<

10 nëntor 2006

Loja e dyfishtë e Microsoft-it për të shtënë në dorë Kinën

Para limiteve e çensurave të Qeverisë Kineze, Microsofti kërcënon braktisjen e tregut aziatik, duke e ditur se me vete mund të marrë edhe internetin e motorët e kërkimit. Një ngjarje e tillë do izolonte në çast Kinën nga Ekonomia botërore, pa detyruar asnjë lloj embargoje apo limitime ndaj tregtisë ndërkombëtare: një marrëveshje e thjeshtë mes privatëve bëhet një vendim gjeopolitik si dhe ekonomie globale. Sigurisht shpallja që u bë si qëllim braktisjen e tregut kinez është maskuar si një vendim i vuajtur por i dëshiruar nga kontrastet e vazhdueshme me qeverinë e Pekinit, që pa pikë dyshimi ushtron një çensurë ndaj aktivitetit të shoqërive të mëdha teknologjike amerikane. Tashmë prej kohësh Google, Yahoo, Microsoft e Cisco system, deklarojnë se i duhet t'i nënshtrohen «çensurave» e «kontrolleve preventive» nga ana e Autoriteteve të Pekinit, që, sipas tyre, nuk tolerojnë që mund qarkullojnë lirisht nëpër web-in e lajmeve e informacioneve të konsideruara si delikate. Për shumë qeveria e si dhe shoqëritë e Internetit kanë gjetur një kompromis, duke pranuar çensurën mbi disa argumente joshëse siç është rasti i Tienanmen apo luftimet për indipendencën e Tibetit. Në mbështetje të arsyetimeve të multinacionalëve të Internetit kanë ndërhyrë, shpesh e më dëshirë, protestat e shumta të ojq-ve e shoqatave si Amnesty International për të denoncuar shkeljen e të drejtave të njeriut që bëhej duke mohuar të drejtën e informimit të qytetarëve kinezë. Pas Reporter Sans Frontières, Amnesty International, ndërhyri edhe organizata Human Rights Watch, që ka denoncuar sjelljen konsensuale të Microsoft e të Google përballë politikës së çensurës së qeverisë kineze. Kanë nënvizuar kështu paradoksin e bashkëpunimit të firmave kundrejt shkeljes të së drejtës për t'u informuar e lirisë për t'u shprehur. M.gj.th. një sjellje e këtillë i ka lejuar Microsoft e Google të marrë një rol viktime që sigurisht nuk i përshtatet, mbase për ta mbajtur të gjallë përkujdesjen ndaj tyre e për të arritur hyrjen në treg duke synuar mbi një çmim në ngritje. Njëkohësisht, me siguri, qeveria kineze synon te kufizojë jo vetëm internetin, të kuptuar si mjet komunikimi e si bazë të dhënash me përmasa të përbindshme, kur në fakt rrjeti, web-i është në gjendje të vendosë një diktaturë, një monopol që do përfundonte në vendosjen e fajdes mbi ekonominë kineze. Informacioni duhet të paguhet me çmim të lartë, një dritare në brendësinë e cyber-hapsirës do vlejë sa kostoja e marrjes me qera të një strukture ndërmarrjeje, hapsira do përpjestohet e shpërndahet në mënyrë të pabarabartë. Qeveria kineze me siguri i ka thënë jo fajdesë që multinacionalët donin të vendosin, në fakt duke patur motorin e kërkimit do t'ia arrinin t'a përvetësonin, e t'a kontrollonin edhe një komb siç është ai kinez, i papushtueshëm për financiatorët e huaj. Para rezistencës së qeverisë, që kërkonte pa dyshim mundësinë për të krijuar një cyber-hapsirë të vetën për të evituar pushtime të mundshme nga ana e "të padukshmëve", Microsofti ka luajtur me dinakëri, duke u deklaruar si një viktimë e boikotazhit të Kinës. Në këtë mënyrë, ndërsa një Shtet kërkon t'i rezistojë një sulmi të jashtëm, Microsofti mund të shpërthejë kundra Kinës gatishmërinë luftarake të organizatave ndërkombëtare që do flasin për shkelje të lirisë së fjalës. Këto paradokse bëjnë padyshim të kuptohet se cila është sot forca e vërtetë: është e paimagjinueshme se si një rajon si Kina, që mund të barazohet me një kontinent e një forcë multinacionale, që rradhitet përbri me Amerikën në Këshillin e sigurisë së OKB-së, duhet t'i nënshtrohet shantazheve të Microsoft-it. Kërcënimet janë të shumta e janë shtuar edhe falë Cisco, që ka komunikuar të dhënat e një gezetari të pavolitshëm për sistemin. Në këtë mënyrë rezistenca ndaj rregjimit diktatorial të Motorit të kërkimit e të shoqërive të informatikës është e trukuar pikërisht nga propaganda, nga mediat, që lejojnë krijimin e një kazus belli aty ku nuk ka asgjë. Monopolistat e Cyber-hapsirës egzistojnë e gjemojnë tashmë, organizohen me ligje e direktiva mbi teleomunikacionin, shpikin krimin e ri, cyber-krimi, e themelojnë "merimangën" e rrjetit që është WEB-i, Forumin e qeverisë së Internetit (GFI). GFI e ka shpallur Kinën atdheun e krimit cybernetik, për sa toleron bërjen e terrorizmit ndaj përdoruesve disidentë. Qëndrimi i Kinës është padyshim anomal, duke konsideruar politikën liberiste të privatizimit e të hapjes ndaj Bankave, por me siguri bëhet fjalë për një reaksion të thjeshtë ndaj një veprimi të parë të ndërmarrë nga Microsoft-i e Google, kanë tentuar t'i bëjnë atentat sovranitetit të Shtetit. Me t'u krijuar konditat në momentin e parë ka patur një marrëveshje të heshtur për të hyrë brenda tregut, e tani mohohet ai pakt për të denoncuar çensurën e për të përftuar të drejtën e plotë si monopolist mbi tregun. Kjo është Gjeopolitika, ky është Urdhri i Ri Botërorë, e lufta bëhet për të fituar kontrollin e informacionit e të një pjese të Cyber-hapsirës.