<

04 dhjetor 2006

Gati lançimi i Rrjetës

Një Ojq e vogël në Ballkan e ka fituar luftën e saj, vazhdon në rrugën e saj, e fortë në atë çfarë ka mbështetur e mbrojtur gjithmonë, sot po arrin rezultate të rëndësishme e unike për karakteristikat e tyre. Etleboro nuk është tjetër veçse një strukturë e thjeshtë, e përbërë prej personalitetesh të shumta e të ndryshme, të vogla a të mëdhaja qofshin ato, por të gjitha me një forcë të madhe vullneti, inteligjence e humanizmi. Një realitet ky që edhe pse larg Italisë dëgjohet gjithë forcë e energji revolucionare: të shumtë janë ato që na shkruajnë e na thërrasin, përshkojnë kilometra për të mbërritur në një tokë të largët e të huaj. E kjo ndodh sepse personat e kuptojnë me intuitë se nuk shohim iluzione e nuk mburremi për pushtet, por ju ofrojmë shkencën e inteligjencën, njohurinë e edukojmë personat të kërkojnë në vetvete përgjigjet e pyetjeve të tyre.

Etleboro nuk është një organizate personash, por një bagazh njohurish, informacionesh, ekonomike e shkencore, fryt i kërkimeve, i eksperiencave e i mendjeve të përbërësve të saj. Sot mund të themi me vendosmëri që projekti ynë është diçka që është i destinuar për të gjithë shoqërinë, një pikë nisje për erën e re të informacionit e të ekonomisë për t'i dhënë shoqërisë një kod etik mbi të cilin të ndërtohen jo ligje, por institucione jo pengesa por rregulla, jo struktura por organe. Mbi të tillë linjë mendimi ka lindur Rrjeta, nga studimet e intuitat e themeluesit të tij Michele Altamura, që është thesari i përbërësve të sa, e do jetë arma e të gjithëvem pasi gjithkush do e bëjë të vetën, do e marrë për vete e do e përdorë, edhe pavetëdije.
Rrjeta mbledh e përpunon informacione hap pas hapi që rritet e zhvillohet, si rezultat i bashkimit të mendjeve të përbërësve të saj, i përqëndron brenda saj e i seleksionon në mënyrë të barabartë e të njëllojtë. Përhapja e njohurive bëhet në bazën e një sistemi bashkëndarje reciproke të informacioneve që pajtimtarët kanë arritur të krijojnë me aktivitetin e tyre ekonomik e intelektiv. Vjen e ndërtohet një bazë të dhënash tek e cila mund të hyhet përmes një sistemi shpërndarës: nuk egziston një merimangë, që manipulon rrjetin e të dhënave që përmban, për t'i bërë hile më pas rregullave me të cilat jepen ato. Baza e të dhënave vihet në dispozicionin e përdoruesve që do shohin konkretizimin e një aktiviteti kërkimi e zhvillimi, konsulencë e teknikë, të paarritshme me mjetet e sotme apo të paktën jo me kosto zero e qesharake.
Informacionet mund të kryqëzohen, derisa të bëhen një instrument shumë i madh si në duart e ndërmarrjeve ashtu dhe të institucioneve e qeverive, që mund më të mund të kontrollojnë situatën ekonomike të vendit, mund të planifikojnë politikën ekonomike e t'i adresojnë masat e dekretet drejt objektivit të caktuar. Miliona informacione të klasifikuara e të përcaktura, që mund të shfletosen në rrugë të menjëhershme e me shumë lehtësi. Kërkuesit aty mund të rigjejnë një arkiv biblioteke, ndërsa ndërmarrjet do kenë një një treg e palë me të cilat të bashkëpunojnë, që të administrojnë, e jo të pësojnë, ngaterresat e tregjeve që operojnë për palët më të forta. Vetë ndërmarrjet do jenë në gjendje të krijojnë konsorciume e një rrjet komunikimi në të cilin firmat të koordinohen pa patur nevojën e marrëveshjeve e kontratave formale.

