftën kundra korrupsionit, pravatizimin e pronës shtetërore e të Bankës Qëndrore, e së fundmi rithemelimin e Nato-s si organizëm ushtarak për të sabotuar iniciativat e Okb-së. Në të vërtet signoraggio nuk është i vetmi problem, por është hallka e një mekanizmi shumë më kompleks që shfrytëzon një formë fuqie qëndrore e piramidale, duke vijuar në krijimin e asaj çfarë shumë studiozë përcaktojnë shoqëri “zvarranikësh”, apo thjesht demagogji. Një sistem ky efikas, duhet t`a pranojmë, në një kontekst mesjetar, ku nuk ekzistonte komunikimi masiv, teknologjitë aktuale e format e krimit psikologjik: shoqëria jonë akoma sot mbetet e ankoruar me skema fuqie të lashta e arkaike. Craxi, si dikush para tij, e kishte kuptuar me intuitë që sistemi kishte një lidhje sinxhir pasi arsyetonte si burrë Shteti, e është tradhëtuar nga gjarpri që është brenda nesh. Donte të shpëtonte Italinë, fliste për kthesë, ndryshim e rinovim, fjalë që sigurisht i kanë bërë të dridhen Bankierët e shquar të Londrës. Craxi kërkonte të luftonte njërën nga hallkat e sistemit nëpërmjet “lira pesante” (lirës së rëndë), që konsistonte në prerjen e monedhës “5 lira në argjent” me figurën e Garibaldit, gjë që sigurisht nuk është mirëpritur nga lobbies bankare që ndezin luftra të përgjakshme vetëm për të diktuar koston e komisionit bankar në një shtet.
Ndërsa kërkonte të shpëtonte Italinë, e kuptoi çfarë ishte në të vërtete “fuqia”. Kam sakrifikuar jetën time e 20 vite studimesh e kërkimesh për të kuptuar çfarë në thelb thonë politikanët në fraza krejtësisht të rastësishme. Ai kishte ndërmend të rithemelonte përbërjen shoqërore, mënyrën e të bërit ekonomi, e vete konceptin e pjesëmarrjes politike pasi e kishte kuptuar që tregu po transformohej: ekonomia rritej mes fajdes e marrëveshjes së fshehtë, e tashmë prej kohësh po zbatohej etnocidi, apo shfarosja e identitetit etnik, e traditave, të kulturës mes planesh strategjike “globalizimi” e përvetësimin e inteligjencës së popujve. Çdo gjë që është realizuar me Traktatin e Maastricht sigurisht është programuar që në 1978 nga një plan strategjik e kompleks, i cili që atëherë dha viktimat e tija të para. Maastricht ka përvetësuar fuqinë demokratike për antonomazi përsa ndikon në rishpërndarjen e pasurisë reale, duke transferuar në mënyrë të paligjshme e antikushtetuese sovranitetin monetarë një enti që nuk është përfaqësues i vullnetit sovran të qytetarëve. Bashkimi monetarë ka krijuar një makineri që shkatërron, vjedh e sjell luftra mes popujve; banka, nga ana e saj, shtiret si institucion, që hyn si një parazit në ndërmarrje për të ushqyer një sistem paraje virtual. Bankierët e Mëdhenj janë përgjegjësit e holokaustit, e asnjë gjykatë ndërkombëtare nuk i ka dënuar ndonjëherë, e vazhdojnë shfarosjen e popujve në mënyrë gjithnjë e më djallëzore në formën e etnocidit.Eurosocializmi ka rënë. Të gjitha kolonitë e rregjimit komunist janë sulmuar pasi sistemet ekonomike hibride mes komunizmit e kapitalizmit duheshin eleminuar me çdo kusht në mënyrë që të evitonin përplasjen direkte me qytetërimin arab: e ja pse Craxi konsiderohej një filoarab. Atëherë guvernatori i Bankës Italia Carlo Azelio Ciampi, bankier me famë ndërkombëtare punonte për shefat e tij, duke i ndihmuar në rritjen e fitimeve të tyre jashtmase. Në ato vite grupet financiare me strukturë piramidale i kanë rritur përfitimet e tyre në mënyrë eksponenciale, duke financuar pastaj luftra gjakatare në Ballkan e në Somali vetëm me qëllim përvetësimi, gjatë teknikave të ndërmjetësimit financiar, e pasurive të tyre. Vetë George Soros është një artificë e praktikave financiare (e në këtë pikë nuk është e nevojshme të vishet si financier i madh!).Në 1992 nuk ishte më e mundur t`a shpëtoje Italinë e Craxi kishte një detyrë shumë të komplikuar aq edhe të pamundur për t`u çuar në fund.
