<

18 nëntor 2006

Franca Rusia e Turqia: fronti i ri anti-europian

Vazhdojnë presionet politike të Be-së mbi Turqinë për t'a nxitur të tërhiqet në kushtet e diktuara për hyrjen në tregun unik, para hezitimeve të qeverisë për miratuar reformat e drejta. Gjatë ditëve të kaluara është publikuar një buletin nga Komisioni Europian, që përfshin një seri porosish për t'u ndjekur në arritjen me sukses të kontraktimeve diplomatike. Sigurisht kjo lëkundje e vazhdueshme kërcënimesh e udhëzimesh nga ana e Be-së tregojnë që ka patur një përmbysje të palëve, pasi pala kundërshtare e dobët, të jetë e qartë, ajo nuk është Turqia, por Europa që tani po vendos me çdo kusht ligjin e saj për të patur kontrollin strategjik mbi një rajon të rëndësishëm.
Burimi i kontrastit duket qartë se është feja, etnia, politika sociale, pasi përfaqësojnë këto istrumentat më të përdorur për të nxitur si opinionin europian si atë turk. Flitet për problemet e Qipros si të ishin me të vërtetë fetare apo etnike, e jo vetëm ekonomike e politike duke qënë se Qipro është tokë e kërkuar me ngulm për dhjetëra vite tashmë nga fuqitë internacionale. Turqia refuzon t'i heqë pengesat për lëvizjet e të mirave materiale të qipriotëve e për transportet direkte me Qipron, e kjo është një fyerje nëse marrim në konsideratë që Be-ja po i kërkon Qipros të aderojë në protokollin e tregut unik. Kjo është një nga pikat më të dhimbshme, por sigurisht vëmendja i drejtohet në veçanti çështjes etnike e fetare.
Kanë hapur një kauzus belli mbi vizitën e Papës, duke përgatitur psikologjikisht personat që në momentin e parë të sekuestrimit të aeroplanit nga devijuesi turk: edhe ai, jo rastësisht, arratisej për mosmarrëveshje fetare. Në frontin ekonomik, edhe pse Turqia i ka përmirësuar financat publike e sëbashku me politikat e privatizimit, ka akoma një defiçit në infrastrukturë, ndoshta pasi nuk ka garantuar hyrjen e investirorëve të huaj në mënyrë krejtësisht të lirë. Mes të tjerash mbetet akoma pezull edhe problemi i "lirisë së fjalës" e çensuruar nga Turqia, pavarësisht se në Europë një shtet pak kohë më parë ka aprovuar një ligj, i cili çensuron të drejtën e çdo personi që thjesht provon të "mohojë gjenocidin armen".

Shantazhet janë të shumta, m.gj.th. Turqia ndjehet shumë e fortë pasi ka partnerë të shquar biznesi që rregullojnë në mënyrë perfekte gjilpërën e peshores, d.m.th. Rusia: ja tek mbyllet dhe trekëndëshi, Rusia, Franca e Turqia që të gjitha të angazhuara në shtrirjen e marrëveshjeve për transportin në Europë të Gazit, prandaj dëshirojmë të përfshijmë këtu edhe Algjerinë në këtë ortakëri të tillë të rastësishme.

Turqia është porta drejt Lindjes e drejt Perëndimit, e përbën sot pikën nevralgjike të gas-sjellësve të caktuar për Europën. Në tetorin e 2005, grupi i naftambajtësve britanik British Petroleum inauguronte fundin e punimeve në seksionin gjeorgjian të naftanxjerrësit Bakou-Tbilissi-Ceyhan, e me këtë rast Presidenti turk u prit nga ai gjeorgjian për të përmbyllur biznesin, aq shumë të dëshiruar nga Washington e të financuar nga Banka Botërore. Nafta e seksionit gjeorgjian i BTC, do arrijë portin e madh turk të Ceyhan. Naftanxjerrësi dyfishohet me një gazsjellës që lidh rezervat e Kaspikut me rrjetin turk, e Gjeorgjia, në këmbim të kësaj të drejte kalimi, do marrë 5% nga sasia e transportuar e do gëzojë tarifa privilegjuese. Bakou-Tbilissi-Ceyhan ka pra si objektiv sjelljen e gazit të Kaspikut në tregun europian duke mashtruar tregun rus e duke i dhënë pavarësinë Gjeorgjisë, në të cilën Gazprom propozonte të riblinte gazsjellësin egzistent
në Gjeorgji, e ky është Bakou-Soupsa.