Firmat duhet të kërkojnë medoemos shkëmbimin reciprok, duhet të shkëmbejnë por jo të dëmtojnë njëri-tjetrin, duhet të internacionalizohen pa u globalizuar. Secila ruan pamvarësin e saj, por mundet në të njëjtën kohe të komunikojnë sëbashku duke përdorur një sistem më human, social e të ndershëm, pasi objektivi kësaj rradhe nuk do jetë ai që më i forti të jetojë mbi shpatullat e tjetrit, por të qënurit efektiv e konkurrues falë bashkimit e transparencës reciproke.

Michele Altamura ka filluar t'a bëjë të gjithën shumë kohë më parë, duke u ndeshur me një botë të re e të panjohur për masën, por egzistën e së cilës personat e ndjejnë. Rrjeta lind në një kontekst shumë të vështirë, nga një eksperiencë direkte me mediat e me manipulimin e informacionit, nga një eksperiencë e gjatë e administrimit dhe krijimi të database. Realisht arma e vërtetë që përdorin Bankat e Qeveritë e korruptuara për pak thërrime të mjera, janë database, janë softëare që vendosin taksat doganore, kreditë bankare e dhënien e kredisë.

Shpejt monedha elektronike do zëvendësojë atë të letrës, e përgjigjia për fajden e re është të reshtet së përdoruri monedha e të kërkohet këmbimi i mallrave e produkteve, pasi sot jemi ulur mbi asgjënë, para janë shkrirë nëpër sistemet informatike e paguajmë interesin mbi asgjë gjë, por duke dhënë në hipotekë shtëpi e të mira materiale prej së vërteti. Sistemi i Rrjetës është sistemi që na kanë fshehur, e që akoma sot vazhdojë t'i çensurojnë deklaratat e intervistat e Michele Altamura, kur vite më parë një bankë zgjedhi projektin e tij e vendosi t'a financojë atë. Pastaj papritmas iu tërhoq financimi, e detyroi Z.Altamura t'a vazhdojë punën e filuar në klandestinitet. Etleboro u vu në heshtje, e pas kësaj qëndron një e verdhë, që do mbrohet e demaskohet nga të gjithë ata që do bashkohen nën një flamur të vetëm, që e njohin si të tillë. Të parët tanë kanë luftuar për diçka, për të qënë të lirë, e jo skllevër të faturave; nuk duhet të ndahemi pasi atë duan, por të gjithë jemi mbi të njëjtën barkë. Sidoqoftë sot një fitore e madhe është arritur, Rrjeta më në fund do fillojë, jemi gati, madje krejësisht gati.

Me 350 aplikime programimi, do fillojë një projekt që do realizojë një revolucion pa e kuptuar askush, që lëviz e ngre një organizim sovranacional që avancon i padukshëm. Ndërmarrjet e vogla e të mesme kanë besuar tek ai dhe e kanë financuar për të patur në dispozicion softëarin e tyre, pa to sot nuk do diskutonim mbi këtë fitore. Sistemi duhet të thithet nga ndërmarrja e vogël dhe e mesme, për të kundërshtuar titanët e mëdhenj e për të mos humbur identitetin, për t'i mundur shkencëtarët që me mendjen e tyre të ndritur, e bashkë me grupet industriale që kanë blerë liçensimet e shkencëtarëve të vërtetë dhe i kanë përvetësuar ato. Prej kohësh mendje shumë të rafinuara kriminale po ndërtojnë një ADN artificiale të personit, në fshehtësi e kanë bërë tashmë, por tani po i japin formë asaj ideje në realizimin konkret të saj, duke e shpallur të gjithën me anë të ligjeve speciale. Rrjeta është i vetmi sistem që mund t'i asgjësojë. Maksimumi 4 vjet nuk do kemi më nevoje për politikanët, pasi në vendin e tyre do vendosen Shoqata të kategorizuara, predikuesit e rinj, pasi, në themel, jemi që të gjithë klientë, përdorues e jo më qytetarë: kjo ka qënë mënyra e tyre për të ndaluar përparimin e Shteteve me anë të punimeve të Komisionit. Rrjeta është e shkruar në fatin tonë, e sot ne po kontribuojmë në ndërtimin e të ardhmes me forcat tona, po e avancojmë atë e kjo do na japë një armë të fuqishme kundra të ashtuquajturve. Fuqi antike, që akoma përleshen me mekanizmat e vjetër.