Ndërsa Maastricht shihte lindjen e Europës së Bankierëve Hajduta, magjistratura arrestonte Mario Chiesa, e procedonte me shpalljen e garancive që do çonin përpara kryqëzatën kundra “korrupsionit”. Në korrikun e `92 fjalët e Craxi-t në dhomën e deputetëve denoncojnë një kriminalizim të klasës politike, një proçes i vërtetë historik e politik ndaj Partive, e “një financim i parregullt e ilegal në sistemin politik,... nuk është e nuk mund të konsiderohet e as të përdoret nga askush si një eksploziv për të shkatërruar një sistem, për të deligjitimuar një klasë politike”.
I Miri Tonino me siguri vetëm kur bëri xhestin e madh teatral duke hequr togën para telekamerave e duke dhënë dorëheqjen nga magjistratura, dha prova se e kishte kuptuar se ishte përdorur e manipuluar si një vegël në duart e një lufte strategjike të paskrupullt. Por ish komisari jonë duhet ta kuptonte se gjaku i ndyrë duhet përzier me atë të pastër.Duar të lara shkurt ka qënë diçka më shumë, kishte si objektiv kontrollin e masave, të eleminonte klasën politike e ta zëvendësonte me subjekte me mendje të thjeshta e pak inteligjente, apsolutisht të papërshtatshme në kundërshtimin e fuqive të vërteta, ndërsa privatizimet e plaçkitja e Italisë vazhdonte. Bankieri ynë i dashur bëhej President për të kompletuar veprën e organizuar nga Londra, i zëvendësuar më pas denjësisht nga Fazio, pasi pakti parashikonte shitjen e Banca Italia, e të vetë italianëve, e kështu edhe pozitën e tij për tërë jetën si guvernator. Rasti do që budallenjtë kishin arrestuar të shëndoshët, e historia mëson që kush vihet kundra këtyre fuqive eleminohet: Jezusi u kryqëzua pasi i kërkonte Cezarit pse në monetën e tij skalitej me çdo kusht figura e tij, ari në fund të fundit është ar. “Jepi Cezarit çfarë është e Cezarit”, por shumë nuk e dinë çfarë do të thotë realisht e nëse do e dinin besoj se do bëheshin befas të gjithë kamikaze. Në të njëjtin vit, Giovanni Falcone në një shpërthim bakabër, të akredituar mafias gjen vdekjen; ashtu si dhe inxhinier Raul Gardini që vdes nga dora e një vetëvrasje anomale: episode që në të vërtete fshehin të tjera gjëra. I njëjti skenar është krijuar së fundmi në Liban me Hariri, që po organizonte bursën e Naftës në euro. Në atë periudhe të gjithë ambasadorët e Shoqatat e panjohura mburreshin për demokraci të panjohura, e mrekulloheshin të skandalizuar për korrupsionin në Itali, por nuk kujtohen se çfarë bëri Federal Reserve në 1923, nga ku lind shkasi që shtyu amerikanët të luftonin një luftë botërore. Çfarë goditi Craxin që financa internacionale, Bankierët, një botë e panjohur për masën, hierarki të ngushta e të mbyllura në ekstrem, persona që nuk do shihni asnjëherë të ecin mes turmës. I frikoheshin aq shumë sa vetëm mendimi që Craxi të shkelte tokën italiane e të lëshonte deklarata të papërshtatshme i shqetësonte seriozisht, aq sa kontrollohej në mënyrë konstante në Hammamet. Fjalët e tija duhet t`i bëhen