Kushtetuta Europiane: një tradhëti e madhe ndaj politikanëve

Qëllimi i kësaj Kushtetute është me siguri mbyllja definitive e vendeve europiane në një këmishë frenuese liberale, pa asnjë mundësi për të ndryshuar politikë në vazhdim, në mënyrën më apsolute, përsa neni IV-443-3 (bashkangjitje në Kushtetutë) për t'a modifikuar do nevojitet unanimiteti i Shteteve (aktualisht 25) gjë që në praktikë është e parealizueshme.

Shumë nga përmbajtjet e saja, që duhet të ishin të pakprekshme e të shenjta, siç janë të drejtat themelore të njeriut, janë subjekte interpretimi e përjashtimesh në rast se verifikohen ngjarje të caktuara.
Në fakt vendoset që shpjegimet për interpretimin e Kartës së të drejtave themelore (pjesa e II e Kushtetutës) duhet të ndiqen nga juridiksione të Bashkimit e të Shteteve pjestare (neni. II-112, 7), por Kushtetuta mbytet me sqarimi që në fund nuk lejojnë aplikimin e Kartës së të Drejtave themelore, pasi vendosen në raste mjaft të veçanta e të detajuara që Shtetet nu mund t'i drejtohen pjesës së II të tekstit.
Bëhet fjalë për bashkangjitjet në Kartën e të Drejtave themelore, që figuronë në nenin. 12 seksioni A të aktit final" (pjesa IV) në fund të tekstit të kushtetutës por pjesa juridike përbërëse (neni IV-442), që kanë si qëllim përcaktojnë në ç'mënyrë nenet e ndryshme duhen interpretuar e aplikuar si nga juristët ashtu edhe nga politikanët (neni II-112,7).
Kështu ndërsa Karta e të drejtave themelore ndalon dënimin me vdekje (neni II-61), neni 2 paragrafi 3 i bashkangjitjes 12 ("Deklaratë që i përket shpjegimeve relative të Kartës së të Drejtave themelore", pjesa IV e Aktit final) dikton një sëri përjashtimesh për të drejtën e jetës: (neni 2, par.2) pohon se vdekja nuk konsiderohet si shkak për thyerjen e së drejtës për të jetuar nëse është e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e çdo personi kundra dhunës illegale, për të kryer një arrest të rregullt ose për të ndaluar arrtisjen e një personi të burgosur, për të shtypur një revoltë ose një kryengritje.
Një Shtet, mund të parashikojë në legjislaturën e tij dënimin me vdekje për aktet e bëra në kohë lufte apo në rast rreziku kërcënues lufte (neni 2, par. B i bashkalidhjes nr. 6).
Është legalizuar kështu vrasja për vetëmbrojtje e dënimi me vdekje, në raste mjaft të përgjithshme e subjekte të pushtetit të tepërt vetëgjykimor: sot nuk egzistojnë më luftrat në territorin europian, një kryengritje popullore është një kundërshtim i dhunshëm i popullit, ndërsa "rreziku kërcënues i luftës", është një "kërcënim aktesh terroriste".
E akoma, Karta e të drejtave themelore vendos që qytetarët nuk mund t'i nënshtrohen në gjëndje skllavërie ose të detyrohen të bëjnë ose një punë të shtrënguar e të detyrueshme (neni II-65). Sidoqoftë shtesat saktësojnë që puna e detyruar nuk është i ndaluar nëse aplikohet tek të burgosurit, e pyesim veten cilët janë pra të burgosurit tanë në një periudhë paqeje të kontrolluar përveç kërcënimeve të terrorizmit. Përveç kësaj autorizojnë kërkesën e qytetarëve per punën e detyrueshme në rast "krize ose fatkeqësie natyrore që kërcënojnë jetën apo mirëqënien e komunitetit (neni 5 par.2 i bashkalidhjes 12, pjesa IV), ku për "punë të shtrënguar e të detyruar" çdo punë që duhet të kryejë një person i burgosur është në periudhën e lirisë me kusht, çdo shërbim i llojit ushtarak i propozuar në zëvendësim të shërbimit ushtarak, çdo shërbim i kërkuar në rast krize apo fatkeqësie natyrore që kërcënojnë jetën apo mirëqënien e komunitetit, çdo punë apo shërbim që bën pjesë në detyrimet qytetare normale.
Sëfundmi është bërë objekt variacioni edhe e drejta e lirisë dhe e sigurisë (neni II-66), pasi (tek par. 1 e nenit 5 të bashkalidhjes 12) burgimi bëhet edhe pëe një dyshim të thjeshtë apo si rrugë parandaluese, apo për personat "ngjitëse", "të çmendur", "të droguarit kronikë" apo "vagabondat".
Kushtetuta me ç'duket mbron për më tepër të drejtën e privacy së qytetarëve nga spiunazhi mbi linjën telefonike e në postën elektronike, me mikrofone e mikrokamera në vendbanim (neni II-67, par.1), por mund të përdoret spiunazhi në jetën private kur nevojitet për mirëqënien ekonomike të vendit, mbrojtjen e rregullit, parandalimin e thyerjeve penale ose akoma për "mbrojtjen e moralit" e mbrojtjen e të drejtave e lirive të tjerëve (par.2 i nenit 7 të bashkalidhjes 12). Çdo person ka të drejtë për mbrojtjene e të dhënave personale, që duhet të trajtohen në mënyrë të ndershme, duke u bazuar në konsensusin e titullarit të tij që ka të drejtë t'i korrigjojë ato (neni II-68), por bashkalidhjet (neni 7 bashkalidhja nr.12) ia referojnë të gjitha përjashtimet e rastit direktivës 95/46/CE e rregullores nr. 45/2001 të Parlamentit europian e të Këshillit të 18 dhjetorit 2000 [?!]. Kjo për të thënë që me siguri kjo e drejtë jo vetëm ka përjashtime mjaft të vagëllta pasi ka shtyerje nga burime të jashtme për t'i trazuar idetë, por ngjall dyshim se të njëjtat limitime do jenë objekt i vazhueshëm rishikimi pasi direktivat e rregulloret ndryshojnë çdo ditë.
