<

28 nëntor 2006

Fillon Etleboro Cyberbank

Në zemrën e natës, në Bernë, është firmosur një marrëveshje mes Michele Altamuras, me cilësinë e përfaqësuesit të Etleboro-s, si dhe një shoqërie ndërkombëtare konsulence, që ka bërë kërkesë për te mbajtur te fshehtë identitetin e saj. Projekti i Rrjetës është përshkruar në detaje nga Z.Altamura me mbështetjen e një Team teknikësh e kërkuesish, para nje komisioni këshilltarësh si një sistem krejtësisht novator që me kohën do bëhet një cyberbank, një tip i ri banke që sot dizinformacioni fsheh dhe kamuflon.

Projekti prej kohësh monitorohej në mënyrë informale, e tani është përkthyer në një sistem informatik dhe është shfaqur operativ ndaj një shoëerie ndërkombëtare, e cila ka pranuar të jetë pjesëmarrëse në zhvillimin e projektit si dhe në aplikimin e tij. E kjo Është një fitore e rëndësishmë, për arsyen e thjeshtë që një Ojq kaq e vogël, e cila operon në një tokë të sfilitur nga njëmijë vështirësi, ia ka arritur të shkojë kaq larg e të takohet direkt me një firmë kaq të madhe e të behët në një fare mënyre e pranishme me këtë titull në Bernë. Edhe pse ia ka arritur një qëllimi kaq të lartë e ambicioz e që është dhënë nisja e për përgatitjen e strategjisë së cyberbank, Etleboro do mbetet gjithmonë një organizatë jo qeveritare, pa qëllime fitimi, duke ruajtur formën e saj juridike. Michele Altamura me siguri që nesër do pritet në Banja Luka për të festuar sëbashku me stafin këtë marrëveshje themelore që përfaqëson një hap të madh përpara për Etleboro.

Projekti cyberbank i Etleboros është diçka krejtësisht novative, që dallohet tërësisht nga ato çfarë sot reklamohen, pasi çon në krijimin e një ekonomie të shëndoshë e përparimtare në konceptin e bankës. Sot Bankat janë të ndërtuara mbi një konflikt interesi, nuk çojne në rritjen e ekonomisë pasi mbrohet para së gjithash interesi i pronarit të Bankës. Ky sistem në fakt nuk çon në krijimin e ngatërresave tek ndërmarrjet, por është një instrument në duart e sipërmarrësve të vegjël, të cilët mund të evitojnë qe disa privatë në mënyrë të paligjshme të hyjnë në posesin e të dhënave private duke qënë se bëjnë pjesë në një sistem shpërndarës dhe jo qëndror. Të shumtë kanë ato që kanë tentuar në të tillë ndërmarrje e në një farë mënyre kanë falimentuar, sistemi si napster e e-mule kanë qënë për "ndarjen bashkërisht" të dokumentave, e për këtë arsye janë blerë, kur në realitet janë perdorur për të bërë testime. Kush ka blerë Napster e dinte mirë këtë punë.

Etleboro cyberbank don të krijojë një ekonomi të bazuar mbi principin e bashkësive intelektive, në të cilin çdo aktivitet ekonomik apo sasi lëndësh të para, mund të përkthehet në diçka objektive këmbimi, falë ndërtimit të ndërmarrjes së telematizuar. E falë një sistemi kompensimesh telematike monedha nuk do jetë tjeter perveç se një file, që përmban brenda saj një llogari personale, një zbritje të thjeshtë akreditimi e adebitimi. Kështu i gjithë tregu administrohet nga një program mbi bazën e një mekanizmi akreditimi e adebitimi me kompensime virtuale, duke aplikuar modellin e peer-to-peer për këmbim e mallrave, në vend të informacioneve. Individët shndërrohen kështu në "institute kredie": huaja e kërkuar do jepet nga një grup entitetesh që kanë një surplus burimi e prodhimi. Cyberbanka e vërtetë është ajo që krijon një rrjetë e në brendësinë e saj ndërmarrjet shkëmbejnë mallra e "shlyerje në llogaritë elektronike", që është monedha. Pastaj ka sisteme të ashtuquajtura cyberbank, por në realitet janë qarkullime financiare të vetë bankave që kalohen në internet, duke u dhënë pastaj klientave një palm nga i cili të kryejnë operacionet bankare e financiare. Por problemi qëndron tek cyberbanka e jo tek palmi, që është vetem një instrument i thjeshte, një rast i kundërt është Paypal, që s'është gjë tjetër përveç se një bankë elektronike që mbështet mbi një sistem bankar, në fakt nuk është e mundur të hapësh një llogari në Paypal pa patur një kartë krediti apo një llogari bankare. Cyberbanka nuk është as Zopa apo Prosper, që janë site angleze që u furnizojne kursimtarëve një altrenative investimi: ofrojnë mundësinë e investimit të kursimeve në një farë "fondi investimi" nga " kuleta e debitorëve", që përfaqësohet nga një kategori debitorësh, së cilës i bashkangjitet një faktor rrezik që më pas përcakton taksën e ripajisjes. Del në fakt dyshimi nëse mund të egzistojnë ndonjëherë përdorues të gatshëm t'i besojnë kështu me këmbë të para kursimet e tyre. Realisht ato hyjnë në posesin e fjalës, e vjedhin e pastaj janë të gatshëm të financojnë projektin edhe pse e diskretitojne dhe e privojnë nga domethënia për të cilën lind. Deri dhe idea e shkëlqyer e Banka Grameen është shtrëmbëruar, e sot i përket Fmn, pasi bazohej në një sistem piramidal, ishte një holding: ato ide kanë falimentuar, janë shndërruar në diçka tjetër nga ajo për të cilën kanë lindur, pikërisht sepse kishin një sistem centralizues e armiqtë e tyre kanë goditur vetëm majën për të shkatërruar çdo gjë.

