<

01 dhjetor 2006

Ne po ndërtojmë Cyberhapsirën

Bota sot po lufton një luftë që do çojë drejt asgjësë, nevojitet vetëm për të destabilizuar sistemin e për të krijuar një tjetër, që do qeveriset nga Cybernetica.

Shoqëritë e mëdha të informatikës e të Web-it po ndryshojnë identitetin e tyre, e sëbashku po shkruajnë edhe Biblën e re, që ka hyrë tashmë nëpër institucionet Sovranacionale e shpejt do të përvetësohet edhe nga Shtetet Kombëtare.
Kur flitet për Cybernetikë kuptohet një strukturë në të cilën Web-i është vetëm pasqyra e Rrjetit, që bëhët një mjet mbi të cilin udhëtojnë tre entitetet që përbëjnë ekonominë e pra Shtetin: paraja, informacioni si dhe aktivitetet ekonomike.
Vlera e personit si dhe mundësia e tij për të shkëmbyer e akumuluar pasuri qëndrojnë në aftësinë e tij për të krijuar informacion si dhe një produkt real, për të lejuar më pas lëvizjen e parase. Të gjithë këta elementa bëhen, në shoqërinë cybernetike, disa bit, vlera elektronike, e shume shpejt fotone, entitete elektro-magnetike, që teletransportohen pa patur nevojën e kanaleve me transmetimit konvencional.

Këtë e di mirë Jp Morgan, i cili ka themeluar pushtetin e tij industrial mbi një Intranet, në të cilën gjendet sërish gazeta e brendshme e ndërmarrjes, klauzolat e kontratave të të punësuarve, bisedat e ndryshme të dyqaneve provinciale, tekstet e burimeve njerëzore, dokumente për skenare të mundshme në të ardhmen, lista e numrave të telefonit, skedarët Excel që paraqesin minutë për minutë për gjëndjen financiare të shoqërisë. Jeni në gjendje t'a thoni se cila është madhësia e vërtetë e Jp Morgan?

E pikërisht për këtë motiv, çdo Institucion, çdo Bankë e Multinacionalëve, që nga Qeveritë tek Autoritetet Gjyqësore apo të hetimit, po krijojnë mbi rrjetin një pasqyrë të vetën, me një strukturë virtuale e një mbistrukturë ligjesh e rregulloresh.
Shoqëritë e mëdha investojnë në tregun elektronik e në aktivitetet ekonomike jo materiale, ashtu siç po mbjellin Bankat miliona karta krediti duke i blerë më pas konkurrentët qëndrorë me rezultatin që pas pesë vitesh e tërë paraja elektronike mund të përfundojë në duart e një Instituti të vetëm Kredie, siç është Visa për shembull. I njëjti konstatim mund të thuhet edhe për informacionet, e për këto spektri zgjërohet deri në atë pikë sa përfshin edhe Shtete të tëra. Sot të dhënat administrohen nga Agjencitë e Shtypit, të cilat i centralizojnë njoftimet e ia kalojnë pastaj kokës, por sëshpejti ky sistem do zëvendësohet nga një sistem i degëzuar që mbërrin deri tek pajtimtari njësor: lajmi do jetë i disponueshëm për të të gjithë, por analiza e eventeve do jetë me pagesë, dhe e desponueshme për pakicën.
Të dhënat ekonomike janë prej kohësh në duart e shoqërive privateqë veprojnë nëpërmjet Konsulentëve teknikë si për informacionin e arkiveve të ligjeve e dokumenteve, ashtu edhe për aktivitetet e rishikimit e të përgjimit: janë transformuar kështu në inteligjenca prej së vërteti në shërbim të privatëve e komisioneve të Bashkimit Europian.

Të dhënat biometrike të personave do përqëndrohen e akumulohen në banka të pakufijshme të nivelit sovranacional, që do kenë kontrollin e administrimit, duke vendosur me mënyrën vetëgjykimore për përdorimin që do bëhet. Para këtij sistemi ka pak për të kundërshtuar, pasi nuk egzistojne kontrollorë të Entiteteve Sovranacionale, nuk janë të zgjedhur nga popolli e as njihen nga komitetet tek të cilët drejtohen për konsulencën teknike.
Ky është qëllimi, i cili do arrihet kur të gjitha Shtetet Europiane do hyjnë në System Information Shengen II, me realizimin e Identitetit Elektronik. Pasaporta elektronike është në fakt një nga sistemet që do u nevojitet, duke qënë se është e pajisur me një chip RFID, që komunikon pozicionin e personit duke magazinuar çdo lloj të dhëne të qytetarit. Pas kësaj do kemi pleshtin e nënlëkurshëm për subjekte të caktuara me rrezik, siç janë kriminelat e të sëmurët, apo të magjepsurit e Hi-tech si modë, për t'u bërë më pas një detyrim pasi do jetë çelësi për të hyrë tek shërbimet publike apo financiare.

