<

27 nëntor 2006

Qytetarët e Botës

Kaosi e dobësia që mbretëron shoqërinë është sinjali i qartë që Kartat Kushtetuese kanë falimentuar, kanë tradhëtuar "kartën e të drejtave të njeriut". Bazohen në legjione por pranojnë fajdenë, ndërtojnë një sistem gjyqësorë burokratik e përqëndrojnë fuqinë mbi një rreth personash: përfaqësojnë pra vdekjen e programuar të demokracisë.

Kanë harruar principet që ishin në bazën e shenjtë të individit, disa të drejta të pathyeshme të njeriut, me kohën kanë diktuar rregulla të reja e kanë fshirë ligjin.
Deklarata e Nurimbergut i atribuon çdo individi fuqi kombëtare e ndërkombëtare, nëse jeta e tij është në rrezik, ai do ketë pra të drejtën të reagojë në mbrojtje të vetëvetes duke arrestuar përgjegjësit e qeverisë, t'i nënshtrohen ndëshkimit pasi kanë një përgjegjësi karshi kollektivitetit. Të tilla parime nuk janë përvetësuar nga Kushtetutat pasi ato krijojnë sistemet piramidale e të përqëndruara, në të cilët njeriu është vetëm një përbërës i makinerisë që duhet të garantojë pagimin e debisë. Realisht është makineria, sistemi që duhet të garantojë mbijetesën e individit, e kurrë e kundërta, pasi në këtë mënyrë përdor fajden e përfitim mbi jetën e personave.

Etleboro ka si qëllim pra të risjellë në jetë këta aksioma që për shekuj me rradhë janë konsideruar pikëqendër mbi të cilën të ndërtonin shoqërinë. Ne jemi Matematika, Filozofia e Cybernetika, ndërsa ata janë qeveria e naftës, e arit dhe e monedhës. Nuk kemi ndërmend të ndërtojmë një besim politik, as t'u besohemi feve e besimeve, pasi ajo çfarë udhëheq veprimet tona është Shkenca. Në brendësinë e Web-it mund të ndërtojmë atë çfarë do jetë dhe pasqyra e shoqërisë së re, një entitet sovranacional e i padukshëm, që mund t'i vetëqeverise aktivitetet e tija ekonomike.

Rrjeta do të jetë dimensioni i mendimit, në të cilin të mbijetojë një shoqëri e çnjerëzuar dhe e robotizuar, do jetë hapsira virtuale në të cilën mund të mbetemi njerëzore, në të cilën mund të shfrytëzohet
cybernetika pa rënë pre në duart e fajdes pasi zanafilla dhe fundi do jetë individi si dhe të drejtat e tija.
Inteligjencat do shkrihen në një sistem cybernetik, në të cilin informacionet, njohjet e eksperiencat mund të ndahen sëbashku e mund të udhëtojnë,
duke respektuar mendimin e individit.

Të dhënat e informacionet do t'i mbërrijnë anëtarëve të Rrjetës në mënyrë të barabartë, duke eleminuar manipulimet në specifikimin e klasifikimin e tyre.

Në brendësinë e saj do aktivizohen disa mekanizma prapaveprimi, në bazën e parimit që çdo veprim korrispondon në një reagim,
apo individi që fut të dhënat informacionet do marrë po aq nga sistemi në mënyrë te drejtë, duke patur gjithmonë në shkëmbim një vantazh të barabartë me sakrificën e burimeve të tija.

Në të njëjtën mënyrë, individi që provokon një dëm apo një paragjykim për sistemin, do të vuajë edhe pasojat, e të administrojë kështu edhe reagimin e individëve të tjerë që do mund të monitorojnë gjendjen e të ndalojnë sjellje që mund të kompromentojnë shëndetin apo sigurinë e pjesmarrësve të tjerë.
Sistemi në këtë rast vepron në mënyrë automatike e të pavarur ndaj një burokracie qëndrore, që për t'u aktivizuar ka nevojë për proçedura e kohë të gjata. Pasi informacioni është transparent, secili nga ne do të ketë fuqinë për të hetuar mbi ligjshmërinë apo paligjshmërinë karshi individit, e personi më vete duhet t'i përgjigjet veprimeve të tija para kollektivit.