Lufta që bëhet pra është vetëm prej konceptesh, fjalësh, për këtë arsye duhet mbrojtur mbi të gjitha idea e shënimit të kufinjve në të cilët operohet. E për këtë shkak Etleboro do hartojë një dokument duke i kërkuar obashkëpunëtorëve te tij të aderojnë në projekt, për të eliminuar egoizmin e çdo rrezik që një lider mund të kompromentojë mbijetesën e sistemit.
Redaksia jonë ka kontaktuar në këtë mënyrë me Michele Altamura për t'i drejtuar disa pyetje të rëndësishme mbi projektin e rrjetës si dhe prespektivat e saja:

G: Meqë Rrjeta propozon një sistem aq novativ e të ndryshëm, mund të thuhet se është në lëvizje një revolucion i vërtetë?
P: Ekonomitë që shesin vetëm tym në sy, e pra edhe teori, që vendosen pastaj në mendjen e njerëzve me një veprimtari bindëse të bërë nga mediat e nga tv. Ne ofrojmë një autostradë, ku miliona makina udhetojnë pa u privatizuar në një të nesërme, vetëm përse ia arrijnë të korruptojnë një politikan apo një lider. Sistemi jonë është i shkruar në librat e shenjtë, në gure, në Adn, është i shkruar edhe në kodin e natyrës mjaft të thjeshtë.

G:Kush do ia arrijë të krijojë menjeherë një rrjetë?
P:Po punojmë në fronte të ndryshme, me bashkëpunëtore të shumtë, ka gjëra shumë të rëndësishme në lëvizje, por jemi të rezervuar mbi çdo gjë. Më shumë se një ka dalë në ballkon për të parë se shiriti ka ndyshuar muzikë. Sot kemi dhe probleme të shumta, e njëri nga këto është se në Itali shumë njerëz shpenzojnë kohën e tyre duke predikuar e duke përfituar poltronat, por nuk e kanë kuptuar se tashmë janë shitur që të gjitha.

G: Kujt i drejtohet mesazhi i Rrjetës?
P:Sigurisht atyre që ndihen si të shenjtë, gazetarëve të skupit prej "dentistash te rremë", ato persona që nuk i duhen ndërmarrjeve tona, atyre që duan konkretizim të menjëhershëm. Aktualisht sot ne jemi në gjendje t'i informatizojmë ndërmarrjet, t'i telematizojmë me kosto mjaft të ulët, duke i mësuar atyre si t'i shkëmbejnë informacionet: ky është hapi ynë i parë.

G:Rrjeta do ia arrijë të fitojë mbi dizinformacionin e të evitojë vjedhjen e vazhdueshme të koncepteve?
P:Rrjeta e ka treguar tashmë, kush ka dashur e ka marr
ë vesh, e kush i ka veshët për të kuptuar, se nuk kemi "vath në vesh", se ndërmarrjet tona janë thelbi i vërtetë i të gjitha zbulimeve, ndërsa multinacionalët vetëm kanë blerë patentat e shpikjeve, kanë grumbulluar e plaçkitur, duke paguar mjerisht idetë mbi të cilat kanë ndërtuar një perandori. Natyrisht ky sistem është ndërtuar në mënyrë të atillë që personi në veçanti të goditet më kollaj, mbase duke e kërcënuar se do i tërhiqet kredia, e meqë nuk mund të plagosin direkt, thjesht ia mbyllin mundësitë.
G: Meqë armiku është i padukshëm, kush do jenë miqtë tuaj e financuesit më të apasionuar?
P:Janë mjaft, të shumtë, në vend të parë janë firmat që na mbështesin e besojnë tek ne, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz të thjeshtë, shumë të moshuar, shumë emigranta italianë, njerëz tek të cilët kam parë t'u buzëqeshin sytë. Ato besojnë sidoqoftë, edhe nëse une nuk do ia arrij t'a përfundoj këtë projekt të madh, do jenë njëqind të tjerë që do vijnë pas meje. E kjo është pafundësia e njerëzimit tonë.

G: Si do i përgjigjeni atyre që në këtë periudhë ju kanë sulmuar mjaft ashpër?
P: Dua t'i them këtyre njerëzve se sllogani ynë është i shkruar mjaft lart, e unë e kam dashur fort këtë shkrim. E përsëris gjithmonë se nuk duhet të besojmë se jemi më të mirë se ato që janë të ulur në poltrona, që kanë fuqinë, pasi edhe ju tregoni akoma historitë e të majtës e të djathtës, duke mbështetur e duke ndeshur me ide. Por e dini shume mirë se nesër mund t'i ndërroni ndaj fitimi më të lartë në lojë. Prej 2000 vitesh veprohet kështu e tashmë ka mbërritur momenti për të ndyshuar: sot në botë më mirë është të jesh qen, se skllav.

G:Dëshironi të shtoni diçka?
P: Do të dëshiroja të falendereroja Dok. Sherly Van den Berg që ka qënë një nga personat më të rëndësishme në realizimin e këtij projekti, pasi ka bërë që ky takim në Bernë të bëhej i mundur duke u nënshkruar me një marrëveshje e mirëkuptimi. Dëshiroj pra t'a falenderoj në emër të të gjithë Rrjetës, pasi është treguar e besës. Sot jemi të gjithë të bashkuar, si në të mirë ashtu dhe në të keq: rroftë Rrjeta e Etleboro cyberbank.