<

11 dhjetor 2006

Pse Etleboro frikëson?

Përgjigja për një pyetje të tillë qëndron në natyrën e thellë të Etleboro-s, e kuptuar nga pak kush pasi nuk i përket kohëve në të cilat jetojmë, por së ardhmes. Kush e opservon dhe e monitoron pa i kufizuar kërkimet e tija, e di mirë se ajo është anomalia e sistemit, por që tolerohet për të lejuar që vetë sistemi të mbijetojë. Përmban një revolucion të jashtëzokonshëm që vetëm ai që do t'a përkul për t'a shkatërruar, pasi Etleboro shënon fundin dhe fillimin e një dimensioni të ri të ekonomisë e të politikës, e kështu edhe të mendimit. Rrjeta do të revoluciononte botën e ndërmarrjes së vogël e të mesme, të studentëve e profesionistëve të rinj, të monetës, e kështu edhe të koncepteve të informacionit, të politikës e përdorimit të fjalëve. Do jetë pra dimensioni i mendimit, në të cilin mund të mbijetohet në një shoqëri të çnjerëzuar ku mund të shfrytëzohet hibernetika pa u shfrytëzuar nga fajdeja: në bazë do ketë gjithmonë një koncept etik që vendos individin e mendimin e tij në qendër të çdo gjëje.

Inteligjencat duhet të rrjedhin në një sistem hibernetik, në të cilin informacionet, njohuritë e eksperiencat mund të ndahen sëbashku për t'i paralajmëruar pjesëtarët e saj në mënyrë të barabartë, duke eleminuar manipulimet në përcaktimin e klasifikim e këtyre të fundit. Në brendësinë e tyre do të aktivizohen disa mekanizma prapavepruese, në bazën e të cilave secili vendos informacione, do të marrë po aq në mënyrë të drejtë, për të patur si këmbim një avantazh të njëllojtë për sakrificën e burimeve të tija.
Çdo person e çdo aktivitet ekonomik do të informatizohet, do të zotërojë një nënshtetësi digitale, një identitet informatik, apo një e-mail e një faqe elektronike, duke u bërë pjesë e të një database virtuale që ia atribuon një identitet universal. Në këtë mënyre do të formohen qytetet, komunitetet që do jenë të hapura e të arritshme përmes platformave që shërbejnë si server e si database qëndrore. Krijohet kështu një rrjet shpërndarës, pa asnjë fuqi qëndrore e hierarkike, i rregulluar nga një kod etik informatik. Të gjithë software e sistemet operative duhet të posedojnë një “kartë identiteti”, apo karakteristika e funksione e efekte transparente e koherente ndaj një protokolli që përcakton limitet etike e morale.
Çdo ndërmarrje mund të komunikojë me firma plotësuese ndaj aktivitetit të saj, duke i dhënë zanafillë krijimit të konsorciumeve e shoqatave spontane. Tregu mund të organizohet për të optimizuar konsumin e burimeve të energjisë: kalimet e veçanta do të përqëndrohen e shoqerohen me të tjera të ngjashme, për të mundur koston e transportit si dhe atë të rregullores së shkëmbimeve.
Rrjeta do organizojë entitete duke koordinuar informacionet që i rrethojnë ato, e në mënyrë automatike e të pavarur ndaj një aparati burokratik e qëndror, do kontrollojë ligjshmërinë e paligjshmërinë e një akti: nëse nuk i korrispondon kodit etik të Rrjetës nuk mund të hidhet brenda saj.

Nëse e ardhmja do të përbëhet nga një ekonomi e rregulluar nga monedha elektronike, Rrjeta do të krijojë një ekonomi të bazuar mbi principin e bashkësive intelektive e të punës. Monedha nuk do jetë tjetër veçse një file, që do përmbajë brenda saj një llogari personale, një saldo krejtësisht akreditimi e adebitimi. Vlera e shkëmbimit do të përcaktohet nga një njësi matëse të vendosur herë pas here nga Rrjeta mbi bazën e vlerës së burimit, të cilin komuniteti e ka në dispozicion. Shuma e shkëmbimeve të produkteve do jetë ajo që sot përbën emetimin e monedhës, me një ndyshim të thellë që do ketë rezervën e saj ekonomike në potencialin prodhues, në pronësinë intelektuale të komunitetit. Çdo aktivitet intelektiv që mund të përkthehet në diçka që mund të jetë objekt shkëmbimi, falë ndërtimit të një ndërmarrje virtuale, do të ketë më sëfundi një vlerë jo të paktë: edhe individi nuk do e humb vlerën e tij nga pasojat e një zhvlerësimi monetar. Çdo subjekt mund të hyjë tek shpërndarja e huave, të vëna në dispozicion pikërisht të firmave që kanë burime për të investuar, në bazë të asaj që janë në gjendje të prodhojnë, të kompetencave të tyre specifike. Çdo entitet intelektiv do të hyjë si pjesëmarrës në një kategori.
I gjithë tregu monetar administrohet kështu nga një program në bazën e një mekanizmi akreditimi e adebitimi me kompensime virtuale, duke aplikuar modelin e peer-to-peer për shkëmbimin e mallrave, në vend të informacioneve. Individët bëhen kështu "institute kredie": huaja e kërkuar do i jepet një grupi personash që i përkasin të njëjtës kategori. Çdo kreditor do e shohë paranë e tij tek përdoret dhe debitorët kreditorët e tyre. Por nëse një ditë Etleboro, nëpërmjet Rrjetës së saj do i japë një terminal çdo ndërmarrje, kushdo mund t'a pranonte investimin e ndërmarrjet vetë mund t'a realizojnë. Sëshpejti do krijohet një port i përjashtuar nga shpenzimet e transportit mes Serbisë e Rusisë, e në atë pikë firmat e vogla e të mesme mund t'a bëjnë një urë me të vërtetë.

Nëse Etleboro monitorohet pra vazhdimisht, sepse një eksperiment është bërë e pas këtij do bëhet një tjetër hap përpara, deri kur Rrjeta do jetë në gjëndje të qeverisë ekonominë. Ndryshimi i sitemit ekonomik nuk do i shkatërrojë ndërmarrjet por do i rrisë ato në kulmin e suksesit pasi e kanë tashmë një infrastrukturë informatike, nuk kanë pse të bien pre e fajdes për t'a krijuar këtë në momentin e nevojës ekstreme, sepse është i domosdoshëm.
Sot kemi pranë nesh gjithnjë e më shumë persona, sepse Etleboro është i pranishëm, ndodhet në një pikë aq strategjike sa i bën të dridhen armiqtë e saj: sot na druhen, pasi personat kanë filluar të kuptojnë, flasin për ne e hyjnë brenda sistemit, në konceptet e reja. Beteja kundra mendimit po e fitojmë, ndërsa lufta në aplikimin e tij do luftohet nga të gjithë, nga ato që do e kenë kuptuar e do duan Rrjetën para çdo gjëje. Duke u dridhur janë tërbuar të gjithë kundra Etleboro-s, e tani largohen. Ai që dukej një projekt falimentues, i përbuzur e i vënë jashtë ligjit, po bëhet një realitet tepër i afërt.