Problemi i Bankave të të Dhënave është shumë delikat, për vite me rradhë ka qënë objekt diskutimi në Itali, që në fundin e viteve '80, gjatë të cilave kërkohej tutelimi i Shtetit Italian nga një pushtim i jashtëm, që do kishte minuar mbarë sistemin, e si një virus do ishte bërë një rrënim i brëndshëm. Lufta mes 1991 e 1992, ka krijuar në Itali e tek Shtetet e sotme: të privuar nga identiteti e nga sovraniteti, një komunitet të vogël të përbërë nga pajtimtarë e konsumatorë, për t'i pasur në dispozicion për gjetje komerciale. Italia sot është në rrezik, thjesht për faktin se Bankat e mëdhaja të Dhënave janë shtrëmbëruar, dhe jo nga një forcë e jashtme, por nga brenda, për vetë pranimin e Garantit të Privacy. M.gj.th. edhe këtu duhen matur fjalët, pasi nuk duam që të ndodh si zakonisht që pasojat t'i paguajnë contractor-ët, pasojat e një krimbi që infekton tërë sistemin. Nëse të dhënat janë në rrezik, kjo nuk ndodh se vartësit i zhdukin fshehurazi informacionet, por sepse ai që ka ndërtuar atë lloj sistemi administrimi e mbrojtje të dhënash, e ka ndërtuar me "bug", me gabime të qëllimshme për t'i lejuar vepruesve të jashtëm t'i testojnë limitet. Përgjegjësia është e shoqërive private të informatikës, si IBM, Intel, Microsoft, që shërbejnë software e sëbashku me to edhe pitatët, contractor, përfaqësuesti e besuar që veprojnë në krijimin e një të çarë tek sistemi e për t'i shtyrë më pas qeveritë të krijojnë "vendosjen e sigurisë". Pra, pyesim veten kush do jenë atëhera shoqëritë që do ia garantojnë "sigurinë" Shteteve; do jenë sigurisht shoqëri private, ndërkohë që i takon vetë Shtetit të krijojë programet e veta e software-t e veta, duke i ruajtur më pas çelësat e burimit e duke i evituar bug-et.

Sot Institucionet e kanë krijuar tashmë krimin e ligjin për t'a kundërshtuar: flitet për cyberkrimin. Cybernauti realisht është një individ që vendoset përtej sistemit, udhëton në rrjet e brenda tij krijon rrjetën e vet, njeh mekanizmat e rrjetit e vendoset në mënyrë kritike, ndërton informacione. Ndërkohë që ato duan t'a transformojnë në një pirat, që sulmon server-at e vën dorë mbi rrethet financiare, boikoton faqet zyrtare të Nasës, të Universiteteve e Qeverive, kështu që piratët e vërtetë do kenë një mbështetje të vërtetë. Në fakt nuk asnjë krim që mund të përndiqet në kurrizin e atij që vendos rregullat e lojës.
Cybernautët po kërkojnë të ndërtojnë Cyberhapsirën, Rrjetën, që është banimi i ri i mendjes së njeriut, në të cilën është e mundur të mbijetohet. Nuk ka një qeveri të zgjedhur, e as mund të ketë një autoritet që çensuron pa i ruajtur personat, informacionet e tyre e të dhënat e tyre. Është një hapsirë globale, pa kufij, në të cilën është vetë kollektiviteti ai që ruan universin e popullit, duke dhënë menjëherë alarmin me t'u shkelur apo me t'u vërejt anomali në sistem, e kjo para se të dëmtojë shëndetin si dhe privacy-n e të gjithëve. Cyberhapsira konsiston në operacione, në marrëdhënie mes cybernautëve, e në vetë mendjen, të renditura e të organizuara në brendësinë e Web-it të nga një Rrjetë: brenda saj mund të hyjnë të gjithë pa privilegje a prioritete me prejardhje nga pushteti ekonomik, nga forca ushtarake, apo nga vendi i origjinës. Gjithkush mund t'a paraqesë vetvehten pa konformizëm, në respektim e një kodi etik i njohur nga të gjithë si një rregull drejtuese ekonomike e sociale.

Ajo që mund të duket një botë e huaj ndaj asaj reale, bie në illuzionin e madh që kinemaja, literatura e mediat kanë dashur të krijojnë për t'a shitur Cybernetikën si një fantashkencë. Moskuptimi i asaj që po i bihet ndesh do të thotë të jesh skllav i saj, pasi rrjeti mund të shfrytëzojë nëse brënda tij personat nuk krijojnë një dimension të tyrin ku mund të punojnë, të jetojnë e të krijojnë marrëdhënie me njëri-tjetrin, bëhet një xhungël e pajetueshme, e pikërisht kështu duan që të jetë Interneti. Duan Web-in e jo Cyberhapsirën, e për të tillë arsye egzistojnë motorët e kërkimit që manipulojnë kërkimin e të dhënave, egzistojnë disa aplikativë piramidalë për të komunikuar, egziston konfuzioni i forumeve e i blogeve: t'i organizosh të gjithë brenda Rrjetës do të thotë të krijosh një entitet që është në gjëndje të shpreh një forcë politike e të ushtrojë presion mbi qeveritë.