mësim këtyre politikanëve fshatarë, që janë bërë kamerierët e Banka Intesa e Unicredit e jo më protagoniste në rregullimin e sistemit ekonomik. Janë vetëshpallur si barinj të kopeve, por duhet kujtuar se i vetmi burrë Shteti që nuk është pranuar nga Anglia ishte Craxi, i kundërshtuar nga vetë shtypi që sot shenjtëron Carla del Ponten e akuzon Slobodan Milosevic se ka zhvilluar një pastrim etnik. Sot era e papagajve, e qytetërimit të skllavëruar nga bankierët, e këto të lidhur ngusht me shërbimet sekrete, që kanë krijuar “komitete kontrolli e administrimin e krizave”, duke përdorur struktura si Gladio, e Shoqëri sigurie për të kryer çfarëdolloj atentati e vrasje. Shpejtësia e magjistraturës në shitjen e Italisë ka qënë mahnitëse. Të akuzosh Bettino Craxi ka qënë si t`i mbyllësh derën në fytyrë vete Shtetit, për të cilin janë bërë luftra, janë ngritur barrikada, në emër të një flamuri vdisej me nder para togës së egzekutimit, duke brohoritur “Viva Italia” (Rroftë Italia). E gjitha kjo nuk ka shërbyer në bashkimin e njerëzve, por në shkatërrimin e vëllazërimit, pasi në krye të një kombi ishin vënë njerëz të vegjël e jo Burra Shteti, intelektualë banalë që nuk e dinin ç`ishte me të vërtetë fuqia. Shpresoj që sot klasa jonë politike t`a ketë kuptuar që jemi të poseduar nga sistemi bankar, e që ia kanë shitur Italinë Baronëve Hajdutër.Pyes tani Financierin Ndërkombëtare Carlo Azeglio Ciampi, që me një karriere të madhe e të shkëlqyer është bërë deri dhe President Republike, nëse mund të imagjinoje tani kur një burrë ishte duke vdekur priste nga Ai një amnisti, jo për paratë që kishte vjedhur, por se po e paguante me jeten e tij zgjedhjen e të qënurit një burrë Shteti. Duhet të më besoni, ka pritur një fjalë nga Ju deri në frymën e fundit, pasi Ju jeni Presidenti i Republikës, simboli i drejtësisë e i neutralitetit. Craxi e familja e tij ka paguar një çmim të lartë e atyre u shkon gjithë solidarieteti jonë: të gjithë ne jemi përgjegjës të asaj vdekje, pasi nuk kemi ditur të dëgjonim kur një “i mençur”, një çoban, kërkonte t`a drejtonte tufën e tij. I kërkoj akoma Presidentit Ciampi, meqë gjatë viteve ka çuar përpara punën e tij ndërsa ishte guvernator i Bankës Qëndrore, nëse ishte krejtësisht koshient për çfarë po bënte në privatizim e një institucioni kaq të rëndësishëm. Ju mund t`a shpjegoni cili ishte qëllimi i Craxi-t në prerjen e lirës Pesante (së rëndë), e si është e mundur që politikanët tanë na kanë shitur, që jemi të poseduar nga bankat, e që vetë shpirti ynë, djersa jonë vidhet, uji jonë privatizohet.Ju, President, nëse keni marrë një angazhim që sigurisht nuk Ju nderon, mund t`a përfundoni një veprim me vendosmëri, mund t`i thërrisni koshiencës Suaj si rojtar i Republikës e t`i çlironi italianët nga loja e skllavërimit, që vetë Ju keni kontribuar në zbatimin e plotë të funksioneve tuaja, e të bëheni në këto vitet e fundit të ekzistencës suaj një Burrë i madh Shteti.