<

19 shtator 2006

"Jam terrorist, denomëni!"


"Jo, ti nuk je terrorist!"
Lufta kundra terrorizmit vazhdon nëpërmjet rrugëve të tërthorta në mënyrë që të na çorientojnë të gjithëve, pa arritur të kuptojmë mirë cili është sot armiku ynë. Në emër të tij kanë bërë luftra, kanë arrestuar mijëra persona pa asnjëfarë prove materiale, kanë transformuar kampe shfarosjeje e kanë drejtuar proçese farse vetëm për të mbështetur çmendurinë e tyre. Pyesni myslimanët me vendbanim jashtështetit për proçeset e qëllimshme që kanë përjetuar, kërcënimet e torturat që kanë vuajtur për të patur në këmbim edhe vetëm një pranim të vetëm. Sa për të dhënë një ide për çmendurinë në të cilën ndodhemi, është në lëvizje këto ditë në Bosnje një proçes i çuditshëm ndaj një ish koloneli të Al Quedës, Ali Ahmed Ali Hamad, i shpallur i pafajshëm nga gjykatësi kundra vetë vullnetit të tij. Ka folur për gjurmët e përgjakura që mujahedinët, kanë lënë në Bosnje, e ka vërtetuar ekzistencën e tyre e tërë aktivitetin kriminal, e ka thënë troç, por deklaratat e tija nuk janë dukur interesante për hetuesit. Kur ishte 18 vjeç është bërë pjestar i Al Queda, e cila i ka dhënë shpëtim e strehim, nga Zagrebi ka ardhur në Bosnje në kampin stërvitor nga i cili kanë dalë kryetarët më të fuqishëm të Al Quedës, por sa keq që askush nuk i njihte si të tillë. "Jam një terrorist, kam bërë shumë masakra, por ato duan të më bindin se un nuk jam ai që pohoj se jam, por jam i pafajshëm”. Këto e shumë rrëfime të tjera të tmerrshme janë të shkruara në librin e tij, dhe, i kënaqur është shprehur se nuk do largohet kurrë nga Bosnja, pasi është ambientuar në mënyrë të shkëlqyer në një vend kaq të përzemërt. Arrini t'a imagjinoni apsurditetin e botës që jetojmë? Myslimanët nëpër botë luftojnë çdo ditë për t'u zhburgosur e për të rimarrë besueshmërinë e tyre emrin e mirë, ndërsa të tjerët luftojnë për të ndërtuar këtë mit, pasi e kanë kuptuar shumë mirë lojën që është pas. E gjitha është një hile, pothuajse një barcaletë, por e vërteta nxirret pikërisht nga këto vogëlsira, që janë vrimat e sistemit.
Opinioni publik sot dënon fondamentalizmin, jihadin, identifikon tek Al Queda strukturën paralele që kërcënon ekuilibrin tonë shoqërorë. Rreziku i islamizimit ndodhet në dyert e Europës që në fillim të luftës në Ballkan, kur mujahdinët, të shoqëruar nga ushtarë anglezë, mbërritën në Bosnje Hercegovine për të masakruar popullin serb. Atëherë strukturat mbinacionale, si Okb, Fmn e vetë Vatikani, lidhën marrëveshje të ngushta me islamin për të përdorur luftëtarët e tyre mercenarë në luftën e tyre të ndyrë. Katolikët i kanë shtrënguar duart myslimanëve për të vrarë serbët, për të vjedhur tokat e tyre e paranë e tyre, sa dhe vetë Papa erdhi në Bosnje për t'i rimarrë pronat e tija. Prandaj, pas kaq shumë kohe miqësie të përforcuar, Vatikani sot zgjohet e flet për fenë myslimane e për islamin si një besim që sjell të keqën e konfliktin mes njerëzve, duke mohuar historinë e saj. Lufta kundra fondamentalizmit islamik është një betejë që prej vitesh po luftojnë serbët, e vetëm tani ekspertët e gjeopolitikës e kanë kuptuar, mendjet e holla të shërbimeve sekrete. Fjalët e Papës ndoshta janë thënë vullnetarisht në mbështetje të një lufte kundra lobbies, kundra atyre që përdorin terrorizmin për të krijuar përçarje mes kulturave; por pastaj janë stërzmadhuar e instrumentalizuar, për të ngritur një pluhur të dëndur për të shtrembëruar si gjithmonë realitetin në avantazhin e tyre. Diçka po ngjan me të vërtetë, dhe është një manovër e Bankierëve e rrezikshme në ekstrem pasi do të marrë kontrollin e kundrainformacionit e t'a përdor atë për të dobësuar Shtetet. Politikanët tanë janë njollosur me krime të tmerrshme, sipas skemave plotësisht në stilin e Hajdutërve, por mbi të gjitha janë treguar budallenj, të padjallëzuar. Shpesh here pas skandaleve të mëdha, pas një lufte ndodhen histori seksi, hakmarrje personale, tentativash të mjera për t'i marrë femrën apo postin një tjetri: prishin para, kohë e energji për lojrat e tyre të poshtra për pushtet. Gabimet e tyre janë arkivuar e protokolluar, janë bërë persona të shantazhueshëm e meskinë, të gatshëm për të bërë çdo gjë vetëm për të ruajtur poltronin e tyre të vogël. Shërbimet sekrete, për llogarinë e tyre, janë krimba, të shitur, megalomanë që besojnë se janë mbinjerëzorë, por janë aq budallenj që i dallon mes turmës pasi kanë syze e makina të njëjta.

Pamvarësisht nga kjo, tani nevojitet t'i mbrojmë, sepse forcat që nxisin për shkatërrimin e shërbimeve sekrete e qeverive janë fuqitë e forta që të gjithë besojnë se i luftojnë. Në gjendjen aktuale të ngjarjeve, është më mirë të mbështeten institucionet e korruptuara sesa të ndihmohen Bankierët e të krijohen profetë të rremë për t'u zëvendësuar në kontrollin e urdhrit botëror. Krimi i padukshëm sot është ky, është të kundërveprosh mbi mendjet e personave për të drejtuar vullnetin e tyre, e të lëvizësh në brendësinë e institucioneve duke përdorur ligjet kundra tyre. Kontrolli i turmës gjatë valëve radar me frekuencë të ulët është një nga sistemet e shumta për të shtypur kryengritjet, për të dobësuar armikun e për t'a bërë të parrezikshëm. Pajisemi çdo ditë me zbulime të reja teknologjike që mbushin jetën tonë me komoditete e me chip-e, jeta jonë gjurmohet në çdo lëvizje të saj. Ku përfundon sigurimi kombëtarë nëse arrijnë të gjurmojnë dossier e dokumentat e rezervuar që nga momenti i redaktimit me sisteme të Microsoft, që vjedhin informacionet tona në çdo azhornim, që nga çasti që ndodhemi në rrjet. Për asgjë shërbejnë shërbimet sekrete apo këto aparate të mëdha inteligjence, nëse shërbimet paralele janë në gjendje të hyjnë në brendësinë e tyre në çdo çast falë gjurmimit të software tregtarë.Sot shohim perandoritë e mëdha tek shemben, e bankat që festojnë ndërsa blejnë kompanitë e telefonisë, kontrollin e frekuencës së internetit, e ujin. Kjo është e vërteta që askush nuk mund ta mohojë, pra teoria e Krimit është e saktë, e çelësi për të kuptuar si mendojnë e veprojnë ato, është një sekret që nuk mund të rrëfehet pasi askush nuk do t'a dëgjojë.