<

27 dhjetor 2006

Hyrja e Turqisë për të zgjidhur situatën e nderur të Ekonomisë Europiane

Pikërisht në një moment ku askush nuk e priste, ka mbërritur ndërprerja "e pjesshme" e negoiciatave mes Turqisë e Bashkimit Europian.

Të Pasnesërmen e vizitës së Papa Benedetto XVI e nismës zyrtare të zonës euro e zgjeruar, fallimenton pjesërisht një projekt për integrimin e zgjërimin e Bashkimit Europian drejt Lindjes. Brukseli pra ka lajmëruar se do ngrijë 8 nga 35 kapitujt që i përkasin negociatave mbi eleminimin e kufizimeve tregtare që iu janë vendosur mallrave qipriote, gjë që për Turqinë është e papranueshme. BE kërcënon kështu t'i pezullojë negociatat e adezionit si shkak i faktit që Turqia mohon aplikimin ndaj Republikës së Qipros protokollin e Ankarasë që zmadhon shtrirjen doganale të BE për dhjetë Shtetet e hyra në bllokun europian në 2004, apo t'a lejojnë hyrjen në portet e aeroportet për anijet e aeroplanët qiprioto-greke. Kërkon para së gjithash që të hiqet embargoja që godet Republikën turke të Qipros së Veriut (RTCN), e shpallur në mënyrë të njëanëshme dhe e njohur vetëm nga Ankaraja. Për më tepër, për të evituar krizën, presidenca finlandeze e BE kishte prezantuar në fund të shtatorit një plan për të rimarrë tregtinë direkte mes BE-së, pjesa veriore e Turqisë, dhe Qipro, në këmbim të hapjes së porteve e aeroporteve turke për anijet e aeroplanët qiprioto-greke. Ndërprerja e negociatave e kërcënimi parcial i BE për prerjen e negociatave e integrimit, lë të kuptohet sesa nevojë ka ka Be ka nevojë për Turqinë sesa i dobët është pozicioni i saj kontraktues, para një Shteti që në çast ka vendosur t'i refuzojë kërkesa të mëtejshme sakrifice. Në pozitë të rëndësishme në këtë rast faktikisht është Turqia, e cila koshiente për aftësitë e burimet e veta qëndron në vend tek vendimi i saj, si qëllim arritjen e administrimit më pas të këtij kontraktimi. Ndonëse afati i hyrjes së Turqisë në BE është një nga temat që përçan qeveritë e institucionet europiane, ajo tashmë është e nevojshme për realizimin e "Bashkimit Europian" të vërtetë, pasi Turqia përbën portën drejt Lindjes në të gjitha efektet, e hap prespektiva gjeopolitike shume tërheqëse. Mundësia për të patur një treg të ri nga i cili të nxirren fitime e forcë pune është vetëm një aspekt pasi pastaj hyn kontrolli i reformave institucionale e kështu edhe i naftësjellësve.

Zgjerimi parashikohet me qëllim dhënien e oksigjenit ekonomisë europiane që sot gjendet në një situatë vend-numero. Të gjitha Shtetet sot gjenden në po të njëjtën gjendje, e treguesit ekonomik po përkojnë që të gjithë drejt niveleve të pasigurta: inflacion i lartë, reduktim i eksportimeve si pasojë e dollarit të fortë e të mungesës së rregullimit të importimeve, kriza financiare të grupeve të mëdha internacionale, përpjekje të qeverive për të transferuar ndihma publike, rrezik privatizimi të shërbimeve publike, pamjaftueshmëri të fondeve për pensionet. Në njëfarë mënyre, kriza e dollarit që po përgatitet në mënyrë gjithnjë e më të vendosur po përfshin Europën e po skicon një trend ekonomik të standartizuar, e problemet që duket se i përkisnin vetëm një Shteti tashmë u përkasin të gjithëve. Sidoqoftë parashikimet e publikuara nga Komisioni flasin për një rimarrje të ekonomisë në 2007, rimarrje që përkon pikërisht me hyrjen e Shteteve të tjera në Be që do i japin kështu nxitje të reja për zhvillimin.

Firmat e mëdha po drejtohen drejt shembjes e për këtë arsye politika ekonomike e qeverive është drejtuar pothuajse e gjitha për nxitjen e investimeve më afate të gjate të Firmave të vogla e të mesme, apo për një përqëndrim të tyrin në distrikte me qëllim ndërtimin e një force ekonomike duke u bazuar tek ato. Për të njëjtin shkak po bënte rrugë brenda sferës financiare europiane ideja e një burse vetëm europiane, gjatë shkrirjes së Euronext-Deutsche Bourse e Bursës Italiane, që ishte në një farë kuptimi e lidhur me Bursën e St.Petersburg-ut, që sëshpejti do jetë portali i ri i lëndës së parë e i energjisë së Kontinentit Europian. E tillë përpjekje është sabotuar në njëfarë mënyre nga Nyse, që ka arritur të tërheqë vëmendjen e Euronext, duke e larguar nga idea e krijimit të kësaj force financiare në Europë që do varroste akoma më shumë dollarin e do i jepte euro-s akoma më shumë forcë, pasi do lidhej me rublo-n e do kishte përfituar si fond garancie një burim energjie. Skandalet që sot kanë goditur Rusinë, Francën, Italinë janë të gjitha të drejtuara e të instrumentalizuara si qëllim krijimin e një paqëndrueshmërie të përhapur e t'u lejojë lobeve të qeverisin zgjedhjet ekonomike pa u shqetësuar nga askush. Vetë Turqia e ka përceptuar se situata po i ikte nga duart, e ka vendosur kështu t'i ndalojë kontraktimet në një pikë kritike, për të shtënë në dorë një pozitë avantazhi ndaj Komisionit Europian, që nxiste për një zgjidhje të problemeve në kohë mjaft të shkurtra.