Emigrantët do t'i duhet të paguajnë pensionet e popullit të vjetër europian, e të shpëtojnë kështu financën e Shteteve, e me t'u bërë qytetarë do t'i duhet të përmbushin të tjera detyrime qytetari, por pa patur një mbrojtje reale të të drejtave të tyre nga ana e Shtetit të ri. Në fakt për shumë vite, Franca i ka dhënë nënshtetësinë popujve që kolonizonte për të krijuar më pas "legjionin e huaj", ushtria e saj e mercenareve që kanë luftuar në vend të francezëve luftrat e misionet e paqes. Prirja nuk ka ndryshuar aspak, e po përfshin edhe Shtetet e tjera në kufi me Rusinë e Francën për formimin e një ushtrie të përbërë nga qytetarë emigrantë, apo sidoqoftë nga të gjithë qytetarët, që brenda Shteteve përfaqësojnë pakicën, janë të dobët e të harruar nga sistemi ekonomik. Mobilizimi i përgjithshëm është zgjidhja për problemet ekonomike e ringjitje në shkallën sociale, pikërisht siç ka ndodhur në Amerikë, ushtria e së cilës përbëhët më së shumti nga hispanikë e njerëz me ngjyrë, djaloshë që kërkojnë një mënyrë për të paguar studimet apo të kenë një punë. Legjioni i huaj sigurisht do mbërrijë edhe në Itali sapo të ngrihet niveli i integrimit të jetë më i lartë, e mjaft shpejt edhe niveli europian. Europa në fakt ka filluar tashmë t'i ndryshojë edhe fjalët, sot flitet për forcë ndërmjetësimi, për ushtri paqëruajtëse apo humanitare, por gjithmonë flitet për mercenarë që janë në luftë pasi sistemi këtë i ka lënë si alternativë.
Në veçanti, Franca është duke përforcuar strukturat e legjionit të huaj, si qëllim të provojë të shpagohet duke drejtuar, para së gjithash, një politikë energjitike të pavarur në krahasim me Europën. Në Europë po përparon gjithnjë e më shumë rritja e një fronti-antieuropian duke provokuar një përçarje të padukshme por të thellë në brendësinë e Shteteve që kanë gjetur në çështjen e Turqisë një terren të përsosur përleshje. U thotë jo hyrjes së Turqisë në Europë, pasi në themel kjo duhet të jetë e lirë dhe e pavarur për të ndërtuar brenda saj një rrjet ndërhyrje të lidhur me Rusinë. E kështu, acari i Turqisë ndaj Francës në frontin e kooperimit ushtarak, vazhdon t'i lidh marrëveshjet, për integrimin europian. Ndërsa Europa po përçahet, qeveritë tona mëshojnë mbi Parlament për t'a parë të depozituar dokumentin e aprovimit të Kushtetutës europiane, pa ia dhënë popullit mundësine e këtij vendimi. Do mundohen në fakt t'a aprovojnë në qetësi, pasi janë koshient që personat nuk e duan Europën e Bankierëve dhe të Komisioneve të panjohura. Me siguri në të ardhmen, do jene qeveritë ato që do aprovojnë traktatet, duke përftuar si paradoks faktin që do krijohet një Institucion sovranacional, faktikisht një shtet federal, një sistem në formë celule e kontrolluar nga një organizëm qëndror. Kjo është rruga drejt së cilës po drejtohemi e kjo shpjegon edhe fjalët e Presidentit të Republikës, kur u kërkon politikanëve t'a rishikojnë rastin e Kushtetutës Europiane, por nuk i kërkon kësaj qeverie të shpallë një referendum në mënyrë që kjo Karta Europiane të ketë një ligjësim popullor.
Me shumë siguri zgjedhjet franceze do të jenë mjaft të torturuara nga skandale të rënda, e do jenë nën shenjestër ndërrime të mëdhaja skene, e një ndeshje deri në pikën e fundit të gjakut për të nxjerrë në krye fituesin. Lobbies po ndeshen deri në goditjen e fundit për të provokuar izolimin diplomatik nga njëra anë e nga tjetra duke i garantuar vetvetes kontrollin e situatës. Në të njëjtën mënyrë, Franca po fillon të hyjë edhe në Kinë, duke ndjekur valën e Amerikës e duke pritur çastin e duhur për të sulmuar në mënyrë trategjike për të gjetur këtu, jo një treg për të blerë manufaktura, por për të shitur prodhimet e saja.
Realisht jemi kthyer në të gjitha efektet në kohën e Luftës së Ftohtë, me dy blloqet e ndërhyrjes gjeopolitike: shume shtrëngime duarsh, por që fshehin kolpo të ulta e të rënda që alterojnë ekonominë e një Shteti të tërë e jo vetëm të një personi të vetëm. Forcat po kundërshtojnë njëra-tjetrën, e në këtë ndeshje të madhe pronar po bëhet Shërbimi Sekret Ortodoks, i përbërë nga desidentë të vjetër që kanë vendosur të krijojnë një inteligjencë paralele, për të krijuar kështu një forcë kundërshtuese të Lobby-it Paneuropian. Është e qartë për të gjithë ato që njohin sistemin mund të përfitojnë nga krijimi i këtij fronti-europian, pasi janë totalisht pjesëmarrës, ose mund t'a dobësojnë atë nëpërmjet akteve dimonstrative e propagandës. Prej kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave rrëmbimi i ish spiunit të KGB, por me shumë siguri do të duhet shumë skenë për të dëmtuar rrjetën e dendur të Putinit apo sidoqoftë të lançojne akte dimonstrative për të goditur Rusinë. Pas kësaj ndodhet pa dyshim një strukturë, që do të sabotojë frontin anti-europian që është i lidhur sidomos me Rusinë. Rrëmbimi i një "spiuni" të Kgb-së është bërë publik me shume bujë, duke e akuzuar menjëherë e direkt Rusinë, e konsideruar si e vetmja që ka mjete në dispozicion për t'a bërë për shkaqe hakmarrje. E dijmë mirë se oligarkitë e lidhura me atë që është konsideruar prej shumicës si "KGB" janë njerëzit e lidhur ngushtë e brenda një strukture që nuk pranon daljen jashtë të informacioneve, ndërsa tani janë parapërgatitur nga vetë qeveria russe të zënë vendet më të rëndësishme në Industrinë ruse.