Marrëveshja mes CLM e Etleboro për Intelligence

Pas fitores në Bernë, Etleboro ka përmbyllur ditën e djeshme një marrëveshje me Comitato di Liberazione Monetaria (Komitetin e Lirimit Monetarë). Ka patur një rrahje të gjatë mendimesh, që zgjati gjithë natën gjatë së cilës iu është paraqitur majës së CLM, të cilët janë Argo Fedrigo, Alvise Fedrigo e Prof. Alberto Marino, sistemi i Rrjetës në kompleksitetin e gjërësinë e saj.
Kjo marrëveshje shënon kështu një fillim të dobishëm e të rëndësishëm bashkëpunimi që do ketë si qëllim primar e të vetëm atë të shërbimit të një instrumenti për mbrojtjen e tutelimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, në analizën e sistemit ekonomik e teknologjik. Etleboro do të bëj punën e intelligence, e të japë gjithë asistencën teknike të nevojshme për zhvillim e të gjitha programeve administruese e përpunuese të të dhënave që iu përgjigjen kërkesave të ndërmarrjes së vogël e të mesme. Nuk do ndërhyjë apslutisht tek zgjedhjet lokale, por do vëjë në dispozicionin e të gjitha ndërmarrjeve Rrjetën, me një programim përtëritës, i kujdesshëm në evolucionin e tregjeve si dhe evolucionin e vazhdueshëm. Do të përftohet pra një raport i ngushtë në shkëmbim e bashkëndarjen e të dhënave me njëri-tjetrin, si qëllim zgjërimin e Rrjetës, për t'a sjellë jo vetëm në Itali e në Europë, por edhe në vëndet Lindjes deri në Rusi. Etleboro do shërbejë si pikë referimi për firmat jashtë vendit apo që duan të internacionalizohen, duke i ofruar një asistencë në gjetjen e partnerëve e në përmbylljen e kompromiseve. Perveç kësaj, do të promovojë një aktivitet bashkëpunimi të vazhdueshëm mes ndërmarrjeve, duke respektuar burimet e pasurisë së vendit mikpritës, për të realizuar një pasurim reciprok pa varfërim.
Ndërsa sot tregu udhëton drejt çmaterializimit të ndërmarrjeve, sistemit tone ekonomik i mungon një autostradë telematike, prej strukture virtuale që u mundëson firmave të vogla e të mesme të rriten pa humbur në një strukturë piramidale, duke i vlerësuar burimet e saja, e me to edhe edhe pasurinë lokale. I tillë boshlëk mund të mbushet eksluzivisht përmes një sforcimi të secilit në veçanti duke e informatizuar aktivitetin e tij, për t'u përfshirë, takuar e shkëmbyer më pas brenda një vendi virtual, që do bëhet pasqyra e ekonomisë reale. Qëllimi është dhënia e një hapësire projekteve inovative, sipërmarrjes rinore e ndërmarrjeve operuese në sektorin e manifakturiervëve e të prodhimit, që janë edhe bashkëbiseduesit kryesorë të “forcës së punës” e të “made in Italy”. Spontanisht do të krijohen konsorciume e analiza tregu që do mundësojnë uljen e kostos së ndërmarrjes, të organizojnë distrekte industriale prej së vërteti, apo vetëm disa proçese prodhuese.
Biljana Vukicevic , administruese e Etleboro-s e prof. Alberto Marino
Etleboro jep pra informatizimin, që është çelësi që u jep ndërmarrjeve një arme për t'u përballur me tregun e ri, ai i parregullt, tregu i lirë në një Shtet të lirë. Secila duhet të zotërojë një identitet informatik, apo një faqe elektronike në brandësinë e një sistemi të organizuar në kategori. Pranë virtualizimit të aktiviteteve ekonomike, do krijohet telematizimi i ndërmarrjeve, që duhet t'i komunikojnë e t'i bëjnë të udhëtojnë informacionet e tyre në një sistem telematik, virtual, në mënyre që të përmbyllin marrëveshje në kohë të shkurtuara e në çast. Eshtë koha në të cilën nevojitet një shtysë për t'i dhënë konkurrence ndërmarrjes së vogël, e jo krijimit të strukturave të mëdhaja e piramidale.
Sipërmarrësi do të marrë nga sistemi edhe burime e informacione, falë bashkëndarjes së të dhënave në një sistem shpërndarës që i jep informacione çdo firme në mënyrë direkte e të barabartë. Klasifikimi e shkëmbimi i lajmeve dhe i informacioneve është baza për prodhimin e studimeve e analizave të tregut, në realitetin ku ndodhet firma, që shpesh është e errët e shumë komplekse.
Sot ndërmarrja e vogël dhe e mesme punon në një sistem që nuk i krijon instrumentat e nevojshme për t'i përpunuar informacionet që shpërndahen në mjaft rrëmujshëm, e ajo çfare sot ofrohet nga tregu është shumë e kushtueshme e angazhuese, prandaj firmat ose nuk informatizohen, ose ngarkohen me kosto që e bllokojne për shumë kohë. Rrjeta do jetë një vend në të cilin mund të gjenden çdo lloj të dhënash, që nga lajmet aktuale e ekonomike, deri tek të dhënat e ndërmarrjes, të dhëna kontabiliteti, ekonomike e statistike, por edhe ujdi tregtare, taksat e paguara e ligjet.
Etleboro për më tepër do jetë edhe qendër logjistike në të cilin të përqëndrohen aktivitetet e komunikimit e përfaqësimit, duke u dhënë ndërmarrjeve një shërbim kërkimi e zhvillimi që sot nuk mund të përbalohet nga ndërmarrjet e vogla, por që është i domosdoshëm për të njohur tregun në të cilin punohet, mundësitë e burimet që ofron ai.
Kjo marrëveshje shënon sigurisht diçka mjaft të rëndësishme, e pas zhvillimeve të Bernës po krijohen pa dyshim konditat ideale për të ndërtuar një cohë ekonomike më të fortë, për të ndryshuar pak nga pak ndërmarrjet pa shkatërruar sistemin. Kjo do të thotë se dikush ka filluar të shfaqet në ballkon për të parë një realitet, një alternativë të vërtetë. Përfaqesuesit e CLM kanë dëgjuar me shumë entuziazëm e çudi fjalët e Michele Altamura, që është ftuar zyrtarisht t'i vizitojë personalisht ndërmarrjet e të mbajë në Itali konferenca në mënyrë që të gjithë t'i dëgjojnë të njëjtat fjalë. Falenderojmë pra Komitetin e Lirimit Monetarë që besoi tek Etleboro, deri në atë pikë sa bëri një udhëtim për t'a takuar personalisht një person dhe përbërësit e saj, që e kuptoi se nuk jemi antagonistë, por protagonistë të këtij ndryshimi, pa hyrë kurrë, pa hyrë apsolutisht në atë çfarë do jetë politika e administrimi. Do udhëtojmë përkrah me to, përkrah ndërmarrjeve duke qëndruar pa dyshim në prapaskenë e duke i asistuar në këtë luftë të padukshme.