Kufizimet e lirisë së të shprehurit e të informacionit (neni II-71) autorizohen kur janë "parashikuara nga ligji" e janë masa të nevojshme për "sigurinë kombëtare, sigurinë publike, mbrojtjen e urdhrit e parandalimin e krimit", për "mbrojtjen e shëndetit apo të moralit" (neni 11 bashkalidhja 12).
Përsa paraprin mund të duket antidemokratike, në vazhdim të neneve flitet për Klonim Njerëzor, pasi ndërsa Karta e të drejtave themelore e ndalon (neni II-63), bashkalidhjet (par. 2 i nenit i bashkalidhjes 12) jo vetëm që bëjnë referime akoma nga burime të jashtme, por saktësojnë se nuk ndalohet klonimi riprodhues, e pastaj as i autoriozojnë e as i ndalojnë format e tjera të klonimit. T'i lihet një hapsirë kaq e gjërë vlerësimit të një teme me rëndësi kaq themelore është një krim i vërtetë, meqë iu rivihet vendimi i fundit komiteteve bioetike, komisioneve të përbëra nga mga të njëjtat industri farmaceutike e bioteknologjike, konsulentëve privatë që nga "përgatitja teknike" e tyre janë në gjendje të vlerësojnë me më shumë mençuri çfarë është "bioetike" e çfarë "nuk është bioetike".
Asgjë nga e gjitha kjo nuk iu është dhënë qytetarëve italianë, që as janë thirrur me një referendum legjitim, të autorizojnë një padrejtësi të tillë të Shtetit italian, e kundërta e asaj që ndodhi në Francë, e cila bëri një fushatë të plotë informuese. Legjionet Kundra në fakt kanë patur epërsi, falë një afrimit krejtësisht të ndyshëm nga pjesëmarrja politike, ndërsa në Itali një rreth i ngusht personash kanë ratifikuar një zotim në emër të të gjithë popullit pa ngritur më parë çështjen. Transferimi në duart e entiteteve të pa zgjedhura nga një pushtet kaq të madh, me norma e rregulla që nuk mund të hiqen, të cilat i japin karakter kushtetues krejtësisht të ardhmes që na pret.
Kushtetuta europiane, ashtu siç është e shkruar, komplekse, e gjatë e jo transparente, pikërisht nga baza e këtyre mekanizmave që ia pasojnë burimeve të jashtme e të egzistencës së Aleatëve të interpretimit pothuajse të padukshëm, është pasqyra e Europës që po ndërtojnë. Ndërtesa komunitare aktuale është vetëm një ndërtesë intelektuale mbështetet mbi urrejtjen ndaj shtetit, por kurrë nuk ka mbijetuar një federatë Shtetesh pa respektuar secilin nga popujt. Europa liberale nuk do bëj tjetër përveç se do e rëndojë pabarazitë në gjirin e vendeve e t'a ushqejë dhunën shoqërorem duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e Shteteve që ngadalë - ngadalë do zhduken pasi çdo fuqi do përqëndrohet në duart e komisioneve të ekspertëve të Bashkimit.
Tryeza e Rrumbullaktë Europiane
Kryetar: Helmut Maucher - Nestlé
Zëvendëskryetar:
André Leysen - Agfa-Gevaert
Davide Simon - British Petroleum
Anëtarë:
Américo Amorin - Amorin Group
Percy Barnevik - ABB
Jean-Louis Beffa - Santo-Gobain
Marcus Bierich - Robert Bosch
Peter Bonfield - British Telecom
Corno Boonstra - Philips
Simon Caims - B.A.T Industrie
Bertrand Collomb - Lafarge
François Cornelis - Petrofina
Alfons Cortine di Alcover - Repsol
Gehrard Cromme Fried - Krupp
Etienne Davignon - Shoqëri e Përgjithshme e Belgjikës
Carlo de Benedetti - Olivetti
Casimir Ehmrooth - UPM Kymmene
Jean-René Fourtou - Vivendi Universal
(edhe ish-kryetar i Rodano-Poulenc i kthyer në Aventis para se të shkrihej me Sanofi-Synthelabo)
José Antonio Garrido - Iberdrola
Fritz Gerber - Hoffmann-la Roccia
Ronald Hampel - Këtu, Ndërkomëtarja Chemical Industrie,
Cornelio Herkströter - Reale Dutch Shell
Daniele Janssen - Solvay
Jak Kamhl - Profilo Holding
Davide Lees - GKN
Flemming Lindelov - Carlsberg
Pietro Marzotto - Marzotto
Jérôme Monod - lionese delle acque
Egil Myklebust - Norsk Hydro
Théodore Papalexopoulos - Titano Cement
Heinrich von Pierer - Siemens
Lars Ramqvist - Ericsson
Edzard Reuter - Aerobus Industria
Cesare Romiti - Fiat
Nigel Rudd - Oilkington
Richard Schenz - OMV
Manfred Schneider - Bayer
Jürgen Schaempp - Daimler Benz
Louis Schweizer - Renault
Mickael Smurfit - Jefferson Smurfit
Morris Tabaksblat - Unilever
Hyrja
Protokolle e bashkalidhje I e II