Kjo është arsyeja për të cilën Franca po përmbyll marrëdhënie të thella me Rusinë, që njëkohësisht po përforcon kontrollimin e gazsjellësit të Greqisë, nëpërmjet kompanive kryesore të kombëtarizuara. Transneft, Rosneft e Gazprom do të kontrollojnë naftësjellësin Bourgas-Alexandroupolis, Bullgaria-Greqia, me 51% ndërsa ajo kombëtare me 17%. Ky naftësjellës, strategjik për Rusinë, është lançuar në shtator nga presidenti rus Vladimir Putin me qeverinë greke e bullgare gjatë vizitës së tij në Athinë. Sot një pjesë e madhe e naftës nga deti Kaspik e destinuar drejt perëndimit të Europës e Shteteve të Bashkuara ka marrë udhën përmes detit të Zi për anijet çisternë që kalojnë përmes ngushticës turke të Bosforit e të Dardanelës. Por trafiku shtohet nga viti në vit, 150 miliona tonelata bruto të 2005, duke zgjatur afatin e dorëzimit. Krijimi i naftasjellësit duhet të lejonte realizimin e ekonomive të shkallëzuara, e kontrollimin e udhëzimit të një pjese të naftës bruto nga Kaspiku, duke ia vjedhur BTC që i bie përqark territorit rus nëpërmjet Gjeorgjisë. Forcat detare ruse garantojnë sigurinë e gazsjellësit europiano-verior, që ishin angazhuar gjithashtu në ndërtimin e gazsjellësit Blue Stream. Gazsjellësi europiano-verior (GNE) duhet të kalojë nën detin Balltik për të lidhur portin rus të Vyborg me bregdetin gjerman. Projekti parashikon një seri degëzimesh supozimesh ushqimore për Finlandën, Suedinë, Britaninë e Madhe e shumë vende të tjera.

E akoma, Algjeria e Rusia po krijojnë Opec-in e gazit, edhe pse kjo marrëdhënie me ç'duket është kompromentuar pikërisht nga ndërhyrja e BE-së. Në periudhën e vizitës së M. Khelil-it në Moskë, shoqëria publike algjeriane Sonatrach kishte nënshkruar dy memorandiume marrëveshjeje me shoqëritë naftanxjerrëse ruse Gazprom e Loukoil. Këto marrëveshje kishin ngritur atëhere kritikat e konsumatorëve europianë që kishin shfaqur frikën e tyre në ndërtimin e këtij "OPEC gazi", dhe jo vetëm për këtë. Në fundin e negociatave të vendosura në periudhën e vizitës së fundit të Vladimir Putin, janë nënshkruar mjaft dokumenta për një marrëveshje mbi raportet tregtare, ekonomike e financiare : Algjeria do blejë nga Rusia pajisje me një vlerë superiore e të barabartë me importin e debisë së anulluar.
Kthesa mbërrin me daljen në dritë nga qeveria të një mase që bën Sonatrach madhore me 51% në të gjithë kontratat e kërkimit, të shfrytëzimit, rafinimit e transportimit të hidrokarbureve në Algjeri, duke përmbysur politikën e saj në lirimin e sektorit të hidrokarbureve. Ministri ka shpjeguar se "qëllimi është ruajtja e burimeve për gjeneratat e ardhshme..." sigurisht për të evituar vrapin e "grabitqarëve" të mundshëm si Rusia, shumë aktive në partnership me Algjerinë.

Me siguri Algjeria ia ka mbyllur tregun bashkëpunëtorëve të tjerë që nuk janë Rusia, e për këtë arsye edhe Franca vazhdon të lëvizë duke iu afruar gjithnjë e më tepër Putinit. Shpallja e Putinit ndaj "legjionit të nderit", megjithëse e çensuruar nga mediat, implikon një bashkëpunim të fortë, apo sidoqoftë një revulucion të madh kundra vetë Europës.
Qeveria franceze, pasi humbi betejën e GDF-së, që duhet të sillte jo një privatizim por një përforcim të pozitës së Shtetit, po kërkon të çlirohet duke drejtuar një politikë energjitike të pamvarur në krahasim me Europën. I thotë jo "gjenocidit armen" duke zvarritur në njëfarë mënyre hyrjen e Turqisë në Europë, që duhet të jetë e lirë dhe e pavarur për lobit e tjera, ndërsa i thotë po Rusisë, që po ndërton lidhje të forta me strategjinë e saj bindëse. Me shumë siguri zgjedhjet franceze do torturohen nga skandale të rënda, mbase mbi gjurmët e Clearstream siç ka ndodhur me privatizimin e GDF-së, ndoshta e shtyrë nga sindikatat e shoqatat që sot janë rreshtuar kundra Qeverisë. Fatkeqësisht kjo s'është një e re, mjafton të shihet çfarë i ka ndodhur Italisë, një komb i paqëndrueshëm, që kishte një qeveri të fortë që shtrëngonte raporte indentike me Rusinë. Ndërsa tani qeveria nuk ekziston më, e sigurisht do qëndrojë indiferente ndaj ardhjes së shoqërisë financiare ose që të mos miratohet. Sidoqoftë qeveria do dalë e dobët, apo e gatshme për një sulm të ri të Europës, ose e ndarë krejtësisht nga skandalet e hajdutërve të pulave të reklamuara nga diktimet.