Kjo do lejojë riekuilibrimin e fluksit të rrethit socio-ekonomik, pasi ndërveprimet mes elementave do shpërblejnë gjithmonë rrethet virtuoze e do dënojnë ato të panevojshëmit apo që shkaktojnë një dëm. Në sistemin cybernetik ndërveprimet sjellin ekuilibrin e përpjesëtimin mes subjekteve të avantazheve e humbjeve, duke krijuar kështu një ekonomi që mban veten nga brenda.

Mekanizmi i zmadhimit të Prapaveprimit

Forca e tij është e madhe, pasi mund të bëhet një entitet me kërkesat e vullnetin e vet dhe i pavarur pa qënë skllav i mekanizmave të politikës. Konceptet ligjore të pronësisë, të shprehurit, të identitetit, ndryshojnë kontekst e bëhen etike, interes personal i mirë administruar, i votuar në respektimin e të mirës së përbashkët. Mendja njerëzore mund të krijojë e mund të riprodhohet në pafundësi pa asnjë kosto, kështu Etleboro mund të përhapet nëpërmjet Planetit pa e ndalur njeri: nuk mund të burgoset mendja. M.gj.th. nuk mund të hyhet ne shoqërinë cybernetike pa u aprovuar dy ligje të rëndësishme. Mbi të gjitha nevojitet stabilizimi i së drejtës ushqimore, përsa njeriu nuk mund të mbijetojë pa u ushqyer e pirë, prandaj nevojitet bllokimi i çdo mekanizmi që varfëron personat deri në atë pikë aq sa t'u mohosh të drejten e një të ardhure jetësore. Sot një familje mund të privohet nga banesa e vet, nga të ardhurat e veta në emër të një hipoteke bankare apo debije, por kjo është një patollogji e sistemit: para se të flitet për politike sociale nevojitet garantimi i ardhurës që t'i lejojnë personave të mbijetojnë. Të tilla fjalë nuk shkruhen në asnjë kushtetutë, e asnjë Shtet në botë nuk e ka pranuar ndonjehere këtë rregull, pavarësisht se shumë njerëz kanë luftuar për t'a bërë që të pranohet. Nuk e përfshijmë këtë parim mes të parëve te kodit tonë pasi aty qëndron mbijetesa jonë. Njeriu ka të drejtën e të ushqyerit, "jepmë të ha ose vdeqa", citonte shpesh Prof. Giacinto Auriti, i cili ka luftuar një jetë të tërë për një "të ardhur nënshtetësie".

Së dyti nevojitet prezantimi i një projekt ligji që dënon krimin që shkel dhe manipulon Bankën e të Dhënave, e që vendos një kod etik, i cili frymëzon prodhimin e informacioneve e të lajmeve, e administrimin e të dhënave e të software. Keta duhet të posedojnë një “letërnjoftim”, ose një protokoll që vërteton karakteristikat e funksionet, e që lejon të veprohet sipas kodikëve që lindin për të korrigjuar anomalitë.

Pra Rrjeta, nëpërmjet serverave të saj, dëshiron të propozojë mbledhjen e të dhënave të rregulluar nga një kod etik, duke lançuar në të gjithë botën mesazhin e krijimit të një agregati të padukshëm personash e qytetarësh që dëgjohen jashtë politikës, e që nuk përshtaten në shoqërinë e sotme. I drejtohemi në veçanti atyre që janë të parregullt, apo siç qyhen ndrysh "sans papier", ato që nuk kanë dokumenta e për këtë janë unaza më e dobët, pasi janë pa shtetësi, e një njeri që nuk ka identitet, nuk egziston apo rrezikon të zhduket në heshtje. Ky është makthi i emigrantëve, është drama familiare që shumë italianë nëpër botë para të tjerëve iu është dashur t'a përballin, është lufta e klandestinëve, që shohin jetën e tyre të lidhur pas një dokumenti. Sot Qeveritë e të Mirëve duan të na mbushin mendjen se janë duke bërë çmosin për ta, por në realitet është një mur qetësie, kundra të cilit do të ndeshemi edhe ne kur do të bëhemi të padukshëm, kur do të bëhemi thjesht numra në brendësine e sistemeve informatike, ku askush s'do ketë zemër të ndjejë, sy për të parë, askush s'do ketë veshë për të dëgjuar.

U Bëjmë thirrje pra bashkohuni me ne, botës së të parregulltëve,
të padukshmëve, të atyre që kanë humbur identitetin
në këtë shoqëri, e të atyre që po e kërkojnë.